Miliona njerez ne bote blejne vitamina duke shpresuar se ato do te ndihmojne shendetin e tyre.Por a ndihmojne ato? Nje numer studimesh kane hedhur dyshim mbi efektshmerine e dozave te larta te vitaminave per te parandaluar rrezikun e kancerit.
Vitaminat C dhe E jane dy prej me te perdoreshmet. Ato gjenden ne fruta e perime dhe mendohet se mbrojne qelizat dhe organet e trupit te njeriut. Por nje studim i ri thote se keto vitamina jane te paefektshme ne prandalimin e semundjeve kardio-vaskulare. Gjate studimit, 14 mije burrave iu dhane doza te larta vitaminash C dhe E. Te gjithe ata ishin mjeke nga mosha mbi 50 vjec e siper dhe ne rrezik te ulet per tu prekur nga semundje te zemres. Studimi zgjati 10 vjet dhe ne perfundim u vu re se vitaminat C dhe E nuk luajten ndonje rol ne parandalimin e semundjeve kardio-vaskulare. Shkencetaret mendojne se per parandalimin e semundjeve te tilla vlejne keshillat e tradicionale; dieta ushqimore, mospirje te duhanit dhe ushtrime fizike.
Grupi i vitaminave B shikohet si thelbesor per nje diete te shendeteshme. Vitamina B-6 ndihmon ne mbrojtjen e imunitetit te organizmit. B-12 eshte e mire per trurin dhe sistemin nervor. Por studimi i ri mori ne shqyrtim te pakten 5 mije gra te moshes mbi 40 vjec. Rezultatet treguan se vitaminat B nuk luajten ndonje rol per pakesimin e rrezikut te kancerit, vecanerisht kancerit ne gji dhe ne zorren e trashe.
Gjithashtu studimet e koheve te fundit kane treguar se shume njerez me nivel te ulet te vitamines D jane ne rrezik per tu prekur nga nje numer semundjesh duke filluar nga diabeti, problemet ne zemer dhe disa lloj kanceresh. Megjithate, nje studim ku moren pjese 36 mije gra, tregoi se vitamina D nuk luajti rol ne parandalimin e kancerit te gjirit apo te zorres se trashe. Disa shkencetare thone se pjesmarresve ne kete studim duhej tiu ishte dhene nje doze me e larte vitamine D per te pare efektet e saj. Por shkencetare te tjere paralajmerojne se disa paciente mund te shkurtojne jeten e tyre nese disa lloj vitaminash i marrin ne doza me te larta sesa rekomandohen.