Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Hidrocentralet private, se shpejti, 46 milione euro treg

Publikuar me : 29.08.2008 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 970 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

 

Nga koncesionet e dhena deri tani nga qeveria, KESH do te detyrohet te paguaje rreth 46 milione euro ne vit
Ministria e Ekonomise dhe Tregtise, njoftoi dje se gjate dy viteve te fundit, qeveria ka miratuar 27 kontrata koncesionare per hidrocentrale me fuqi te instaluar prej 125 Megawat dhe me prodhim te projektuar vjetor prej 602 milione kilovatoresh.

Me formulen aktuale te percaktimit te cmimit te energjise elektrike qe furnizuesi publik do t'i paguaje prodhuesve private, se shpejti, nga xhepat e kompanise publike do te fillojne te dalin 46 milione euro ne vit, ndersa ndertimi i hidrocentraleve po behet biznesi me fitimprures ne vend.

Sipas kontratave te nenshkruara, privatet kane marre angazhim te investojne 16 miliarde leke (131 milione euro), ndersa investimet do te mund te kthehen per nje afat rekord prej 2.8 vitesh.

I nisur si nje biznes sipermarrjesh te vogla ne vitin 2002, hidrocentralet ekzistuese me koncesion kane nxjerre gjate vitit te kaluar rreth 4 milione euro nga arkat e KESH, por me valen e re te koncesioneve, detyrimet e korporates, do te rriten me ritme galopante.

Formula

Vitin e kaluar, qeveria miratoi nje formule te re per percaktimin e cmimit te energjise qe KESH do t'i paguaje prodhuesve private, bazuar ne cmimin mesatar te importit ne vitin paraardhes.

Per kete vit, kostoja e percaktuar ne baze te kesaj formule, eshte 9.3 leke per kw/h, por shume eksperte jane te pakenaqur me kete metodologji, pasi po krijon nje skeme krejtesisht te panevojshme subvencionimi per prodhuesit private te energjise elektrike, roli i te cileve ne treg nuk eshte as *interes kombetar* e as *i domosdoshem*.

Kostoja e prodhimit te energjise elektrike nga hidrocentralet eshte shume e ulet. Ajo konkurron energjine e prodhuar me central nuklear, (1.2 deri ne 1.8 cent te euros per kw/h) apo energjine e prodhuar me qymyr, (2 deri ne 2.3 cent te euros per kw/h).

Perballe ketyre fakteve, qeveria ka vendosur nje formule qe do t'i jape prodhuesve private 7 apo 8 cent te euros per kw/h. Nderkohe, kompani te tjera private jane ne gare per te marre koncesione ne kete fushe.

Ndryshimi i cmimit

Enti Rregullator i Energjise Elektrike ka miratuar nje cmim prej 9.37 lekesh per kw/h per hidrocentralet e reja qe jane ndertuar apo qe po ndertohen aktualisht privatisht ne Shqiperi, duke e kthyer Shqiperine ndoshta ne tregun me lukrativ per energjine hidro.

Tarifa prej 9.37 lekesh, sipas rregullave ekzistuese, duhet te paguhet me detyrim nga KESH sh.a., pavaresisht faktit se KESH del me humbje nga ky biznes. ERE, e cila mbikeqyr cmimet e energjise ne te gjitha hallkat, ka miratuar ne shkurt te ketij viti nje tarife tjeter prej 6.5 lekesh per kw/h, e vlefshme per hidrocentralet e vogla ekzistuese qe operojne gjithashtu privatisht.

Gjate vitit te kaluar, prodhimi privat i energjise elektrike arriti sipas te dhenave te INSTAT ne 55 mije mw/h, qe i kushtoi arkes se KESH rreth 3 milione euro. Hidrocentralet e reja do ti kushtojne Korporates nen pronesi publike, duke filluar nga viti i ardhshem, miliona euro te tjera. Megjithate, energjia e prodhuar privatisht ne Shqiperi ze ende me pak se 1% te totalit te energjise se qarkulluar.


--------------------------------------------
Per KESH, nje biznes me humbje

KESH e shet aktualisht energjine me cmim mesatar prej 8.1 lekesh per kw/h. Nga keto, rreth 2.3 leke do ti takojne Operatorit te Sistemit te Shperndarjes. Duke shtuar ketu edhe koston e humbjeve teknike e joteknike, nga energjia e prodhuar privatisht, KESH do te akumuloje humbje te konsiderueshme nga blerja e energjise nga prodhuesit private.

Cmimi i blerjes se energjise nga KESH percaktohet ne baze te nje skeme te re te miratuar nga qeveria e sotme, ne prill te vitit te kaluar, qe merr per baze mesataren e cmimit te importit gjate vitit paraardhes. Kjo metodologji shmang burokracite ne percaktimin arbitrar te cmimeve permes metodes se vjeter qe merrte parasysh kostot dhe konceptin e *fitimit te drejte*. Por ne te njejten kohe, duket se ka krijuar nje skeme subvencionimi per prodhuesit e vegjel te energjise me parate e taksapaguesve.

 


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomike

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 80 here.
2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomikeViti 2012 do të jetë edhe më i keq se 2011 sa i takon rritjes ekonomike për Shqipërinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur më tej parashikimin duke përcaktuar se këtë vit rritja do të jetë vetëm 0.5 perqind. Misioni i fundit i FMN-së kishte parashikuar një rritje prej 1.5 perqind ndërsa me rishikimin e parashikimit, rritja është ulur me 1 perqind. Sa i takon vitit 2011, FMN përllogarit se rritja ka qenë në nivelin 1.1 perqind. Arsye kryesore e kësaj ulje sipas FMN-së do...Lexo te gjithe artikullin »


» Deklarimi, 1.6 mln shqiptare, me shume se 2 mln leke te ardhura ne vit
» Eknomia, parashikimet e zymta per 2012
» Vendimi i Bordit te CEZ, shkarkohet Josef Hejsek
» Ilacet, me cmime si Greqia dhe Maqedonia
» Kameron “Masa te guximshme” per te dale nga kriza
» Kriza ne Greqi Merkel aspak optimiste
» Si do regjistrohen pallatet e reja, ligji i ri shkon ne Kuvend,
» Shqiperia 2011, kumar dhe varferi
» Merkel “Greqia do te qendroje ne Eurozone”
» Shifrat e AKEP per 2011-n, mbi 6 celulare per cdo shtepi

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit