|
Hani mengjes qe te mos shendosheni
Publikuar me : 26.11.2008 Ne :
Shendeti - 2438 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip
Per momentin jetojme ne nje gjendje emergjente: po rrisim nje brez femijesh obeze dhe mbipeshe, qe padashur e pa kujtuar, kur te rriten, pesha e tyre trupore nuk do te ndryshoje, por do mbetet ne keto permasa, duke shtuar edhe me shume rreziqet qe sjell kjo anomali. Alarmi i fundit vjen nga kongresi kombetar, "Ushqimi dhe Metabolizmi i Femijeve", i mbajtur se fundmi ne Verona. Perveç shqetesimeve, kongresi ka zbuluar dhe nje detaj shume te rendesishem per shendetin e te vegjelve: nese i bindim ata te konsumojne rregullisht mengjesin, atehere jemi ne rrugen e duhur dhe mund ta parandalojme rrezikun qe ne te ardhme te mos behen obeze.
Mengjesi
Kete e kane pohuar ekspertet e Shoqerise se Obezitetit, te cilet kujtojne shifrat alarmante: nje ne tre femije eshte mbipeshe, ndersa nje ne dhjete eshte obez. Kush eshte obez ne femijeri, ka shume probabilitet qe edhe kur te rritet te mbetet i tille. "Nje studim i fundit per temen ne fjale tregon se konsumimi i rregullt i mengjesit eshte i lidhur ngushte me treguesin e peshen se trupit", shpjegon nje ekspert, i cili eshte sekretar shkencor i kongresit. Me fjale te tjera, pavaresisht nga faktoret e tjere (mosha, seksi, aktiviteti fizik e keshtu me radhe), sa me rregullisht ta konsumoni mengjesin, aq me i vogel eshte rreziku per t‘u shendoshur. Per te gjithe ata qe nuk e dine, mengjesi eshte shume i rendesishem, sepse perveç karbohidrateve, te cilat nevojiten si "karburant" per aktivitetet shkollore, ploteson edhe ushqimet e tjera esenciale, siç eshte kalciumi i qumeshtit. Dita duhet te nise me nje mengjes te shijshem, sepse ai perben 60 per qind te kalorive te dites. Fatkeqesisht, sot ndodh e kunderta. Te gjithe i kushtojne rendesi darkes. Kjo jo per zgjedhje, por per detyrim, sepse eshte darka ajo qe i mbledh te gjithe pjesetaret e familjes ne shtepi. Keshtu, duke konsumuar shume kalori ne darke, eshte e pamundur te kesh oreks mengjesin tjeter. Me ose pa deshire, ky zakon eshte i veshtire per t‘u hequr. Per pasoje, shume femije dalin nga shtepia pa mengjes, duke prishur qe ne oret e para te dites ekuilibrat e te ushqyerit. Ky zakon i ndjek edhe gjate adoleshences.
Rregullat
Shqetesimi i vertete qendron te fakti se femijet dhe adoleshentet e shendoshe, kur te rriten do te kene probleme me shendetin: "Te nje femije, qe i vogel eshte obez, rreziku kardiovaskular eshte i madh, sepse rriten kolesteroli, trigliceridet dhe glicemia; pa llogaritur me pas shqetesimet e vogla me peshen, te cilat shpesh ndikojne ne gjendjen emocionale, vetevleresimin per veten, depresionin", thekson specialisti. "Lajmi i mire eshte se nga dhjami i tepert mund te sherohet çdo lloj moshe. I rendesishem eshte vullneti dhe respektimi i disa rregullave: e para, shume e thjeshte, duhet te matni gjatesine e femijes me moshen. Pavaresisht nga mosha apo seksi, raporti mes moshes dhe gjatesise duhet te jete me i vogel se 0,5. Nese treguesi eshte mbi kete vlere, atehere eshte mire te keshilloheni me pediatrin dhe se bashku te gjeni nje zgjidhje, sepse ekziston mundesia qe femija te perfshihet nga rreziku kardiovaskular". "Urdheresat" per te shmangur shendoshjen jane gjithmone te njejtat dhe kalojne nga nje aktivitet i larte fizik, te dietat e forta: "Regjimi i duhur? Pese vakte ne dite, pese racione ne dite fruta e zarzavate, pak yndyra dhe shume fibra", pergjigjet eksperti. Pra, te gjithe e dime ate qe duhet te bejme, sepse perseritet gjithmone nga te gjithe. E rendesishme eshte te veme ne praktike ato qe na thone specialistet.
Miqte dhe armiqte ne pjaten e femijeve
Ne pjate e ushqimit fshihen pese armiq dhe aleate te shendetit te femijeve, qe jane te vlefshem si per mireqenien e dhembeve e gojes, ashtu edhe per ate te pergjithshmen. "Pese pikat e para jane te vlefshme per te luftuar obezitetin dhe per te zvogeluar rrezikun e kariesit dentar. Pese te tjerat percaktojne ushqimet ideale per dhembet, kockat dhe linjat e trupit".
Ja pese pikat "Jo"
Ulni ne maksimum konsumimin e sheqernave te thjeshta. Ndryshoni zakonet dhe pergjysmoni te ngrenen
Zvogeloni konsumimin e embelsirave: shmangni produktet e fabrikuara dhe u jepni perparesi ushqimeve te bera vete
Mos perdorni lengje te sheqerosura. Ne vend te lengut pini uje. Mos harroni qe femijeve u pelqen uji i gazuar. Pranohet edhe nese eshte i konservuar ne shishe te vogla per femije
Mos konsumoni fruta te thata, sepse kane shume sheqer dhe permbajtje te larte kalorish qe favorizojne obezitetin
Eliminojuni femijeve ushqimin jashte vakteve te caktuara. Brenda 10 minutave te para nga konsumimi i ushqimit, sidomos nese eshte embelsire, pH (pehashi) ulet ndjeshem, duke arritur ne vleren 5 dhe smalti i dhembeve fillon te prishet. Gjithashtu, te ngrenit jashte vakteve sjell nje sasi te madhe kalorish, duke favorizuar obezitetin.
Pese pikat "Po"
Po qumeshtit dhe produkteve te tij, si per shembull djathit. Mjaftojne 100 grame ne dite per t‘i lejuar nje adoleshenti qe te kete nje fizik me te shendetshem
Po zarzavateve dhe frutave. Me mire akoma nese konsumoni shume spinaq te fresket dhe sedano
Po peshkut, karkalecave te detit dhe kallamareve
Po ushqimeve qe permbajne hekur, siç jane fasulet dhe qiqrat
Po frutave, veçanerisht bostanit, pjeprit dhe luleshtrydheve
Sugjerimi i fundit eshte per kopshtet: "Do te ishte mire qe çdo ushqim, qofshin fruta, embelsira apo zarzavate, te ishte i fresket, ne menyre qe femijet te rriten te shendetshem", perfundon pediatri.
detaje
Ushqimi i shendetshem
"Regjimi i duhur? Pese vakte ne dite, pese racione ne dite fruta e zarzavate, pak yndyra dhe shume fibra"
Kujdesi
"Do te ishte mire qe çdo ushqim, qofshin fruta, embelsira apo zarzavate, te ishte i fresket, qe femijet te rriten te shendetshem"
Regjimi i gabuar
Dita duhet te nise me nje mengjes te shijshem, sepse ai perben 60 per qind te kalorive te dites. Fatkeqesisht, sot ndodh e kunderta. Te gjithe i kushtojne rendesi darkes
Luftimi i obezitetit
Pavaresisht nga faktoret e tjere (mosha, seksi, aktiviteti fizik e keshtu me radhe), sa me rregullisht ta konsumoni mengjesin, aq me i vogel eshte rreziku per t‘u shendoshur
Mengjesi
Nese i bindim femijet te konsumojne rregullisht mengjesin, atehere jemi ne rrugen e duhur dhe mund ta parandalojme rrezikun qe ne te ardhme te mos behen obeze
Shendeti i tepert
Kush eshte obez ne femijeri, ka shume probabilitet qe edhe kur te rritet te mbetet i tille
Pasojat
"Te nje femije, qe i vogel eshte obez, rreziku kardiovaskular eshte i madh, sepse rriten kolesteroli, trigliceridet dhe glicemia; pa llogaritur me pas shqetesimet e vogla me peshen, te cilat shpesh ndikojne ne gjendjen emocionale
Raporti mes gjatesise dhe moshes
Pavaresisht nga mosha apo seksi, raporti mes moshes dhe gjatesise duhet te jete me i vogel se 0,5. Nese treguesi eshte mbi kete vlere, atehere eshte mire te keshilloheni me pediatrin
Veset e keqija
Duke konsumuar shume ne darke, eshte e pamundur te kesh oreks mengjesin tjeter. Per pasoje, shume femije dalin nga shtepia pa mengjes, duke prishur qe ne oret e para te dites ekuilibrat e te ushqyerit
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 06.06.2011 Ne kategorine :
Shendeti - Lexuar : 612 here.
'
Ne mengjes ha si mbret, ne dreke ha si princ dhe ne darke ha si varfanjak. Ne fakt per te pasur nje trup sa me ne forme dhe shendet te mire kjo thenie duket se eshte ligj. Dietologia Blerina Bombaj por edhe shume dietolog te tjere japin shpjegimi se si duhet te ushqehemi ne tre vaktet e dites, madje edhe ne mes te ketyre vakteve.
Mengjesi
Mengjesi ehste vakti kryesor. Nese ne dlaim nga shtepi pa mengjes eshte njesoi si te dalim ne shi pa cader. Gjate nates ne fillojme dhe humbasim...Lexo te gjithe artikullin »
|
» Lumi Drino, mbytet nga plehrat
» Farmacistet nuk dine akoma cilat ilace do rimbursohen
» Pacientet me kancer, buxheti 50perqind me pak se vitin e kaluar
» Tumoret, 3500 raste te reja ne vit
» QSUT, perurohet aparatura per tiroidet
» Parazitozat, ja komplikacionet qe sjellin ne shendet
» Parazitozat, shkaktaret e semundjes se perhapur
» Nje semuret, njeqind te tjere bejne sehir!
» Alergjia nga barnat, si mund ta shmangim
» Antibiotiket si karamele
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|