Cfare duhet te plotesoje nje person per te marre pensionin dhe menyra e llogaritjes se tij ne baze te koeficienteve
TIRANE- Te gjithe personat qe i jane afruar moshes se daljes ne pension duhet te fillojne procedurat e aplikimit per perfitimin e tij disa muaj perpara se ta arrijne ate. Sipas ligjit per pensionet, qe nje individ te perfitoje pension pleqerie, si fillim duhet te arrije moshen 63 vjec e 6 muaj per burrat dhe 58 vjec e 6 muaj per grate. Bashkangjitur ketyre kushteve, pensioni qe do te perfitoje ky individ perllogaritet duke marre parasysh edhe vitet e punes mbi bazen e te cilave jane derdhur edhe kontributet shoqerore. Per te perfituar pension te plote vitet e punes duhet te jene 35.
Dokumentet qe duhen
Sipas specialisteve ne Institutin e Sigurimeve Shoqerore, krahas kushteve te mesiperme te cilat jane vendimtare per perfitimin e pensionit te pleqerise, nje individ si fillim duhet te beje kerkese paraprake me shkrim prane Agjencise Lokale te Sigurimeve Shoqerore. Nga aty ai merr edhe formularin tip dhe listen e dokumenteve te nevojshem qe duhet te dorezoje per perfitimin e pensionit.
Specialistet i sugjerojne personave te cilet kane punuar ne nje vend tjeter nga ai ku banojne aktualisht qe te paraqiten prane zyrave te ALSSH-se per te filluar procedurat e aplikimit per pension, nje vit para mbushjes se moshes.
Sipas tyre, kjo procedure keshillohet per te lehtesuar verifikimin e vertetesise se dokumenteve te dorezuara nga personat qe do te dalin ne pension ne menyre qe te mos kete vonesa ne miratimin e tij. Per sa i perket individeve te cilet banojne ne te njejtin vend ku kane punuar, aplikimi per perfitim pensioni keshillohet te behet pese muaj para mbushjes se moshes.
Dokumentet e nevojshme qe shoqerojne kerkesen paraprake per pension jane: Fotokopje e librezes se punes, ne mungese te saj, deklarate personale per vitet e punes (bashkelidhur formulari tip); certifikate lindjeje me fotografi; certifikate martese per aplikueset femra. Pas permbushjes se detyrimeve te mesiperme nga personi i cili do te dale ne pension, i mbetet administrates se ISSH-se te llogarise sasine e pensionit qe do te perfitoje aplikanti.
Formula e llogaritjes
Ne baze te ligjit aktual te sigurimeve shoqerore, pensioni i plote mujor i pleqerise llogaritet duke mbledhur pensionin baze qe u jepet nga shteti te gjithe personave te siguruar me shtesen mbi pensionin baze. Shuma e pensionit baze te dhene nga shteti eshte formuluar qe te siguroje nje standard minimum jetese. Ky perberes ndryshohet cdo vit ne varesi te cmimeve te mallrave te shportes per pensionistet me te cilat merret si e mireqene se me konsumin e tyre nje person i dale ne pension mund te beje nje jete normale.
Kjo shume percaktohet cdo vit me vendim te keshilli te Ministrave. Aktualisht masa e tij eshte 9515 leke ne muaj. Ndersa shtesa mbi pensionin baze eshte individual dhe varet nga sasia dhe zgjatja e periudhes se kontributeve. Kjo shume eshte 1 per qind per cdo vit sigurimi shumezuar me *bazen mesatare te vleresueshme* (pagen mbi te cilen jane paguar kontributet). Aktualisht *baza mesatare e vleresueshme llogaritet si mesatare e pagave qe ka marre i punesuari gjate viteve te punes mbi te cilen jane paguar kontributet.
Specialistet e ISSH-se pohojne se per arsye se nuk ka te dhena per pagat individuale para vitit 1994, llogaritjet behen ne baze te pagave referuese te percaktuara nga Keshilli i Ministrave, e cila perkon me llojin e punes apo te profesionit qe personi ka bere para ketij viti. Pensioni i pleqerise perfshin ate minimal dhe maksimal.
Pensioni minimal percaktohet cdo vit nga Keshilli i Ministrave duke marre parasysh rritjen e cmimeve te mallrave te shportes per pensionistet. Sipas ligjit per pensionet, nje pension pleqerie nuk mund te jete me i larte se 75 % e pages mesatare neto te indeksuar te tre viteve rresht gjate dhjete viteve te fundit te punes.
Tre vitet e fundit te punes jane faktori me i rendesishem ne llogaritjen e pensionit
Formula qe ju jep pensionin e pleqerise
Ne qofte se nje person ka filluar pune ne profesionin mesues ne vitin 1973 dhe mbush 35 vjet pune ne vitin 2009, deri ne 1994 atij i behen 21 vite pune me nje mesatare prej 4110 leke ne muaj. Per ta standardizuar me nivelet e sotshme te pagave, Keshilli i Ministrave ka vendosur nje koeficient korrektimi i cili eshte 4.59. Keshtu, paga mesatare qe ai ka perfituar gjate viteve 1973-1994 shumezohet me koeficientin korrektues nga ku perfitohet perafersisht rroga e tij e aktualizuar me pagat e sotshme. (4110 leke x 4.59 = 18.864 leke).
Nga viti 1994 deri ne Qershor 2009, ai ka edhe 15 vite pune dhe e marrim si te mireqene se ka perfituar nje page mesatare prej 20 mije lekesh ne muaj. Atehere, 18.864 leke x 21 vite pune + 20.000 leke x 15 vite pune : 36 (totali i viteve te punes) = 19.338 leke. Me qene se pensioni i plote i pleqerise perbehej nga pensioni baze plus shtesat e kontributeve shoqerore te cilat ishin 1 per qind per cdo vit pune (Pensioni i plote = 9115 leke (pensioni baze) + 19.338 leke x 36 % (te kontributeve te sigurimeve shoqerore ) =16.477 leke.
Kjo eshte shuma qe realisht duhet te perfitoje personi i cili ka 36 vite pune. Por duke iu referuar nenit 32 te ligjit per sigurimet shoqerore ku thuhet se pensioni i nje individi nuk mund te jete me shume se 75 % e pages neto mesatare te tre vjeteve rresht te 10 vjeteve te fundit te punes te personit te siguruar, ai mund te perfitoje vetem 75 % te pages mesatare, te cilen ne e supozuam 20.000 leke ne muaj. Pensioni i tij do te jete, (20.000 x 75%), pra 15.000 leke.