Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Helmimet nga ushqimet, fluks pacientesh ne spital

Publikuar me : 26.07.2010 Ne : Shendeti - 168 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Shefi i spitalit Infektiv, Dhimiter Kraja pohon se ne stinen e veres rritet numri i te helmuarve nga ushqimet. Ja produktet me te rrezikshme


Helmimet nga produktet ushqimore perplasin cdo dite pacientet ne spitalin Infektiv prane Qendres Spitalore Universitare Nene Tereza. Temperaturat e larta, pakujdesia e ruajtjes se produkteve ushqimore dhe mungesa e kontrolleve higjieno-sanitare jane shkaqet kryesore qe sjellin keto probleme.


Shefi i spitalit Infektiv, Dhimiter Kraja pohon per gazeten se kete vit vihet re nje numer disi me i larte pacientesh me intoksikacione nga ushqimet. Te ndodhur perball stines se nxehte mjeket japin keshilla te jene sa me te kujdesshem me konsumimin e produkteve te kontrolluara ushqimore.


Pacientet


Fluks pacientesh paraqiten cdo dite ne spital per te marre ndihme mjekesore pikerisht nga intoksikacionet (helmimet) e shkaktuara nga produktet ushqimore. Shefi i Infektivit, Dhimiter Kraja shpjegon se per stinen e nxehte ne te cilen ndodhemi kjo situate eshte e zakonshme por sipas tij vihet re nje numer me i larte pacientesh.


Mund te them se cdo vit ne kete stine ka fluks pacientesh te helmuar nga ushqimit, por ne fakt kete vit vihet re nje shtim i pacienteve,- pohon Dhimiter Kraja duke shtuar se personeli shendetesor eshte gjithmone i gatshem per ti pritur.


Sipas specialisteve subjekte te vecante jane me te ndjeshem dhe i kalojne me rende keto helmime. Sic jane moshat me ekstreme, femijet dhe pleqte, te semuret me probleme kardiake, te zemres, tensionit, te veshkave, diabetit, stomakut. Keta persona mund ti kalojne me rende dhe me komplikacione keto situata.


Ndersa sa i takon shenjave te nje helmim ushqimor apo nje infeksion i traktit tretes jane te perziera dhe te vjella me permbajtje kryesisht ushqimore, diarre, dalje me permbajtje te ujshme qe mund te jete e disa tipave me dalje shume te shpeshta, mukoze gjaku, dhimbje barku e karaktereve te ndryshme, temperature dhe forma me e rende qe lidhet me humbjen e lengjeve dhe kriperave sic jane tharja e mukozave (gjuhes, ulje e sasise se urinimit, renie e tensionit arterial, dobesi muskulore, keputje etj).


Produktet


Çdo ushqim mund te kontaminohet nga shkaktaret mikrobik, por disa mund te jene me te prekshme. Mund te permendim produktet e vezes (majoneza, akullorja), bulmetrat, mishi dhe sallamrat, produktet e detit. Nje produkt tjeter i rendesishem eshte uji se ne e harrojme, kur ai eshte i ndotur.


Te gjitha keto produkte ushqimore qe permendem kontaminohen pergjithesisht gjate perdorimit te tyre nga personat me higjiene te ulet te duarve, kur nuk ruhen ne kushte frigoriferike, kur ekspozohen ne diell dhe kur ekspozohen ndaj insekteve, kryesisht mizave.


Studimi, semundjet diarreike jane ne rritje


Semundjet diarreike ne Shqiperi zene vendin e dyte ne ngarkesen e semundshmerise se pergjithshme pas infeksioneve respiratore. Specialistet pohojne se trendi i pergjithshem i semundjeve diarreike eshte ne rritje, ku intoksikacionet me origjine ushqimore zene perafersisht 75perqind te tyre per cdo vit.


Sipas tyre, produktet ushqimore jane nje nga burimet kryesore te perhapjes se patogjeneve potenciale me rendesi ne fushen e shendetit publik. Udhetaret, refugjatet dhe emigrantet ne ambientet e reja mund te ekspozohen ndaj rreziqeve te panjohura me natyre ushqimore.


Gjithashtu, edhe rritja e konsumit te ushqimeve te pergatitura jashte shtepise rrit rreziqet potenciale te ekspozimit ndaj higjienes se ulet ne punishtet ku pergatiten ushqimet, - pohojne specialistet, duke shtuar se salmonelozat jane infeksion/semundjet me te hasura, duke zene perafersisht 10perqind te totalit te semundjeve diarreike cdo vit ne Shqiperi. Specialistet pohojne se studimet epidemiologjike, klinike dhe sidomos mikrobiologjike evidentojne dy prirje te rendesishme te intoksikacioneve ne vendin tone.


Se pari, eshte shtimi i Toksi-Infeksioneve Ushqimore te paspecifikuar dhe atyre ne subjektet me imunitet te komprometuar qe duhet te kishte parasysh per ndertimin e strategjive per organizimin me te mire te luftes ndaj ketyre infeksioneve.


Nga ana tjeter, sipas specialisteve, vihet re pakesim i ndjeshem dhe i qendrueshem i shpeshtesise se toksi-infeksioneve ushqimore madhore si Ethes tifoide e Shigelozave qe eshte nje arritje e madhe e shendetesise. Nderkohe, mjeket pohuan se kjo konference i perkushtohet njerit prej problemeve madhore te shendetit publik boteror, Toksi-Infeksioneve ushqimore (TIU), te cilat jane te pranishme kudo, duke prekur cdo vit 3 miliarde vete, me mbi 5 milione vdekje.


Simptomat
Te vjella
Heqje barku
Temperature
Dobesi
Zverdhje te lekures
Djerse
Keshilla


Lani me uje te paster e te rrjedhshem te gjitha frutat dhe zarzavatet
Ruani produktet ushqimore ne vende te fresketa
Konsumoni ushqime te sapo pergatitura
Te semuret qe vuajne nga semundje te ndryshme te zemres e te tensionit duhet te jene te kujdesshem e te konsultohen here pas here me mjekun specialist

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Ne mengjes ha si mbret, ne dreke si princ dhe ne darke si varfanjak

Publikuar me : 06.06.2011 Ne kategorine : Shendeti - Lexuar : 612 here.
' Ne mengjes ha si mbret, ne dreke ha si princ dhe ne darke ha si varfanjak. Ne fakt per te pasur nje trup sa me ne forme dhe shendet te mire kjo thenie duket se eshte ligj. Dietologia Blerina Bombaj por edhe shume dietolog te tjere japin shpjegimi se si duhet te ushqehemi ne tre vaktet e dites, madje edhe ne mes te ketyre vakteve. Mengjesi Mengjesi ehste vakti kryesor. Nese ne dlaim nga shtepi pa mengjes eshte njesoi si te dalim ne shi pa cader. Gjate nates ne fillojme dhe humbasim...Lexo te gjithe artikullin »


» Lumi Drino, mbytet nga plehrat
» Farmacistet nuk dine akoma cilat ilace do rimbursohen
» Pacientet me kancer, buxheti 50perqind me pak se vitin e kaluar
» Tumoret, 3500 raste te reja ne vit
» QSUT, perurohet aparatura per tiroidet
» Parazitozat, ja komplikacionet qe sjellin ne shendet
» Parazitozat, shkaktaret e semundjes se perhapur
» Nje semuret, njeqind te tjere bejne sehir!
» Alergjia nga barnat, si mund ta shmangim
» Antibiotiket si karamele

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit