Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Historia, burimet historike dhe arkivat

Publikuar me : 27.05.2010 Ne : Kulture - 226 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Kemi dy histori njera eshte nje realitet njerezor qe i perket se kaluares; tjetra eshte nje kuptim ndergjegjesor, mbi faktin se si ishte ai realitet ne te kaluaren.


E para eshte ajo qe ndodhi ne te vertete dikur; e dyta eshte cka mendon historiani se ka ndodhur. Por midis historise si realitet (ne te kaluaren) dhe historise si kuptim i atij realiteti (ne te tashmen) mund te kete ndryshime te medha, domethene te verteta dhe genjeshtra. Atehere, kush do te na flase per te verteten apo per genjeshtren ne historine e shkruar (nga nje historian). Pergjigja eshte nje dhe e vetme burimet nga arkivat! Deri tani jemi mesuar te tjeret te thone se shkruajne histori strateget e medhenj. Por, pasi hesht lufta, kush e shkruan?


Te tjere thone se shkruajne histori diplomatet politikane. Por, kur deshtojne ata kush e shkruan? Te tjere thone se shkruajne histori vizionaret reformatore ose revolucionaret gjakfales. Por, kur reformat mbarojne ose vete reformatoret pushojne se frymuari, cilet vazhdojne shkrimin e historise.


Te tjere thone se vetem udheheqesit shpirterore shkruajne histori me deklarime, me kerkimet e tyre perparimtare, frymezimet e tyre artistike qe ndikojne ne popull. Por, kur shume prej tyre radhiten ne ushtri, atehere cbehet me historine?
Historine si realitet, e krijojne edhe gjeneralet dhe diplomatet e zote, politikanet vizionare dhe qeverite e konsoliduara - por dhe prijesit shpirteror te popujve. Por kete histori (d.m.th ate cka me te vertete ndodhi ne te shkuaren njerezore) e regjistrojne ne menyre te heshtur dhe te vertete


Arkivat.

Arkivat jane kasafortat kombetare te cdo populli. Sepse atje ruhen dhe perdoren te gjitha burimet e shkruara te drejteperdrejta te historise se cdo populli. Dhe historia e paanshme nuk bazohet ne pikepamjet e cdo historiani, te angazhuar apo jo, por ne informatat e verteta qe merr nga burimet historike - te cilat gjenden ne Arkivat.


Pranojme pra, se cdo shtet qe respekton historine e tij dhe deshiron ti percoj shtetasve te vete (jo ate qe deshiron si propagande ose te bazuar ne ideologjine e tij, por) ate realen dhe te verteten, duhet te vere nen mbrojtjen e tij cdo burim arkivor, qe deshmon te verteten e madhe per te shkuaren historike te atdheut te tij te dashur.


Shqiperia disponon material te pasur arkivor dhe pak a shume 15 Arkiva ne te gjithe vendin. E ka treguar edhe perkujdesjen e vecante ndaj tyre sepse i ka vene ato nen juridiksionin e institucionit te kryeministrit. Edhe ekspozita e Doreshkrimeve Bizantine dhe Pasbizantine qe u hap me 3 Maj 2010 ne Arkivin Qendror Shteteror e deshmon kete fakt.


Si eshte e mundur qe populli i thjeshte, ai qe zakonisht emertojme Opinioni Publik, te konceptoje vleren e burimeve arkivore?
Se pari duhet, duke e bere disi me laike kete teme, ta barazojme cdo doreshkrim ose shkrim me nje lloj kontrate. Si mund te vertetojme se kjo shtepi eshte e imja? Ja ku eshte kontrata, certifikata e pronesise, akti i shitjes ose testamenti i prinderve. Te gjitha keto jane fakte zyrtare, te cilat vertetojne cdo pasuri timen.


E njejta gje ndodh edhe me te verteten historike. Ajo nuk fshihet brenda kokes se cdo historiani, brenda bindjeve dhe ideologjise se tij, ajo gjendet ne folene qe ka cdo informacion i burimeve historike, d.m.th doreshkrime, dokumente etj. Madje e verteta historike behet edhe me e forte kur historiani kryqezon informacionet qe ka me te gjitha burimet historike. Kjo e fundit do te thote se sa me shume burime te drejtperdrejta te ekzistojne, sa me shume Arkiva te funksionojne, po aq te vertetuara do te jene te vertetat (per te shkuaren e atdheut te dashur) te cilat do te shkruaje historiani i ndershem.


Dalim ne konkluzionin se Arkivat permbajne sekretet e medha te se shkuares te cdo atdheu. Atje presin per shekuj me radhe te vertetat e medha te regjistruara, presin historianin ambicioz, i cili do te shkruaje historine e vertete duke u bazuar jo ne deshirat e tij por ne burimet e arkivave.


Autori eshte filolog, drejton Fondacionin Grek te Kultures ne Tirane
Perktheu nga greqishtja Marije Hysko


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Net kosovare

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 73 here.
Net kosovareElsa Demo Qëkurse Kosova u bë e pavarur, qeveritë futën në axhenda edhe muajin e kulturës Shqipëri-Kosovë. Aktivitetet, kryesisht nga artet skenike, ndodhin gjatë një muaji të papërcaktuar i cili zhvendoset nga pranvera në dimër. Sepse i administruar nga institucionet shtetërore dhe i drejtuar nga politika, muaji i kulturës mbarëkombëtare ka krijuar varësi të squllët nga ndryshimet që pësojnë kabinetet qeveritare të të dy vendeve, ndryshim që ndodh dramatikisht...Lexo te gjithe artikullin »


» Nata e fundit bashke e vellezerve Blloshmi
» Dafte Inzot!
» Hahn dhe Reinhold Si u transkriptua shqipja 155 vjet me pare
» Mjafton te mos jetosh me standard te dyfishte
» Arkitekt ne socializem
» Perqafimi i ftohte
» Guillaume Lejean, udhetar ne Turqine evropiane
» Ikja e Uliksit
» Bust ne vendlindjen e F.S.Nolit
» Lindur me nje Smena

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit