Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Ilion Lika, i demtuar Han therret Ujkanin

Publikuar me : 06.10.2008 Ne : Sport - 298 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip

Perpara grumbullimit te Ko
mbetares, Ari Han ka bere
nje ndryshim te detyruar ne
listen me 22 futbolliste, qe do te
kete ne dispozicion per sfidat
eliminatore te Boterorit 2010. Per
ndeshjet kunder Hungarise (me 11
tetor) dhe Portugalise (me 15
tetor), trajneri holandez grumbulloi
ne skuader portierin Saimir
Ujkani. Kosovari 20-vjeçar do te
zevendesoje portierin e trete, Ilion
Lika, i cili ka pesuar nje demtim
muskulor dhe nuk do te bashkohet
me kuqezinjte ne grumbullimin
qe starton sot ne Budapest.
"Saimir Ujkani do te jete nen
urdhrat e trajnerit Han per ndeshjet
me Hungarine dhe Portugaline",
pohuan burime zyrtare ne
FSHF. "Ilion Lika lajmeroi (sot) se
ka pesuar nje terheqje muskulore
dhe nuk mund te vihet ne sherbim
te skuadres. Menjehere, sapo eshte
lajmeruar per kete demtim,
drejtuesi i stolit te Kombetares
vendosi qe te grumbullonte Ujkanin".
"Gardiani" i Pelermos ne
Serine A italiane ka spikatur me
paraqitjet e tij me perfaqesuesen
e U-21. Madje, gjate janarit, tekniku
holandez kishte kerkuar ta
grumbullonte per "zborin" stervitor
ne Antalia, por Ujkani nuk ishte
lejuar nga klubi sicilian. Konfirmimi
i ketij lajmi eshte vonuar
disi, pasi gjate pasdites se djeshme
zyrtaret e federates komunikuan
me shume veshtiresi me lojtarin.
Shkak eshte bere prezenca e portierit
ne stolin e rezervave, ne sfiden
ku Palermo fitoi 2-1 ne fushen e Juventusit.
GRUMBULLIMI - Aeroporti
i kryeqytetit hungarez do te sherbeje
si pika e takimit per Kombetaren
kuqezi. Trajneri Han dhe
stafi i tij teknik (ku spikat zv/trajneri
i ri, Vim Surbier), futbollistet qe luajne
ne kampionatet e ndryshme
evropiane dhe lojtaret nga Shqiperia,
do te akomodohen ne "Airport-
Hotel" te Budapestit. Rezidenca
eshte afro 10 minuta larg
qendres se qytetit, nderkohe qe ne
afersi ka edhe nje fushe stervitore,
ku kuqezinjte do te kryejne pergatitjet
anti-Hungari. Te pranishem
ne grumbullimin e sotem do
te jene te gjithe futbollistet, me
perjashtim te Jahmir Hykes dhe
Admir Telit. Per shkak te impenjimeve
me skuadrat respektive
(Mainc ne Gjermani dhe Haxhetepe
ne Turqi), ata do t‘i bashkohen
pjeses tjeter te grupit vetem gjate
dites se marte. Sot, pasdite, ne oren
18:00, eshte parashikuar nje seance
e lehte stervitore, nderkohe
qe puna e vertete do te filloje prej
dites se neserme. Kombetarja ka
udhetuar drejt Hungarise me synimin
per te marre te pakten nje rezultat
pozitiv (barazim), edhe sepse
skuadra e Ervin Kuman eshte rivalja
jone direkt per vendin e katert ne
Grupin 1. Pas ndeshjes se 11 tetorit
ne stadiumin "Ferenc Pushkash",
skuadra e Han do te udhetoje me
çarter drejt Portugalise, ku kater
dite me pas do te ndeshet me Portugaline
e Kristiano Ronaldos, Dekos
e Kuarezmes.

 



 


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Skenderbeu – Flamurtari, gjakoset arbitri

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 85 here.
Skenderbeu – Flamurtari, gjakoset arbitriNuk ishte e thëne që edhe kësaj radhe takimi mes Skënderbeut dhe Flamurtarit të mbyllej pa problem. Madje ky takim i luajtur në Pogradec ka prodhur gjithçka, gola, përmbysje rezultati, gjakosje, të gjyqtarit anësor, pasivitet të vlonjatëve në fushë. Deri në momentin e golit të dytë të korçarëve, gjithçka dukej në rregull, por goli i kontestuar solli goditjen e gjyqtarit nga ana e tifozëve me një send. Takimi u ndërpre për 15 minuta. Vlonjatët me anë të shefit Geri...Lexo te gjithe artikullin »


» Skandal, tifozet korcare gjakosin gjyqtarin!
» Kampionati i mundjes ne Fier?
» Çipi Shpresojme qe FSHF-ja te mos beje harakiri!
» Tjeter skandal perfshin FIFA-n!
» Roshi, “raketa” shqiptare tek Kelni!
» Bufon, me i mire se yjet e pornografise
» Mesi Jam atdhetar, mos me akuzoni!
» Kampione absolute
» Berluskoni Ibrahimovic vlen 150 milione euro!
» Boateng i demtuar! Fajin e ka Melisa Sata?!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit