UPDATE- Relatori i PS-se Sajmir Tahiri ka deklaruar ne mbledhjen e Komisionit te Ligjeve se miratimi pa ndryshime thelbesore i nismes se PS-se eshte zgjidhje perfundimtare e krizes dhe per kete duhet deshmuar vullneti i te gjitheve.
"Deputetet e mazhorances duhet te miratojne nismen e PS-se per ti dhene fund krizes ne vend. Ndryshimet e propozuara garantojne zgjedhje sipas standardeve ne te ardhmen", tha ai.
Sipas Tahirit, projektligji i Partise Socialiste konkretizon hetim parlamentar te pavarur nga mazhoranca si dhe do te ndihmoje kuadrin ligjor duke i prere rrugen manipulimit te zgjedhjeve.
Pas tij, ka folur relatori i PD-se, Viktor Gumi i cila ka kerkuar kalimin e projektligjit nen per nen.
Seanca e sotme, vjen pas asaj te nje dite me pare, ku pavaresisht se diskutimi iu kushtua me se shumti percaktimit te procedurave te shqyrtimit te kesaj nisme dhe prezantimit te qellimit te saj prej nismetareve, nga menyra e sjelljes se deputeteve te djathte gjate kesaj seance u duke qarte se shanset e miratimit te tij jane teper te vogla, cka do te thote se edhe ngerci politik qe ka shkaktuar kjo ceshtje do te zgjase edhe per shume kohe.
Relatoret
Perpjekja per te kanalizuar debatin politik ne nje debat teknik nuk ka rezultuar shume e suksesshme dje ne komisionin e ligjeve, ku serish palet jane dukur shume te ndara per sa i perket mundesise se hetimit te zgjedhjeve dhe sidomos ceshtjes se hapjes se kutive. Keshtu qe ne nisje mbledhja e djeshme ka nisur me nje debat per ceshtjen e relatorit te ceshtjes, pasi PD-ja kishte caktuar paraprakisht me kete detyre deputetin demokrat Viktor Gumi. Propozim ky qe nuk eshte kundershtuar nga socialistet, te cilet megjithate kane kerkuar qe per kete nisme te kishte dy relator, duke propozuar edhe Saimir Tahirin nga ana e tyre.
"Sugjeroj qe nga pikepamja procedurale krahu yne te kete nje relator te vetin dhe kjo eshte nje procedure qe ne e kemi aplikuar dhe ne legjislaturat e meparshme. Kjo lind si nevoje, sepse nga sa kemi pare ne kemi dy kendveshtrime te kunderta per kete ceshtje. Une do te propozoja z. Sajmir Tahiri", - tha perfaqesuesi socialist ne komisionin e Ligjeve, Fatmir Xhafaj. Nje propozim ky qe ka hasur ne kundershtimin e demokrateve te cilet kane argumentuar se nje praktike e tille nuk kishte qene aplikuar asnjehere me pare per nismat e propozuara nga partite. "Ne asnje rast ne nuk kemi pasur dy relator kur nje nisme ka ardhur nga nje parti. Megjithate, si ta gjykoni ju dhe koleget ne rast se do te merrni vendim qe te kete dy relator kjo nuk do te kishte asgje te keqe", - tha deputeti demokrat Dashnor Sulaj. Pavaresisht ketij argumenti per te mos i vene "shkelmin" diskutimit qe ne nisje te djathtet jane detyruar ta pranojne Tahirin si relator te dyte per ceshtjen ne fjale.
Drafti
Pasi kane kaluar kete moment procedural, palet jane perfshire direkt ne thelbin e ceshtjes ku kane debatuar per permbajtjen e dispozitave te propozuara prej deputeteve socialiste. Ne emer te nismetareve te ketyre ndryshimeve, deputeti Damian Gjiknuri, i cili njihet edhe si bashke hartues i Kodit aktual Zgjedhor, ka prezantuar pikat e projektligjit, te cilat, sipas tij, nuk synojne te ndryshojne as vendimet e gjykatave dhe as rezultatin e zgjedhjeve, por vetem te nxjerrin fenomenet negative te procesit te shkuar zgjedhor.
Madje, Gjiknuri, pavaresisht se eshte perpjekur ti shmanget trajtimit politik te projektligjit nuk ka nguruar ti kujtoje kundershtareve se me keto ndryshime mund ti jepet fund krizes politike. "Ne beme hapin e pare, erdhem ne kuvend dhe kemi sjelle nje nisme te pranueshme nga ana ligjore, kushtetuese e cila do te jape zgjidhjen e krizes. Dobia publike eshte jo vetem per sot por edhe te ardhmen", - tha Gjiknuri. Nderkohe qe prezantimi i tij nuk ka bindur koleget e djathte, te cilet pavaresisht se kishin vendosur qe te mos hynin dje ne debat per permbajtjen, me pyetjet e tyre kane lene te kuptohet qarte qendrimin e tyre kundra ketyre propozimeve.
Kjo, pasi te gjitha pyetjet e tyre kishin ne reference interpretimin qe Gjykata Kushtetuese, ka bere per objektin e hetimeve parlamentare, si dhe vendimin e Kolegjit Zgjedhor per ceshtjen e hapjes se kutive dhe rinumerimit te votave. "Une nuk ju pyeta per interpretimin e vendimit te gjykates qe besoj se eshte i qarte. Vendimi i Gjykates eshte marre per mos rinumerim te kutive. Megjithate, ne keto do ti diskutojme me vone", - tha deputeti Edi Paloka ne fjalen e vet, duke gjetur mbeshtetjen edhe te kryetarit te komisionit te ligjeve.
___________
NJe dite me pare deputeti i Partise Socialiste, Pandeli Majko u shpreh se kjo me shume do te jete nje aspekt procedurial sesa do te arrihet ne nje shqyrtim thelbesor, qe mund te coje ne hapjen e kutive te votimit. "Mendoj se eshte ende heret per te folur per nje zgjidhje thelbesore ne ate qe konsiderohet krize politike ne Shqiperi. Mbledhjen e komisionit te ligjeve une e pres si nje histori proceduriale, por nuk besoj se aty do te zhvillohet ndonje vendimmarrje e rendesishme te pakten bazuar mbi informacionin qe kam per momentin. Ne planin personal jam shume pesimist. Mazhoranca e ketij komisioni do te zbatoje vendimmarrjen politike e cila eshte shprehur fillimisht nga kryeministri Berisha dhe pastaj nga perfaqesues te tjere te PD-se " -tha Majko.
Mazhoranca dhe konkretisht grupi parlamentar i Partise Demokratike i ka pranuar te pakten nga ana procedurale propozimet e opozites per ngritjen e komisionit hetimor dhe ndryshimet qe mund te kryhen ne ligjin per zgjedhjet, por refuzon ne menyre kategorike qe puna e komisionit hetimor te permbaje edhe hapjen e kutive te votimit. Refuzimi i kryer gjate gjithe ketyre muajve nga mazhoranca, justifikohet me faktin se ajo dhe forca e majte politike nuk mund te dalin mbi vendimet e gjykatave apo te cenohet Kushtetuta dhe ligjet e vendit.
Gjate gjithe kohes se krizes, faktori nderkombetare ka bere apel per politiken shqiptare te gjeje gjuhen e dialogut dhe ti jape fund ngercit, pasi ne kete menyre pengohen proceset integruese te vendit. Vetem pak dite me pare, i njejti apel mberriti nga kreu i delegacionit te Asamblese Parlamentare te NATO-s. Serxho De Gregorio, gjate nje konference per mediat ne permbyllje te vizites se tij dy ditore ne Shqiperi ka theksuar se kriza politike ndikon tek roli i Shqiperise ne NATO dhe ne integrimin e vendit ne BE. Ai ka pranuar se kriza ne vend eshte e pranishme, madje ka percjelle edhe mesazhin e vendeve anetare, duke shtuar se kjo situate rrezikon strategjine ne Alencen e NATO-s.