Jam kthyer nga nje periudhe pushimi 7 ditore, ne Himare. I kam nisur ato diten e diel, date 15 te ketij muaji. Bash ne qender te Himares.
Nuk do te doja te komentoja nen apo mbikuptimet politike te ngjarjes qe perfundoi me vdekjen tragjike te qytetarit himarjot, por ti bej thirrje (nese mundem) ndergjegjes te cdo shqiptari, qe ta mbledhe mendjen nje here e mire Hej..., aty vazhdojne te jetojne shqiptare e kaluar shqiptarit. Himara vazhdon te jete Shqiperi.
Mblidhni mendjen top, e mos degjoni brockullat e denglat qe te bejne te mendosh te kunderten. Tani pas kaq zhurme, pas kaq vitesh llapaqenerie, pas kaq vitesh propagande idiote e lenie pas dore, ik e mbushi mendjen rinise himarjote se nuk eshte... greke. Me mire te te dale syri se nami. Fiksimi nuk eshte vetem nje dukuri individuale, por edhe nje asosacion kolektiv.
Ne jemi nje popull fshatar, ne jemi dembel, ne jemi frikacake, ne jemi mosmirenjohes, ne nuk duam shtet, ne jemi hajdute, opoziten e sotme e bejne djemt e bllokmeneve..., kjo eshte gjuha e perditshme, qe nuk eshte e veshtire ta degjosh qysh nga bisedat me intime e deri te fjalori parlamentar. Ne i kemi nxjerre vetes te dy syte. Edhe himarjoteve.
Nje jave te plote, ne cdo dyqan, lokal, restorant apo qytetar qe kontaktova, fola e degjova vetem shqip. Ashtu flisja, ashtu e merrja pergjigjen. E cfare shqipe se! Me te paster e me te bukur se kjo qe po flas une e lexon ti. Çme duhet mua se si komunikojne banoret me njeri-tjetrin, greqisht, anglisht apo rusisht?
Si tju a doje kokrra e qejfit! Njerez te sjellshem, njerez te ditur, te qete e te edukuar. Kur, si per humor i thashe nje shiteseje 17 apo 18-vjecare efkaristo, pasi me kuptoi se nuk isha greqishtfoles, mu pergjigj shqip ju faleminderit, juve.
Me ngeci peshtyma ne fyt dhe e kuptova se nuk duhen bere shaka te tilla. Me himarjotet nuk behet shaka! Ashtu si me te gjithe bregun e detit, ashtu si me cdo shqiptar, kur behet fjale e neperkembet vendi i te pareve te vet.
Furtune ne goten e rakise.
Zedhenesi i qeverise dhe kisha greke u shpejtuan dhe provokuan duke dhene deklarata nxitese te urrejtjes nacionale. Dakord! Ata kane gabuar. E cfare pastaj? A duhet qe me dite e jave te tera te vazhdohet me nje gjuhe injorante, nen te cilen himarjotet ta shohin veten jashte loje?
Harrohet se shume, shume prej tyre jane qytetar grek (ashtu si kudo ka shqiptar me qytetari italiane, amerikane apo gjermane) e si te tille kane interesa jo vetem kombetare shqiptare, por edhe interesa familjare, individuale e mbi te gjitha ekonomike.
Nderkohe qe shteti i kombit te tyre, nuk e ka care e vazhdon te mos e caje koken, kur qytetareve te vet ju a copetojne zemren e gojet e rrugaceve shoviniste, qe kendojne se lidheset e kepuceve kane qejf ti bejne me zorre shqiptaresh. Nga ky shtet, jo vetem qe nuk mund te presesh gje, po prej tij duhet te kesh frike.
Rreth 30 qytetareve te vet jua derdhi trute ne ere ne Gerdecin e panjohur e dirigjenti i kesaj masakre rri ne krah te kryedirigjentit te masakres te 97-es, me te cilen tallet e ka kurajen ta veshi me petkun e masakrave, te cilat tashme kane vetem interes historik.
Lerini llafet! Himaren nuk e ka pushtuar askush. Lerini batutat! Himara eshte e paster si deti i vet. Lerini karagjozlleqet! Himara sot eshte me teper serioze se kurre. Ajo e njerezit e saj (e jo vetem Himara) kane frike se gjithcka qe flitet, eshte vetem nje zhurme, pas te ciles fshihen interesa te tmerrshme ekonomike.
Interesa te tilla, qe mund ta transformojne ate dhe rrethinat e saj ne nje ciflig te barbareve te sotem, qe u ngrysen morracake e u gdhine milionere. Himara, kjo perle e rivieres sone, sot lengon nga pesha e vet. Industria turistike e saj, sot eshte krejt primitive. Edhe ato pak mure qe jane ngritur, jane bere krejt kuturu, me fonde gjaku e djerse, me nje sforcim te pashembullt. Çdo gje me thonj.
Ne Himare, ne kete vend ku qarqet shoviniste greke po bejne kolonializimin e saj, nuk ka plan rregullues, nuk ka studime e masterplane urbanistike zyrtare qe lidhin ate me pjeset e tjera per rreth, turizmi i famshem vazhdon ne pjesen me te madhe te tij me rruge ku te thyhet koka e te qelbin gropat septike, banoret e saj, ata qe kane vendosur te rrine aty perfundimisht e te menaxhojne kete turizem, rrine nga 8-9 muaj pa pune.
Kjo ben muuu..., qe kur hyn e kur del. Ndofta qeveria jone patriote pret bathorizimin e saj e pastaj ta legalizoje kete krijese monstruoze demokratike, por kjo per Himaren do te ishte fundi.
Fundi i historise e i pronave te saj, fundi i nje popullsie, ekzistenca e te ciles lidhet me te paret, me familjen, me token. Ndaj, nuk eshte keq qe gojet te mbyllen, kur nuk kane gje per te thene.
Nese nuk i kuptojme e ndihmojme dot ti leme njerezit ne fatin e tyre. Kjo bote sot i takon vetem atyre qe pranojne drejtesine, bashkejetesen e vellazerine, aftesine e vendosmerine, mireqenien e zhvillimin e pergjithshem.
Eshte koha e interesave te ndershme e te drejta ekonomike. Eshte ora e fundit, kur prona duhet te shkoje tek ai qe i takon. Ndryshe do te shohim e do te shqyhemi nga habia.