Ne fakt, Gjermania, eshte nje perralle dimri! Himara, na doli nje perralle vere. Tamam mu ne mes te vapes, ndersa njeriu ka qejf te debatoje e te zihet per ceshtje te nudizmit apo te gazetave roze, ndodh qe Himara ze vendin e Seldit. Kur u ndez debati i Himares, gjeja e pare qe bera ishte ekzaminimi i kujteses. Si jam ndjere heren e fundit qe kam qene ne Himare? Bosh. Une skam qene kurre ne Himare!
Nuk kam qene, per arsye qe lidhen me kete krimin etnik. Pjesa qe luajti politika ne ceshtjen e krimit ne Himare, eshte analizuar fort ne media, prandaj sdo doja te perserisja ato qe jane thene. Po ashtu dhe pjesa se, pse nje krim qe ne Lac quhet vrasje per motive te dobeta, ne Himare u dashka quajtur krim etnik. E rendesishme, eshte, pse une, apo njerez si une, vetem kalojne permes, po nuk ndalojne kurre ne Himare?
GJUHA VRET ME SHUME SE PLUMBI
Te thuash qe ajo vrasja ishte krim etnik, eshte fyerje per krimet etnike te bera ne Ballkan keto 100 vjet. Qe nga Srebrenica e deri ne Kosove, me krim etnik perkufizohet nje drame e madhe njerezore, jo nje krim banal ne plazh. Krimi ne Himare, edhe ishte, edhe nuk ishte krim etnik.
Nuk ishte, sepse pa qene nevoja te jesh ekspert, mund te gjykosh qe konflikti ka pasur ne thelb meri biznesi. Meri biznesi, perziere me xhelozira bregdetare. Çunat e pasur te Vlores, dhe cunat e pasur te Himares.
Fraza do te te vras o grek xxxx nuk e ben kete krim etnik, sepse i bie qe po i the dikujt do te te vras o jevg xxxx (ndjese romeve per fjalorin) na qenka krim racor, dhe po i the dikujt do te te vras o malok xxxx (ndjese vetes sime per prejardhjen) i bie te jete krim gjeografik, dhe po i the dikujt do te te vras o homo xxxx (ndjese shume muzikanteve) i bie te jete krim anti-artistik. Fjalet grek xxxx, ne nje vend ku epitetet jane pjese thelbesore e komunikimit te acaruar, nuk perkufizojne dot natyren e krimit.
Po sikur vrasesi te kish thene do te te vras o majmun xxxx? Sikur... do kish mbetur Omonia pa justifikuar pensionet greke. Megjithate, dua te ngulmoj, qe ne nje rrafsh tjeter, ai edhe ishte krim etnik. Jo KY krim saktesisht. Por, menyra sesi shume prej nesh e shohin Himaren, eshte krim etnik.
Kur kryen nje vrasje, ke bere krim me veprim. Kur e mendon nje vrasje, ke bere krim me ndergjegje. Ka rendesi jo vetem cfare bejme po edhe cfare mendojme. Çfare mendoni ju per Himaren?
Nese ti vret dike, je vrases para ligjit. Po nese te shkon mendja te vrasesh dike? Po te vrasesh nje gjuhe? Atehere je vrases brenda vetes tende.
Ne ndergjegje, ne, jemi vrases ndaj Himares.
Vrases, sepse ne na shqeteson shume greqishtja e tyre. Duam patjeter te degjojme qe ata jane shqiptare, ne nje toke shqiptare. Epo, ata jane ne token e tyre, dhe nuk duan te jene shqiptare. Çfare duhet te bejme?
Ti bejme me zor te thone qe jane shqiptare?
Pastaj, kemi dhe ata qe vijne nga Italia e flasin gjysma italisht e gjysma katundarce ne Shengjin. Si tua bejme ketyre? Po ata qe vijne nga Anglia te martuar me vajza flokeverdha qe sdine asnje fjale shqip? Po sikur femijet e tyre te vijne dikur e te na e shpallin Malesine e Madhe pjese te Britanise se Madhe?
Keta, le te bejne cte duan. Inatin e kemi me greket. Dhe, meqe ne Shqiperi greke ska, e kemi inatin me greqishten!
SWASTIKA
A eshte greqishtja per ne, sikurse swastika eshte per hebrenjte? Kam frike se po. Swastika apo kryqi i thyer, eshte nje simbol i vjeter e i pafajshem qe vjen qe nga indianet e lashte me tej, pjese e budizmit e hinduizmit, i perdorur nga keltet e deri te greket e vjeter. Swastika misheronte balancen e te kundertave, harmonine universale dhe ishte dhe mbrojtese ndaj te keqes.
Por, ne Gjermani eshte e ndaluar me ligj, madje, ne krejt kulturen perendimore, kryqi i thyer asociohet me nazizmin. Po ashtu, greqishtja eshte gjuha qe solli Biblen dhe Homerin, nje gjuhe e pasur dhe e vecante, nje nga pasurite etnolinguistike boterore.
Por, ja qe ne Shqiperi greqishtja lidhet me shtetin grek dhe me trajtimin cnjerezor te emigranteve tane, te ligjshem e te paligjshem, me grisjen e pasaportave shqiptare ne doganen greke, me racizmin e tipit alvanos xxxx e me plot episode te tjera ku shteti i madh dhunon, ne te tera format, te voglin. A nuk eshte dhune politike dhe nderhyrja e Athines ne ceshtjen ne fjale? A nuk eshte stresuese qe te duhet perkthyes per te blere kikirike ne dyqanet e Himares?
ÇAJLLD HAROLDI
Te binjte e Himares qe sfalin as mikun
Si mundet te lene te gjalle armikun?
Si smarkan dot gjak me pushkat besnike,
Ka shenj me te bukur se zemrat armike?
Pyetja cfare jane Himarjotet, greke a shqiptare, ne realitet nuk ben shume sens.
Pavaresisht se cfare mund te argumentojne historianet, ata, nuk duan te jene shqiptare. Por, a mund te jene greke? A mjafton gjuha greke per ti dhene nje identitet grek Te bijve te Himares? Sigurisht qe jo. Gjuha eshte vinovili qe ngjit coperat kombetare, por ngjitja varet dhe nga coperat.
Vinovili nuk i ngjit dot xhamin me hekurin. As gjuha e perbashket, nuk mund te ngjise dy etnitete qe jane zhvilluar prej shekujsh krejt te pavarura. Te jesh nje komb, do me shume sesa gjuhen.
Do kanale te holla e te shumta ndjeshmerie e komunikimi bashkekombetar te ndersjelle. Perndryshe i binte qe Austria, Gjermania dhe gjysma e Zvicres te jene nje komb. Australia dhe Skocia.
Brazili e Portugalia. Nuk e di pse, po kjo puna e minoritetit grek ne Himare, me kujton serbet e Kosoves. Ne Kosove i quanin serbe, dhe shpesh beheshin objekt urrejtjeje. Ne Beograd i perbuznin si fshatare e te pagdhendur, madje dhe i urrenin. Asnje prej tyre nuk mundi te integrohej si serb ne Serbi.
Dhe zgjedhja e tyre, ishte me e keqja e mundshme. Vendosen te rrine ne Kosove me shqiptaret, nen mbrojtjen e KFOR-it, por duke ua perplasur sa here te mundnin shqiptareve faktin qe ishin serbe, e duke pasur suport politik Beogradin. Pa pasur aspak ngarkesen e merise etnike qe kishin serbet e kosovaret, nje version shume i bute i asaj historie me ngjan disi ne Himare.
Nje mik perkthyes me origjine nga bregu po me thoshte qe dygjuhesia ska qene kurre problem per asnje nga fshatrat e tjera qe kane pasur te bejne me Himaren a Dhermiun.
Pse duhet te jete problem per dike nga Fieri apo Fushe- Arresi? Himarjotet nuk jane as greke e as shqiptare. Sikurse jane edhe greke edhe shqiptare. D.m.th., jane nje entitet me vete, qe ka elemente te te dyja kombesive.
...Gjithe djemte e malesise i therret anembane
Himarjotet, Iliret, Suljotet zeshkane...
Ja e verteta, e paska shkruar vete Bajroni! Himarjotet jane malesore!
ANDRE GIDE PROMOVON TURIZMIN
Dhe, i vetmi qe na shpeton ne kete rast eshte Andre Zhid. Ishte si nje bombe, citimi i shkrimtarit Nobelist dhe Gej (d.m.th., me pare ka qene gej, pastaj u be nobelist) ne nje mbledhje qeverie. Aq me teper nje qeveri ku gjysmat e me shume si dine as emrin, jo me ti kene lexuar vepren.
Zhidi paskesh shkruar qe shqiptaret kishin ushqime te shijshme e meshkuj te bukur. Dhe Gidi na paskesh qene gej, tha Kryeministri. Kjo eshte nje ide mjaft novative per zhvillimin e turizmit. Dont make war, make... turists! Kryeministri ka nje menyre te sterholluar per te percjelle mesazhe. Ky, ishte nje mesazh i tipit, boll u moret me politike fantazme, merruni me gej. D.m.th., kjo eshte puna juaj ne vere, botoni muhabete gejsh.
E VERTETA GRI
Ekonomia, dhe jo ushqimet e burrat e bukur eshte lubrifikanti i vetem. Himarjotet kane nevoje per nje Thatcher, jo per nje Bollano. Ata, se kane kuptuar akoma qe e vetmja para qe mund te levize aty, do jete para shqiptare. Greket nuk do lene kurre Kalkidhikine per te prishur para ne Potam.
Plazhet tona frekuentohen tashme vetem nga emigrante qe dalin ne vox pop- e televizive duke u ankuar per greqishten e Himares. Vete ne, shqiptaret, po ikim ku te mundim, por jo ne Himare. As ne Dhermi. As ne Sarande.
Dhe, arsyeja e vertete pse nuk ndaloj kurre ne Himare, eshte se aty nuk kenaqem! Se aty ka vetem patatina per argetim dhe te duhet dhe perkthyes per ti blere. Turizmi me ushqime te shijshme i Zhidit jane meny te vobekta qe kushtojne shume shtrenjte.
Dhe nuk eshte ceshtje numrash (3 milione e gjysme turiste, sipas kryeministrit), por ceshtja sesa do harxhojne ata ne Himare. Ne Himare, Dhermi e Jal, nuk ke ku ti harxhosh leket. Ne bregdetin tone, vendasit perpiqen te te zhvasin te fjetja dhe tek ushqimi, sepse nuk jane ne gjendje te ti marrin leket ndryshe. Jane malesore. Nuk jane hoteliere. Ngjyra e se vertetes eshte gri, ka thene Andre Zhid. Thuajani kryeministrit.