Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Hetime per skandalin, 35 kutite ku dyshohet se u manipuluan zgjedhjet

Publikuar me : 07.03.2010 Ne : Kuriozitete - 209 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Nuk eshte vetem skandali i Ruzhdijes! Ai eshte vetem nje emer qe sot eshte kthyer ne simbol te mashtrimit elektoral, njelloj si Dushku i djeshem. Ne dhjetra kuti te tjera votimi vazhdon te ndryhet e fshehta qe ka paralajmeruar qe prej tete muajsh opozita, moszbulimi i te ciles e la kaq gjate jashte Kuvendit. "Hapni kutite!", duket se do te jete nje histori qe do te vazhdoje gjate, per me teper e shtuar dhe me provat e reja qe po dalin ne drite.


Skandali i ri i pritshem paralajmerohet edhe me nje kontroll te thjeshte ne te dhenat zyrtare te rezultateve elektorale te 28 qershorit. Burime zyrtare pohojne per revisten MAPO se dhjetra kuti te tjera votimi qe ndodhen te "burgosura" ne Lunder, ne magazinen e KQZ-se, strehojne rezultate po aq te "cuditshem" sa kutia e fshatit Ruzhdije. Gjeografikisht ato vijne nga Veriu ne Jug, nga qarku i Shkodres ne ate te Vlores. Si per ironi te fatit, te gjitha kutite me shenje, kane nje gje te perbashket: rezultatin zero vota apo me pak se dhjete vota per opoziten dhe nga disa dhjetra deri ne qindra vota per maxhorancen.

Nje situate krejt e papranueshme, nisur kjo nga fakti qe te pakten nga dy partite me te medha, me nje shtrirje kapilare te perkrahesve te tyre, ka edhe kuti votimi ne te cilat nuk gjenden as votat e komisionereve te njeres parti. Hetimi i pritshem parlamentar ne pritje per te nisur, ka keshtu nje baze pothuaj te gatshme parashqyrtimi; pas precedentit Ruzhdije, kerkimi i te vertetes mund te shtrihet dhe ne dhjetra kuti te tjera. Apo dhe per me tej, te beje te rivleresohet akuza, tashme e vjeter penale e partise se zotit Ndoka. PDK-ja pese muaj me pare dha prova te qarta se te pakten ne qarkun e Shkodres, ka humbur nje mandat deputeti.


Sipas zotit Ndoka, koalicionit Poli i Lirise ne te cilen bente pjese partia e tij ne zgjedhje, i jane "transferuar" ne shumice dermuese per llogari te PD-se, minimalisht 5.873 vota. Prokuroria e Shkodres qe ka nisur nje hetim per kete ceshtje ende nuk ka mbyllur dosjen, por ne te njejten kohe, koleget e tyre fierake, ne nje hetim te ngjashem, kane vertetuar pa hezitim e ne menyre indirekte akuzen per manipulim te rezultatit elektoral ne fshatin Ruzhdije.


Kutite "sekrete"
Ne te vertete nuk jane fare sekret edhe pse vazhdojne te jene te mbyllura per shkak te mungeses se vullnetit politik te shumices per te bere transparencen e kerkuar me te gjitha mjetet dhe menyrat nga pakica. Jane rreth 35 kuti "simbolike" te cilat ne rastin me te mire, shkaktojne dyshime te thella. Sa per te cituar vetem disa raste nga shifrat qe ka ne dispozicion revista MAPO:


Ne qarkun e Shkodres, jane te pakten kater qendra votimi ku opozita nuk ka marre asnje vote. Respektivisht, ne qendren e votimit 0038, rezultati ka qene 153 me 0, ne QV 0075, rezultati eshte 111 me 0, ne QV 0186, rezultati eshte 93 me 0, ne QV 0187, rezultati eshte 17 me 0.


Ne Kukes, QV me numer 36, rezultati eshte 41 me 0, ne qarkun e Dibres, ne QV 1048, rezultati eshte 130 me 0, ne qarkun e Vlores, ne QV 4725, rezultati eshte 134 me 0, ne qarkun e Korces, ne QV 4013, rezultati eshte 38 me 0. Por rekordet e habitshme ne "te zeze" garantohen ne Tirane.


Ne tre QV te qarkut te Tiranes, perkatesisht ne QV-te me numer 1968, 1987 dhe 1598, rezultatet shkojne ne shifrat 267 me 0; 291 me 0 dhe 398 me 0. Te gjitha zona periferike rreth qytetit ne Kamez dhe Paskuqan. Pikerisht ato me te kontestuarat nga opozita.
Shifrat e tjera afrojne po te njejten histori. Por ne rreth 35 kuti te studiuara, del qarte se opozita nuk ka "marre" as votat e komisionereve te saj.


Shperndarja gjeografike
Shperndarja gjeografike prek te gjithe Shqiperine, nga qarku i Shkodres, deri ne ate te Vlores. Vetem Shkodra ka te pakten nente kuti te tilla, Kukesi, dhjete kuti te dyshimta, Dibra, kater kuti, Fieri nje te tille (pa numeruar kutine e zeze te Ruzhdijes, tashme zyrtarisht nen hetim), Vlora, dy kuti, Gjirokastra, Vlora dhe Korca nga nje kuti dhe Tirane, te pakten tre kuti me kete lloj rezultati elektoral. Rezultati me i dyshimte eshte ne Tirane, ku ne 398 vota te njeres kuti, asnje prej tyre nuk rezultonte per opoziten, kurse nje tjeter rezultat qesharak ne Burrel, ne nje fshat ne te cilin votonte vetem nje familje, u gjenden 34 vota per Partine Demokratike ne kuti, nga me pak se shtate votues te regjistruar.


Shkodra nen hetim, akuzon PDK-ja
Pak dite mbas shperthimit te skandalit te kutise se manipuluar te Ruzhdijes, kryetari i PDK-se Nard Ndoka, rikujton se nje denoncim te ngjashem partia e tij ka bere per qarkun e Shkodres. Nje hetim per fatin e te cilit nuk ka asnje njoftim, pervec faktit qe vete zoti Ndoka konfirmon se KQZ-ja "nuk ka bashkepunuar sipas asaj qe kerkon ligji per te vene ne dispozicion te prokurorise dokumentacionin e nevojshem per hetimin e ceshtjes".


Por qe ketej, Ndoka shkon dhe me tutje ne akuzen e tij, kesaj rradhe ndaj organit te akuzes: "Ne disponojme informacione se Prokuroret e ceshtjes, te vene perballe presionit te gjithanshem te pushtetit, po e zvarrisin ceshtjen pafundesisht, duke mos i dhene asnje pergjigje per denoncimin e Partise Demokristiane". Por cfare ka ndodhur realisht. Ne nentor te vitit te kaluar, PDK nisi nje operacion delikat te verifikimit te votes se saj, duke u perqendruar kryesisht ne qarkun e Shkodres.


Nje grup specialistesh te informatikes, shqyrtuan CD-te e filmimeve te realizuara ne qendrat e numurimit te votave. CD-te u terhoqen ne menyre zyrtare nga KQZ-ja per KZAZ-te me numer 40, 41, 42, 43 dhe 44. Rezultatet e hetimit partiak, tashme te bera publike, ishin vertet tronditese. Sipas PDK-se dhe asaj cfare rezultonte realisht nga shqyrtimi i pamjeve filmike, dilte se vetem ne qarkun e Shkodres, Partia Demokratike, nepermjet komisionereve te saj i kishte shtuar rezultatit te PD-se rreth 11 784 vota. Prej tyre, koalicionit Poli i Lirise, pjese e te cilit ishte PDK-ja ne zgjedhje, i jane grabitur 5 873 vota, qe ne rezultatin final perkthehet me nje mandat te grabitur ndaj kesaj partie.
PDK dorezoi ne prokurorine e Shkodres kallezimin e saj dhe provat qe kishte mundur te siguronte.


Ato perfshinin pamjet filmike te procesit te numurimit te votave dhe procesverbalet e firmosura nga grupet e numerimit, ku dallohen qartazi diferenca mes rezultatit te firmosur dhe atij te verifikuar nga pamjet filmike.
Sipas Ndokes, PDK-ja ka denoncuar qe diten e votimit parregullsite e vena re te cilat perfshinin nje sere elementesh te fallsifikuar apo qe kishin ndikuar ne nje rezultat te manipuluar.




Kutite e Pandores
Askush nuk mund te thote se si do te gdhihej te nesermen Shqiperia mbas nje hapjeje eventuale te kutive te votimit. Qe nga 28 qershori, ne fakt, ka fituar gjithmone e me shume terren ideja se rezultati final i shpallur nga KQZ-ja dhe pushteti qe ka derivuar prej ketij rezultati, kane probleme dhe largesi relative nga vullneti i votuesit shqiptar. Edhe fraza "magjike" e raportit te OSBE/ODIHR-it, se eshte vene re "numerim i keq ose shume i keq ne nje te treten e qendrave te numerimit", deshmon pothuaj te njejten gje: eshte votuar pergjithesisht qete si ne "Zvicer", ne daten 28 qershor dhe me pas, vota eshte numeruar si ne Ruzhdijet shqiptare ne ditet ne vijim.
Te enjten e shkuar, ne diten e hyrjes ne Kuvend mbas gjashte muajsh bojkoti te Kuvendit, Partia Socialiste nepermjet Gramoz Rucit, leshoi nje sfide te jashtezakonshme per terrenin shqiptar: "Veme ne bast gjithcka per nje kuti te vetme"! Thene me fjalet e Rucit: "Largohem nga politika me gjithe deputetet e qarkut te Fierit, PS heq dore nga kauza e saj per transparence te votave, ne rast se Berisha hap kutine e Ruzhdijes dhe ajo del ne rregull"!
Vetem pak ore pas fjales se Rucit, kutia e Ruzhdijes u "hap" publikisht dhe pislleku qe ajo mbante brenda, ka dite te tera qe po ndot ambientin politik shqiptar. Ne nje bote skeptike si Shqiperia, ku dyshimi nuk shkon ne dobi te te dyshuarit, qeveria shqiptare po tregohet cdo dite e me shume me gisht, te pakten nga opozita, si banditi qe e di se nuk duhet te kthehet ne vendin e krimit.


Qarku i Shkodres

ZAZ Nr. 42 PD-PS
Qendra e Votimit 0186 93 / 0
Qendra e Votimit 0187 17 / 0

ZAZ Nr. 44
Qendra e votimit Nr. 0038 153 / 0
Qendra e votimit Nr. 0075 111 / 0



QARKU I KUKESIT

ZAZ Nr. 36
Qendra e Votimit Nr. 0458 41 / 0


QARKU I DIBRES

ZAZ Nr. 7
Qendra e Votimit Nr. 1048 130 / 0


QARKU I FIERIT
ZAZ Nr. 21
Qendra e Votimit 2860 243 / 2
Qendra e Votimit 3052 (Ruzhdija)


QARKU I VLORES

ZAZ Nr. 65
Qendra e Votimit Nr. 4725 134 / 0


QARKU I KORÇES
ZAZ Nr. 29
Qendra e Votimit Nr. 4013 38 / 0


QARKU I TIRANES
ZAZ Nr. 53
Qendra e Votimit Nr. 1968 267 / 0

ZAZ Nr. 54
Qendra e Votimit Nr. 1987 291 / 0

ZAZ Nr. 56
Qendra e Votimit Nr. 1598 398 / 0



Marre nga revista MAPO

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kurbani dhe Shqiperia si vazhdim i panderprere i pavazhdimesise

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 41 here.
        Nga Gazmend Kapllani*   Personalisht nuk kam asnjë lloj farefisnie politike me autorin. Dhe nuk do isha këtu të flisja për librin në se nuk do më pëlqente me të vërtetë. Shumica prej jush që jeni në këtë sallë nuk keni nevojë që unë t’ju flas mirë për librin dhe për autorin sepse kam përshtypjen, duke parë gjestet tuaja, që mendoni mirë për autorin edhe pa e lexuar librin. Do mendonit shumë mirë për të edhe sikur ai mos t’a...Lexo te gjithe artikullin »


» A u duhen studenteve kaq shume mastera?
» Sovraniteti i fakteve
» Shqiperia si vazhdim i panderprere i pavazhdimesise
» Perqeshja aktoreske per Gjykaten Kushtetuese
» Romet, Avokati i Popullit dhe ne, “raca e bardhe”
» Leter publike e Nexhmije Hoxhes
» Lecitja
» Nuk ka Shqiperi te pasur, me fshat te varfer
» “Feudalizem” me plehrat…
» “E shkruar” nga Perendi(mi)!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit