Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
INSTAT, rritet numri i te papuneve

Publikuar me : 16.07.2010 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 190 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TIRANE- Ushtrise se te papuneve ne vend i jane shtuar edhe disa qindra te tjere gjate tremujorit te pare te ketij viti. Te dhenat me te fundit te Institutit te Statistikave raportojne per nje rritje me 0.1 per qind te nivelit te papunesise ne vend ne raport me tremujorin e fundit te vitit 2009.


Sipas te dhenave qe ofron INSTAT, ata qe jane te afte per pune ne te gjithe vendin numerohen ne 1 milion e 45 mije persona, nder keta rreth 144 mije persona ose 13.83 per qind e tyre rezultojne si te papune.


Ne fakt, kjo shifer eshte nxjerre pa marre ne konsiderate ata qe jetojne ne zonat rurale, pasi cdokush qe eshte pronar i nje parcele toke automatikisht konsiderohet si i vetepunesuar per te gjithe vitin ne bujqesi. Ne kete menyre, INSTAT raporton se rreth 500 mije shqiptare jane te vetepunesuar ne bujqesi. Nga ana tjeter, Instituti i Statistikave raporton per rritje me 0.2 per qind te te punesuarve ne sektorin privat jo-bujqesor.


Nese per kete tremujor shkalla e papunesise ka pesuar rritje me 0.1 per qind krahasuar me tremujorin e pare te vitit 2009, shume shqetesues eshte fakti se kurba e papunesise ne vend ka njohur vetem rritje duke filluar nga gjysma e dyte e vitit 2008.


Keshtu, ne fillim te vitit 2009, te papunet ne vend perbenin rreth 12.7 per qind te numrit te atyre qe ishin te afte per pune, ne tremujorin e trete te po ketij viti kjo shifer u rrit edhe me disa per qind.


Ndersa, rritjen me te madhe, niveli i papunesise e ka shenuar gjate tremujorit te fundit te vitit 2009, ku nga 12.76 per qind kjo shifer ka kercyer menjehere ne rreth 13.7 per qind duke u rritur plot nje per qind, ose rreth 15 mije te papune me shume. E gjithe kjo levizje eshte shenuar ne listen e atyre qe jane regjistruar si te papune, pasi banoret e zonave rurale konsiderohet si te vetepunesuar dhe nuk bejne pjese ne keto tregues.


Ne fund te vitit 2008, numri i te papuneve te regjistruar si te tille ishte rreth 141 mije ndersa ne fund te vitit 2009 kjo shifer arriti ne mbi 143 mije. Nderkohe, deri ne mars te ketij viti, numri i te papuneve te regjistruar ka arritur ne 146 mije.

Por, bashke me shtimin e numrit te te papuneve, eshte rritur edhe numri i atyre qe perfitojne pagese papunesie duke renduar me tej buxhetin e shtetit. Ne fillim te 2009-s, perfituesit ishin ne rreth 8200 persona, ndersa ne fund te vitit numri i perfituesve arriti ne ne mbi 10 mije.

Papunesia, qeveria rriti subvencionet per Sigurimet Shoqerore

Rritja e nivelit te papunesise gjate gjysmes se pare te ketij viti ishte pasqyruar edhe ne ndryshimet ne buxhet te propozuara se fundmi nga qeveria.


Pavaresisht uljes se shpenzimeve ne te gjithe treguesit, qeveria nuk preferoi te beje pjese te shkurtimeve Buxhetin e Sigurimeve Shoqerore, madje ne te kundert rriti edhe me tej transferimet nga buxheti i shtetit.


Ne buxhetin fillestar, te ardhurat e Sigurimeve Shoqerore ishin parashikuar ne nivelin e 74.5 miliarde lekeve, shifer kjo qe ka mbetur e njejte edhe ne propozimin e qe pritet te marre se shpejti edhe miratimin e Parlamentit. Ndryshimi me i madh verehet tek pritshmerite e qeverise tek te ardhurat nga kontributet. Nese me pare ato ishin parashikuar ne nivelin e 53.5 miliarde lekwve, tashme kjo shifer kishte ardhur e reduktuar me rreth 7 miliarde leke.


Uljen e metejshme te kontributeve specialiste te ndryshem e lidhin me informalitetin e ekonomise dhe me keq akoma me uljen e numrit te kontribuuesve cka perkthehet ne rritje te nivelit te papunesise ashtu sic konfirmoi edhe INSTAT-i.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomike

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 80 here.
2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomikeViti 2012 do të jetë edhe më i keq se 2011 sa i takon rritjes ekonomike për Shqipërinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur më tej parashikimin duke përcaktuar se këtë vit rritja do të jetë vetëm 0.5 perqind. Misioni i fundit i FMN-së kishte parashikuar një rritje prej 1.5 perqind ndërsa me rishikimin e parashikimit, rritja është ulur me 1 perqind. Sa i takon vitit 2011, FMN përllogarit se rritja ka qenë në nivelin 1.1 perqind. Arsye kryesore e kësaj ulje sipas FMN-së do...Lexo te gjithe artikullin »


» Deklarimi, 1.6 mln shqiptare, me shume se 2 mln leke te ardhura ne vit
» Eknomia, parashikimet e zymta per 2012
» Vendimi i Bordit te CEZ, shkarkohet Josef Hejsek
» Ilacet, me cmime si Greqia dhe Maqedonia
» Kameron “Masa te guximshme” per te dale nga kriza
» Kriza ne Greqi Merkel aspak optimiste
» Si do regjistrohen pallatet e reja, ligji i ri shkon ne Kuvend,
» Shqiperia 2011, kumar dhe varferi
» Merkel “Greqia do te qendroje ne Eurozone”
» Shifrat e AKEP per 2011-n, mbi 6 celulare per cdo shtepi

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit