Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Huamarrja, qeveria anashkalon dekretin e Topit

Publikuar me : 14.04.2010 Ne : Politike - 199 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Hyrja ne fuqi e marreveshjes se huamarrjes se 400 milione eurove do te behet para se te botohet ne fletoren zyrtare


TIRANE - Nevoja per para ka detyruar qeverine shqiptare qe per ti dhene fuqi sa me pare marreveshjes se huamarrjes se 400 milione eurove nepermjet transaksionit te emetimit te bonove ne bursat nderkombetare, te pershpejtoje jo vetem proceduren e miratimit ne Kuvend, por edhe te anashkaloje dekretin e kreut te shtetit.


Ndryshe sa eshte procedura normale e etapave qe kalon nje ligj per hyrjen ne fuqi, per marreveshjen ne fjale nuk do te kete dekretim nga Presidenti i Republikes, dhe kjo me te vetmen arsye per te fituar kohe.


Dje Komisioni parlamentar i Ligjeve duke iu referuar hapesires qe le Kushtetuta per raste te vecanta ka percaktuar ne projektligjin qe shoqeron marreveshjen huamarrese, qe hyrja e saj ne fuqi te behet para se te botohet ne fletoren zyrtare, nderkohe qe eshte rene dakord qe etapa e dekretimit nga kreu i shtetit te zevendesohet vetem me marrjen paraprake te pelqimit prej tij.


Pra marreveshja ne fjale do te hyje fuqi menjehere pas miratimit ne Kuvend pa qene e nevojshme qe te merret dekreti i Presidentit dhe me pas ajo mund te botohet ne fletoren zyrtare. Nje ndryshim i tille eshte bere me propozim te deputetit demokrat, Viktor Gumi, i cili theksoi se neni 84 i Kushtetutes krijon mundesine qe per raste te vecanta nje ligj mund te hyje ne fuqi pa qene e nevojshme qe ai te dekretohet, por natyrisht duke marre paraprakisht pelqimin edhe te presidentit.


Ne me kete ndryshim ne kenaqim kerkesat e nenit 84 te Kushtetutes dhe patjeter do te duhet nje korrespondence me Presidentin e Republikes, ku teksti i projektligjit dhe mendimet e komisioneve ti vihen ne dijeni per te dhene pelqimin per hyrjen ne fuqi menjehere deri ne momentin e miratimit ne seance plenare, - tha Gumi ne fjalen e vet, duke gjetur edhe mbeshtetjen e deputeteve te tjere te Komisionit te Ligjeve.


Marreveshja e mandatimit ndermjet Shqiperise dhe Deutche Bank AG, London J.P. Morgan Securities.ltd, si menaxhere bashkedrejtues per transaksionin e emetimit te eurobondit, synon hyrjen ne tregun nderkombetar te bonove duke marre nje borxh prej afro 400 milione eurosh nje pjese e te cilave do te perdoren per te shlyer nje borxh me te hershem me nje interes me te larte.


Emetimi i eurobond eshte nje proces qe kalon ne disa faza, nder te cilat eshte perzgjedhja e firmave bashkedrejtuese sic jane dy bankat e kontaktuara qe do te sherbejne si agjent fiskal dhe si menaxher bashkedrejtuese per transaksionet duke mbuluar te gjitha fazat qe nga hartimi deri tek listimi i bonove ne bursen nderkombetare qe do jete bursa e Londres.


Pra, behet fjale per nje leter me vlere e qeverise dhe baza e investitoreve do jete nderkombetaret. Natyrisht nga ky proces nuk perjashtohen as investitoret vendas, por ata mund te kontaktojne bankat e huaja per ta blere kete instrument.


Kjo eshte bere jo paqellim, pasi sic edhe deklaroi perfaqesuesi i Ministrise se Financave, kjo behet per ti dhene frymemarrje tregut vendas ne menyre qe te kete mundesi likuiditeti per kreditimin e biznesit ne menyre qe qeveria te mos konkurroje me individet apo bizneset per fondet qe kane bankat ne Shqiperi ne dispozicion per te investuar.


Sipas kesaj marreveshje synohet qe shuma e financimit te jete afersisht ne 400 milione euro dhe interesi te jete deri ne 7.5 per qind me nje kohe maturimi 5 vjet. Per sa i perket normes se interesit Ministria e Financave ka shpjeguar se norma prej 7.5 perqind konsiderohet tavani dhe eshte standarde per kushtet e nje shteti si Shqiperia, megjithate kjo mund te jete me e ulte.


Nderkohe norma e interesit te kredise sindikale prej 192.6 milione eurosh te marre nje vit me pare dhe per shlyerjen e se ciles do te perdoret kjo huamarrje e re eshte 9.65 perqind qe se bashku me indeksin shkon ne 11.6 perqind. Ndersa 200 milioneshi tjeter qe mbetet, sipas perfaqesuesit te Ministrise se Financave do te perdoret nga qeveria per realizimin e buxhetit te vitit 2010.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Berisha Kam 21perqind, te diplomuar jashte

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 66 here.
Berisha  Kam 21perqind, te diplomuar jashte“Thithja e trurit” nga ana e universiteteve dhe administratës shtetërore ishte sot tema qendrore e mbledhjes së qeverisë. Kryeministri Berisha u shpreh se është e domosdoshme që universitetet e vendit të ndërmarrin përpjekjen për thithjen e kontigjentit të të shkolluarve që jetojnë jashtë vendit. “Është shumë e domosdoshme që të gjitha universitetet të ndërmarrin përpjekjen e madhe për thithjen e trurit. Shqiptarët, pavarësisht se ku kanë lindur, duhet që...Lexo te gjithe artikullin »


» Topi dekreton Artan Zenelin per Gj. e Larte
» 21 janari, flet nga SHBA ish-Ministri i Brendshem
» Rama Kryeprokurorja, ne shenjester nga PD
» Arvizu Te ndalen sulmet ndaj Kryeprokurores
» Komisioni hetimor “denon” Spahiun qe ne seancen e dyte
» Ndryshohet Kodi, me shume kohe per regjistrimin e kandidateve
» Rama dhe disa deputete te PS vizite ne Austri
» Becaj takon ambasadorin e ri te Italise
» Berisha kerkon “ndreqjen” e historise
» Rama S’blejme me shume, paguajme me shume taksa

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit