Raporti I KLSH-se per shkeljet ne zyren e urbanistikes ne bashki: ndertues pa patur vertetim pronesie
Mjaftonte firma e kryetarit te bashkise se Himares dhe dokumenti i zyres se Urbanistikes se bashkise dhe beheshe pronar ne zonen me te lakmuar te bregdetit Jonian. Ne disa dhjetera raste, pergjate kater viteve te shkuara, ne bashkine e Himares, qe qeveriset prej dy mandatesh nga Vasil Bollano, nuk eshte aspak e veshtire te ndertosh cfare te duash, duke thyer cdo ligj per qeverisjen vendore, urbanistiken dhe vendimet e KRTRRSH-se. Eshte kjo njera prej pjeseve te raportit te fundit te KLSH-se, hartuar ne 26 nentor 2009 dhe qe pritet te publikohet nga institucioni. "Shekulli" ka arritur te siguroje nje kopje te raportit 124 faqesh, ku jane permbledhur te gjitha shkeljet ligjore dhe abuzimet financiare prej vitit 2006 ne bashkine qe nuk njeh as gojarisht qeverisjen qendrore dhe ben gjithcka ne autonomi te plote, nga tenderat, deri te marrja ne pune e policeve bashkiake, apo taksat vendore.
Sipas raportit, ne Himare nuk eshte e veshtire te ndertosh, madje edhe duke shkelur te gjitha ligjet dhe me flagrantja eshte ne shume raste ata qe ndertojne nuk jane as pronare te sheshit ku ndertohet, sepse bashkia nuk u ka kerkuar vertetin pronesie(!).
Me poshte jane te renditura disa prej konkluzioneve te raportit te KLSH-se, qe ilustrojne baterdine ndertimore dhe pronesore qe po behet ne bregdetin jonian.
Kontroll ne Fushen e Urbanistikes
Nga kontrolli i ushtruar ne fushen e Urbanistikes, per shqyrtimin e dokumentacionit nga Zyra e Urbanistikes, per leje sheshi dhe leje ndertimi per objekte te ndryshme dhe paraqitja per miratim ne KRRT ne zbatim te Ligjit nr. 8405, date 17.09.1998 "Per Urbanistiken" i ndryshuar, si dhe akteve te tjera ligjore e nen ligjore ne ndryshim dhe ne zbatim te tyre, rezultoi se gjate vitit 2006 , 2007 dhe vitit 2008 jane zhvilluar gjithsej 8 mbledhje KRRT- je, duke miratuar gjithsej 334 vendime, nga te cilat 188 vendime per miratim leje sheshi ndertimi ne sektorin privat, 68 vendime per leje ndertimi ne sektorin privat, 17 vendime per legalizime dhe 51 vendime te tjera si miratim projekti dhe leje ndertimi per rrethim pasurie etj.
Sipas tabeles se mesiperme, rezulton se jane marre gjithsej 334 vendime nga ana e KRRT se Bashkise gjate vitit 2006, 2007 dhe vitit 2008, nga te cilat u perzgjodhen per kontroll 136 praktika dhe konkretisht , leje sheshi ndertimi 68 praktika per te cilat jane miratuar nga KRRT -ja lejet e ndertimit ne sektorin privat, leje ndertimi 68 praktika per objekte te ndryshme ne pronesi private.
Ne vijim po rendisim problemet e konstatuara gjate kontrollit sipas pikave te programit te kontrollit, per vitin 2006,2007 dhe vititn 2008.
Nga ana e Bashkise Himare eshte derguar ne Keshillin e Qarkut Vlore dokumentacioni per Studimin Urbanistik Pjesor te Qendres se Qytetit te Himares , me shkrese percjellese nr. 290 prot. date 24.05.2005.
Keshilli i Rregullimit te Territorit te Qarkut Vlore, me vendimin nr. 2/5 date 07.06.2005 ka miratuar Studimin Urbanistik Pjesor te Qendres se Qytetit te Himares dhe me shkrese percjellese nr. 2063 prot. date 30.08.2005 e ka derguar per shqyrtim dhe miratim ne KRRTRSH. Vendim per miratimin e Studimit Urbanistik Pjesor te Qendres se Qytetit te Himares nga KRRTRSH nuk ka. Nga kontrolli i dokumentacionit te lejeve te shesheve dhe te lejeve te ndertimit, rezultoi nuk jane zbatuar disa nga kompetencat e KRRT se dhe konkretisht : Nuk ka hartuar dhe as miratuar planin e pergjithshem rregullues, planet rregulluse te fshatrave dhe studimet e pjesshme te tyre.
Pra nga ana e Drejtorise se Urbanistikes jane derguar per shqyrtim ne KRRT te gjitha lejet e shesheve te ndertimit , pa u hartuar, shqyrtuar dhe miratuar me pare ne KRRT studimi urbanistik pjesor i sheshit te ndertimit. Per vitin 2006 jane 25 raste te miratimit te lejeve te shesheve te ndertimit ne sektorin privat pa u hartuar dhe miratuar me pare studimet urbanistike pjesore te shesheve te ndertimit, per vitin 2007 jane 63 raste te miratimit te lejeve te shesheve te ndertimit ne sektorin privat pa u hartuar dhe miratuar me pare studimet urbanistike pjesore te shesheve te ndertimit si dhe per vitin 2008 jane 40 raste te miratimit te lejeve te shesheve te ndertimit ne sektorin privat per te cilet jane miratuar lejet e ndertimit, pa u hartuar dhe miratuar me pare studimet urbanistike pjesore te shesheve te ndertimit.
Veprimet e mesiperme bien ndesh me kerkesat e ligjit nr. 8405 date 17.09.1998 "Per urbanistiken" i ndryshuar neni 20, pika 2 , germat c, c,d,dh,e, ku shkruhet : "KRRT - te ne bashki ose komune kane kompetence te shqyrtojne e te miratojne : planin e pergjithshem rregullues -te qytetit dhe fshatit ...... vijen kufizuese te ndertimeve ..... planet rregulluese te fshatrave dhe studimet e pjesshme urbanistike ,...... "
Ne relacionin e derguar per kete qellim argumenti qe shkruhet se , Zyra e urbanistikes prane Bashkise Himare, me personelin e paket qe ka disponuar ... nuk ka patur mundesi reale per te hartuar dhe miratuar plane rregulluese ...nuk qendron pasi nuk ka mbeshtetje ligjore.
Per shkeljet e cilesuara me siper mbajne pergjegjesi:
1. Z. Vasillaq Bollano me detyre Kryetar Bashkie, ne cilesine e Kryetarit te KRRT-se.
2. Z. Polimer Ruci me detyre ish - pergjegjes i zyres se Urbanistikes dhe ne cilesine e ish Sekretarit te KRRT-se, per periudhen tetor 2006 deri shkurt 2008.
3. Z.Leonard Hysi me detyre Drejtor i zyres se Urbanistikes dhe ne cilesine e Sekretarit te KRRT-se, per periudhen maj - dhjetor 2008.
Nga kontrolli i kryer i dokumentacionit ligjor te dosjeve te subjekteve qe jane shqyrtuar e miratuar leje ndertimi, nga KRRT-ja, per periudhen tetor 2006 - Dhjetor 2007, rezultoi se ne pergjithesi ne dosjet e kontrolluara te praktikave te dhenies dhe te miratimit te lejeve te ndertimit ndodhej dokumentacioni i duhur ligjor. Por gjate kontrollit rezultuan disa shkelje ligjore te cilat po i rendisim si me poshte :
Nga ana e Zyres se urbanistikes nuk eshte respektuar afati 2 mujor i kerkeses per leje sheshi deri ne marrjen e vendimit te KRRT-se per 4 raste. Nga zyra e urbanistikes jane pranuar dhe shqyrtuar kerkesat ne mbledhje te KRRT-se, per leje sheshi dhe leje ndertimi, pa pasur studim urbanistik rajonal dhe mjedisor te miratuar nga KRRTRSH, per rastet e ndertimit te objekteve te banimit e sherbimit ne territoret e fshatrave ne juridiksion te Bashkise Himare ne 88 raste leje sheshi ndertimi dhe 28 raste leje ndertimi.
Nga ana e zyres se urbanistikes, jane pranuar kerkesa nga pronaret e truallit per miratim te sheshit te ndertimit dhe te lejes se ndertimit ne KRRT te Bashkise, pa paraqitur me pare prej tyre dokumentin e pronesise qe eshte certifikata e pronesise ose vertetimi hipotekor nga Zyra Vendore e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Vlore, ne 14 raste.
Veprimet e mesiperme bien ndesh me kerkesat e ligjit nr. 8405 date 17.09.1998 "Per urbanistiken" neni 40, ku thuhet : "... Kerkesa per miratimin e destinacionit funksional dhe te kushteve urbanistike te sheshit mbi truall prone private, behet vetem nga pronari i tije."
Nga ana e zyres se Urbanistikes eshte derguar per shqyrtim ne KRRT leje e sheshit dhe leje e ndertimit pa u paraqitur me pare nga kerkuesi dokumentin aktmarreveshje e noterizuar midis pronarit te truallit, firmes ndertuese dhe investitorit ne 6 raste.
Veprimi i mesiperm bie ndesh me kerkesat e ligjit nr. 8405 date 17.09.1998 "Per urbanistiken" neni 45, i cili thote : ".....Si ne rastin kur toka eshte prone private , ashtu dhe kur ajo eshte prone publike , personi juridik ndertues duhet te paraqese kontraten e lidhur me pronarin e tokes ose me personin qe ka marre sheshin e ndertimit nga KRRT-ja".
Nga ana e zyres se Urbanistikes eshte derguar per shqyrtim ne KRRT leje e sheshit dhe leje e ndertimit te cilat jane miratuar, pa u paraqitur me pare nga kerkuesi, dokumenti i pelqimit mjedisor , leshuar nga Agjencia Rajonale e Mjedisit ne 11 raste.
Veprimet e mesiperme jane ne kundershtim me ligjin nr. 8934 dt .05.09.02 " Per mbrojtjen e mjedisit " dhe udhezimin nr. 3 dt .17.08.04. " Per miratimin e listes se veprimtarive, formatimin e aplikimit dhe rregullat e procedurat e dhenies se pelqimit dhe autorizimit mjedisor nga Agjencite Rajonale te Mjedisit".
Nga ana e zyres se Urbanistikes eshte bere inventarizimi i dokumentacionit te miratimit te lejeve te shesheve dhe lejeve te ndertimit , te KRRT-se se bashkise, dhe te gjitha vendimet e mara per leje ndertimi jane vendosur ne dosje te vecanta se bashku me dokumentacionin perkates. Ne cdo dosje kishte ne fillim te saj nje flete inventari ku kishte te shenuara llojet e dokumenteve qe ndodheshin ne dosje por pa u percaktuar numri i fleteve te cdo lloji dokumenti. Gjithashtu kjo flete inventari nuk ishte e nenshkruar nga personat pergjegjes qe jane perkatesisht dorezuesi dhe marresi ne dorezim i dokumentacionit te dosjeve, te urbanistikes.
Veprimet e mesiperme bien ndesh me kerkesat e Ligjit nr. 9154 date 06.11.2003 "Per arkivat".
Ne te gjitha rastet e miratimit te lejeve te ndertimit nga KRRT-ja e bashkise per vitin 2006 ne 18 raste, per vitin 2007 ne 10 raste , ne formularin me nr. 3/1, (lidhje e objektit me infrastrukturen inxhinierie), nuk eshte plotesuar nga njesia e urbanistikes rubrika "mendimi i zyres se urbanistikes".
Veprimet e mesiperme bien ndesh me kerkesat e ligjit nr. 8405 date 17.09.1998 "Per urbanistiken" neni 85.
Nga ana e Zyres se Urbanistikes eshte derguar per shqyrtim ne KRRT leje e sheshit dhe leje e ndertimit pa u plotesuar me pare nga kerkuesi i lejes Studimi urbanistik pjesor i sheshit te ndertimit si me poshte vijon:
Te gjitha lejet e ndertimit te shqyrtuara dhe miratuara nga Keshilli Teknik dhe KRRT-ja, per vitin 2006 ne 18 raste dhe per vitin 2007 ne 10 raste , nuk kane te hartuar dhe te miratuar studimin urbanistik pjesor, raste gjithsej 28, duke u mjaftuar vetem me hartimin dhe miratimin e planimetrise se lejes se sheshit e lejes se ndertimit.
Veprimet e mesiperme bien ndesh me kerkesat e ligjit nr. 8405 date 17.09.1998 "Per urbanistiken" i ndryshuar neni 22/1 pika 7, neni 32 dhe VKM nr. 722 date 19.11.1998 "Per miratimin e Rregullores se Urbanistikes" pika 43, 44, 45, 46, 47, 48, 49.
Nga ana e zyres se Urbanistikes eshte derguar per shqyrtim ne KRRT leje e sheshit dhe leje e ndertimit te cilat jane miratuar, pa u plotesuar me pare nga kerkuesi Formularet nr. 1,3,3/1, ne 10 raste.
Veprimet e mesiperme bien ndesh me kerkesat e ligjit nr. 8405 date 17.09.1998 "Per urbanistiken" neni 85, ku thuhet : " Formularet bashkengjitur nr. 1,2,3,3/1,4,5,6,7,8 dhe 9 jane pjese integrale e ketij ligji".
Nga ana e zyres se Urbanistikes eshte derguar per shqyrtim ne KRRT leje e sheshit dhe leje e ndertimit te cilat jane miratuar, pa u plotesuar ne me pare nga kerkuesi , planimetria e sheshit te ndertimit te prones e cila nuk eshte nenshkruar nga Kryetari dhe Sekretari i KRRT-se ne disa raste, dhe ne disa raste, me diferenca te siperfaqes se ndertimit te planimetrise krahasuar me formularin nr. 2 te lejes se sheshit te ndertimit , ne 6 raste.
Veprimet e mesiperme bien ndesh me kerkesat e ligjit nr. 8405 date 17.09.1998 "Per urbanistiken" i ndryshuar dhe me VKM nr. 722 date 19.11.1998 "Per miratimin e Rregullores se Urbanistikes" .
(Vijonneser)
'