Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Haxhiaj e Sejdini, doreheqjet e para

Publikuar me : 15.09.2008 Ne : Sport - 388 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip

Bien dy stolat e pare ne Kat
egorine Superiore. Vetem
pas tre javeve te kampionatit
elitar fillon "valsi i pankinave".
Menjehere pas ndeshjeve te
luajtura dje, trajneri i Beses, Iljaz
Haxhia, deklaroi perpara mediave
se do te largohet nga detyra per arsye
personale. Ky vendim u mor ne
perfundim te ndeshjes, ku kavajasit
barazuan 0-0 ne shtepi me kampionet
e vendit ne fuqi, Dinamon.
Te pakten ky eshte versioni
zyrtar, por ne te vertete duhet pranuar
se verdhezinjte e ardhur ne kete
edicion si pretendente, ne fushen
e lojes kane treguar te kunderten.
Perpara javes se pare te kampionatit,
presidenti Bizhdili deklaronte
se "te vlefshme" do te quheshin
vetem fitoret 3-0, nderkohe
qe ne 90 minutat e para Besa u
dorezua ne fushen e saj me Flamurtarin.
Fitorja ne fushen e Bylisit
(e cila eshte kontestuar fuqishem
nga vendasit per vendimet
e gjyqtarit), duket se nuk ka mjaftuar,
pasi per te treguar forcen e saj
skuadra duhej te matej me konkurrentet
per titull. Por, edhe pse nje
pike perballe dinamoviteve nuk
mund te hidhet poshte, Haxhiaj
vendosi t‘i hape rrugen dikujt tjeter.
Me "bindese" jane arsyet e
Faruk Sejdinit. Bylisi i tij regjistroi
humbjen e trete ne aktivitetin e
skuadrave elitare dhe "xhaxhi"
duket i lodhur nga situata ne klubin
mallakastriot. Pasi pa te tijte te
mposhteshin minimalisht ne fushen
e Elbasanit, me golin e realizuar
ne minuten e 34-t nga Merxha, Sejdini
pohoi se nuk mund te punonte
me me kete skuader, e cila ne
fushen e lojes nuk i zbaton detyrat
qe i kerkohen. Kampionet e Kategorise
se Pare ne sezonin e kaluar
humben thelle ne debutim me Shkumbinin
(4-1), ndersa ne
ndeshjen e dyte u "dorezuan" ne
shtepi me Besen. Edhe shifrat i japin
te drejte Faruk Sejdinit ne vendimin
e tij: ne 270 minuta skuadra
ka pesuar 8 gola, duke shenuar
vetem 3 te tille, megjithate ai qe
vret me shume eshte vendi i 12-te
ne klasifikim. Ne kuoten e zero
pikeve, Bylis renditet e fundit dhe
eshte skuadra e vetme qe deri me
tani nuk ka marre asnje rezultat
pozitiv, qofte edhe nje barazim.
Ne takimet e tjera te Kategorise
Superiore, Vllaznia e kalon pa
probleme Apolonine. Sfida ne
"Loro Boriçi" perfundoi 3-1, me
dy gola te Dhembit dhe nje te Sinanit,
ndersa per miqte shenoi
Shoshi. Lushnja gjen tri piket e
para perballe Flamurtarit, fale rrjetave
te Sisokose dhe Sekserit. Ne
te 81-en Veliu u jep shprese bregdetareve,
por barazimi nuk vjen.
Shkumbini vazhdon te paraqitet
"i pathyeshem" ne shtepi. Viktima
e radhes eshte bere Teuta: per te
thyer skuadren e Sulejman
Staroves mjaftoi nje gol i Erjon Rizvanollit
ne minuten e 38-te te
takimit.

 



 


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Skenderbeu – Flamurtari, gjakoset arbitri

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 85 here.
Skenderbeu – Flamurtari, gjakoset arbitriNuk ishte e thëne që edhe kësaj radhe takimi mes Skënderbeut dhe Flamurtarit të mbyllej pa problem. Madje ky takim i luajtur në Pogradec ka prodhur gjithçka, gola, përmbysje rezultati, gjakosje, të gjyqtarit anësor, pasivitet të vlonjatëve në fushë. Deri në momentin e golit të dytë të korçarëve, gjithçka dukej në rregull, por goli i kontestuar solli goditjen e gjyqtarit nga ana e tifozëve me një send. Takimi u ndërpre për 15 minuta. Vlonjatët me anë të shefit Geri...Lexo te gjithe artikullin »


» Skandal, tifozet korcare gjakosin gjyqtarin!
» Kampionati i mundjes ne Fier?
» Çipi Shpresojme qe FSHF-ja te mos beje harakiri!
» Tjeter skandal perfshin FIFA-n!
» Roshi, “raketa” shqiptare tek Kelni!
» Bufon, me i mire se yjet e pornografise
» Mesi Jam atdhetar, mos me akuzoni!
» Kampione absolute
» Berluskoni Ibrahimovic vlen 150 milione euro!
» Boateng i demtuar! Fajin e ka Melisa Sata?!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit