Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
I penduari i bandes se Durresit serish ne hetim per vrasje

Publikuar me : 06.09.2010 Ne : Kronike - 124 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Adriatik Coli dyshohet se ka vrare ne vitin 2005, ne deren e shtepise se tij, Ali Kertushen, per te cilin dyshonte se i shiste arme Lul Berishes


Perpara vrasjes se Kertushes, sipas rrefimit te te penduarit Coli, ai dhe miqte e tij kishin blere arme tek viktima per krimet qe kishin ne plan te kryenin


TIRANE- Adriatik (Dritan) Coli, i penduari i bandes se Durresit i akuzuar edhe si vrasesi i saj, pasi ne kurriz te tij rendojne akuzat e tete vrasjeve dhe tete te tjerave te mbetura ne tentative, eshte vene serish nen akuze nga Prokuroria e Krimeve te Renda per te njejtin krim.


Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare te organit te akuzes, qe saktesuan se prokurori Anton Martini, pas daljes ne skene te fakteve te reja gjate deklarimeve te vete Colit dhe deshmitareve te tjere ne procesin gjyqesor ndaj 16 te pandehurve te bandes se Durresit, ka nisur hetimet edhe per dy vrasje te tjera. Behet fjale per vrasjen e Ali Kertushes dhe te Gezim (Enver) Petkut, te dyja keto vrasje te ndodhura ne qytetin e Durresit.


Hetimet per zbardhjen e autorit dhe arsyes e menyres se vrasjes, kane filluar pas mbarimit te deklarimeve te vete Adriatik Colit, perpara Gjykates se Krimeve te Renda. Faktet per dyshimet e autoresise se ketyre vrasjeve, kane dale nga vete goja e te penduarit, pas pyetjes se tij prej avokateve mbrojtes te disa prej te pandehurve,- thane burime nga prokuroria.


Deshmia e te penduarit, shpesh here ka qene objekt debatesh te forta ne sallen e gjyqit mes te pandehurve, avokateve, prokurorit dhe vete kryesuesit te togave te zeza Gurali Brahimllari. Avokatet mbrojtes, disa here i jane drejtuar prokurorit duke i kerkuar te dhena ne lidhje me fillimin e procedimit penal per faktet e reja te dala gjate deshmise se Colit. Organi i akuzes eshte treguar i rezervuar ne dhenien e ketyre informacioneve per shkak te sekretit hetimor.


Vrasja e Kertushes


Burimet e Prokurorise se Krimeve te Renda, konfirmuan faktin se vete i penduari ka pranuar vrasjen e Ali Kertushes, krim i kryer ne vjeshten e vitit 2005 ne qytetin e Durresit. Kjo vrasje sipas deklarimeve te Colit, ka ardhur per shkak se viktima i shiste arme grupit rival te tyre qe dyshohej se drejtohej nga Luezim Berisha. Pas vrasjes se Klodian Saliut, armet per kryerjen e veprave kriminale i blinim tek Ali Kertusha, tashme i vrare.


Ai na siguronte arme qe i sillte nga Shkodra dhe Mali i Zi dhe ne ia blinim pasi kryenim vrasjet i hidhnim. Por, pas vrasjes se Klodian Saliut, mora vesh se te Ali Kertusha edhe grupi yne rival i blinte arme. Kertusha e kishte shtepine prane vend banimit tim.


Pasi mora vesh keto shitje qe bente dhe nga frika se banda rivale do te zbulonte vendbanimin tim, e vrava ne deren e shtepise se tij. Futa automatikun e tipit Shars ne nje thes dhe trokita te dera e shtepise se tij, ku doli Kertusha pasi me pare tregova kush jam.Sapo e hapi deren e kam qelluar duke mos lene asnje gezhoje, pasi ato binin brenda ne thes-mesohet te kete deklaruar Coli para hetuesve gjate marrjes se deshmise.


Petku


Prokuroria e Krimeve te Renda, konfirmoi gjithashtu se kane filluar hetimet edhe per vrasjen e Gezim (Enver) Petkut, i rrembyer e i torturuar per dy dite, dhe me pas i vrare nga afer me pistolete ne koke.


Kjo vrasje, prokurorise dyshohet se eshte kryer nga nje prej 16 te pandehurve te Bandes se Durresit qe ndodhet i arrestuar dhe po gjykohet per krime te tjera. Hetuesit nuk bejne te ditur ende emrin e te dyshuarit per faktin se hetimet po vazhdojne per zbardhjen e ngjarjes. Kjo vrasje, sipas akuzes, ka ndodhur ne veren e vitit 2006 ne Durres.


Gjate kesaj kohe, banda ishte ndare ne dysh dhe grupi qe dyshohej se drejtohej nga Endrit Dokle qe cdo paradite shkonte ne plazh.


Per disa dite rresht buze rruges rrinte Petku pasi aty perballe qendronte me banim e dashura e tij. Te pandehurit qe drejtoheshin nga Dokle, pasi e pane disa dite rresht kete person buze rruges, si paradite ashtu edhe pasdite ngriten dyshime se ishte vendosur nga banda e Lulzim Berishes per te studiuar levizjet e grupit te Dokles.


Bazuar ne keto dyshime, te pandehurit rrembyen Petkun, duke e rrahur e strehuar ne ish-Uzinen Kimike ne Durres per dy dite e nete rresht. Gjate kesaj kohe, te pandehurit e merrnin ne pyetje Petkun per arsyet e qendrimit te tij buze rruges.


Viktima edhe pse i kishte sqaruar se qendronte per te dashuren e tij, ata nuk i kishin besuar. Dy dite pas rrembimit te tij ai u vra ndersa trupi i tij u gjet i hedhur ne kanal. Edhe per kete vrasje prokurori po vazhdon hetimet.


Akuzat qe rendojne ndaj Adriatik (Dritan) Colit


Vrasjes me paramendim ne bashkepunim, ne dem te shtetasit Dritan Sallaku ndodhur me 17.10.1998 Vrasjes me dashje ne bashkepunim, ne dem te shtetasit Viron Curri ndodhur me 29.10.1998
Vrasjes me dashje ne bashkepunim, ne dem te shtetasit Arjan Paja ndodhur me 29.10.1998
Vrasjes me paramendim ne bashkepunim, ne dem te shtetasit Eduart Ongari ndodhur me 05.07.1999
Vrasjes me paramendim ne bashkepunim, ne dem te shtetasit Marsel Sotiri ndodhur me 22.08.1999
Vrasjes me paramendim ne bashkepunim, ne dem te shtetasit Dritan Disha, ndodhur me 09.07.2000
Vrasjes me paramendim ne bashkepunim, ne dem te shtetasit Erion Lame, ndodhur me 14.01.2002
Vrasjes me paramendim ne bashkepunim, ne dem te shtetasit Avni Gashi, ndodhur me 12.05.2005
Vrasjes me dashje ne bashkepunim e ngelur ne tentative ne dem te Ilir Nela ndodhur me 17.10.1998
Vrasjes me dashje ne bashkepunim e ngelur ne tentative ne dem te Agim Rexhepit ndodhur me 17.10.1998
Vrasjes me paramendim ne bashkepunim ngelur ne tentative ne dem te Marsel Sotiri ndodhur me 29.10.1998
Vrasjes me paramendim ne bashkepunim ngelur ne tentative ne dem te Lulzim Berishes e ndodhur me 05.04.2005
Vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese ndaj dy ose me shume personave ne bashkepunim e mbetur ne tentative ne dem te Lulzim Berishes, Isuf Morines dhe Ram Haxhiajt te ndodhur me 05.05.2005
Vrasjes me paramendim ne bashkepunim ngelur ne tentative ne dem te Lulzim Berishes e ndodhur me 30.08.2005
Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve dhe municioneve luftarake
Pjesemarrjes ne Organizate Kriminale,
Kryerje e Krimeve nga Organizata Kriminale,


Procesi ndaj bandes


Procesi gjyqesor ndaj bandes se Durresit pritet te vazhdoje sot paradite me degjimin e deshmitareve te radhes te Prokurorise se Krimeve te Renda. Seanca e fundit gjyqesore, ka konsistuar ne dergimin e flete-thirrjeve per 10 deshmitare te ketij procesi penal. Ata jane thirrur per te deshmuar ne lidhje me episodin e vrasjes se Marsel Sotirit, Dritan Vishes, atentatit ne banesen e te pandehurit Plaurent Dervishajt dhe shume ngjarje te tjera.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Dokumenti i policise Te pezullohen hetimet per “pucin”

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 41 here.
Dokumenti i policise  Te pezullohen hetimet per “pucin”Flamur Vezaj / Luis Tanushi TIRANË- Edhe pse tashmë hetimi ndaj organizatorëve të demonstratës së 21 Janarit ka nisur në Prokurorinë e Përgjithshme, policia e shqiptare ka kërkuar zyrtarisht në korrik të vitit të kaluar që të pezullojnë hetimin për “puçistët” pasi nuk provohet se dhuna e ushtruar nga demonstruesit ka qenë e organizuar. “Shekulli” ka siguruar dokumentin zyrtar, shkresa me nr. 229 të datës 11 Korrik 2011 që mban titullin “relacioni shpjeguese për...Lexo te gjithe artikullin »


» Elbasan, punetori rrezohet nga kati i katert
» Abuzoi me te miturin, pranga 36-vjecarit
» Itali, vdes ne aksident nje 31-vjecar shqiptar
» Aksident ne Fier, plagoset 21-vjecari
» Sherri per pronat, plagosen dy persona
» Tirane, nje i arrestuar ne flagrance
» Aksidenti me djalin e Rucit, shkon ne gjyq shoferi i makines tjeter
» Grabitet dhe plagoset pronari i argjendarise
» Tirane, vritet 50-vjecarja me 3 plumba
» Makina del nga rruga, 1 i vdekur 1 i plagosur

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit