Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Ilir Pernaska, ne librin e rekordeve

Publikuar me : 18.07.2008 Ne : Sport - 619 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip

Legjenda shqiptare, mes golashenuesve me te mire te te gjitha koherave ne kampionatet elitare

 

 

Ilir Pernaska, nje prej futbollisteve me te medhenj te vendit tone, ka hyre ne librin e rekordeve boterore. Ish-sulmuesi shqiptar eshte perfshire nga Federata Nderkombetare e Futbollit per Histori dhe Statistika (IFFHS) ne listen e golashenuesve me te mire te te gjitha koherave ne kampionatet elitare ne te gjithe boten. I lindur me 14 shtator te vitit 1951, talenti i tij shpertheu qe ne moshe fare te re. Ne fakt, kur ishte vetem 20 vjeç, ne kampionatin e pare me Dinamon, Pernaska u shpall golashenuesi me i mire i Shqiperise, me 19 rrjeta te shenuara ne vitin 1971. Klasi i tij i larte, per te cilin kujtohet me nostalgji edhe ne ditet e sotme, nuk u frenua me kaq. Pas atij viti Pernaska u shpall golashenuesi me i mire i vendit tone edhe ne pese kampionatet ne vazhdim (nga viti 1972 deri ne 1976-en). Ilir Pernaska luajti per nje dekade me Dinamon, prej korrikut 1971 deri me qershor 1981 dhe ishte padyshim nje prej pikave me te forta te ekipit. Se bashku me titullin te sezonit te kaluar, dinamovitet jane kurorezuar 17 here kampione ne historine e tyre, nderkohe qe ne kete "palmares" sulmuesi ka lene jo pak gjurme. Perveçse eshte shpallur gjashte here golashenues, ai e ndihmoi skuadren qe te fitonte pese here kampionatin. I klasifikuar mes futbollisteve me te medhenj ne historine e Shqiperise, Pernaska ishte pjese e padiskutueshme edhe e ekipit Kombetar. Me fanellen kuqezi ai ka luajtur 15 ndeshje, duke shenuar 5 gola. Megjithate, paraqitjet nderkombetare te tijat, por edhe te shume yjeve te tjere si Safet Berisha, Petrit Dibra, Vasillaq Zeri, apo portieri Jani Kaçi, u komprometuan nga sistemi komunist. Gjate periudhes 1976-1980, Kombetarja dhe klubet shqiptare nuk kane luajtur asnje ndeshje zyrtare ne nivel nderkombetar, pas vendimit te drejtuesve te shtetit.

Libri i rekordeve

Vendin e pare ne librin e rekordeve per golashenues e mban legjenda e futbollit brazilian, Romario de Souza Faria, qe ndermjet viteve 1986-2005 eshte shpallur 14 here golashenues ne kampionatin brazilian, holandez e ate spanjoll. Pas tij renditet çekosllovaku Jozef Bikan (1933-1950) me 12 "Kepuce te Arta", ndersa podiumi plotesohet nga me i madhi i te gjitha koherave, Edson Arantes do Nashimento "Pele", qe ndermjet viteve 1957-1973 eshte shpallur 11 here si goleador. Ne klasifikimin e IFFHS-se spikasin edhe Alfredo di Stefano, Ferenc Pushkash, Uve Seler e Ziko (8 here), ndersa pas tyre vijne edhe Euzebio Ferreira da Silva e Gerd Myler me shtate tituj golashenuesish. Perveçse eshte perfshire ne librin e rekordeve, Pernaska mund te krenohet edhe me faktin se qendron perkrah emrave te medhenj te futbollit boteror. Gjashte here golashenues te kampionateve elitare jane edhe legjenda argjentinase Diego Armando Maradona dhe legjenda holandeze Marko Van Basten.



Karriera

I lindur me 14 shtator te vitit 1951, talenti i tij shpertheu qe ne moshe fare te re: kur ishte vetem 20 vjeç, ne kampionatin e pare me Dinamon, u shpall golashenuesi me i mire me 19 rrjeta


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Skenderbeu – Flamurtari, gjakoset arbitri

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 85 here.
Skenderbeu – Flamurtari, gjakoset arbitriNuk ishte e thëne që edhe kësaj radhe takimi mes Skënderbeut dhe Flamurtarit të mbyllej pa problem. Madje ky takim i luajtur në Pogradec ka prodhur gjithçka, gola, përmbysje rezultati, gjakosje, të gjyqtarit anësor, pasivitet të vlonjatëve në fushë. Deri në momentin e golit të dytë të korçarëve, gjithçka dukej në rregull, por goli i kontestuar solli goditjen e gjyqtarit nga ana e tifozëve me një send. Takimi u ndërpre për 15 minuta. Vlonjatët me anë të shefit Geri...Lexo te gjithe artikullin »


» Skandal, tifozet korcare gjakosin gjyqtarin!
» Kampionati i mundjes ne Fier?
» Çipi Shpresojme qe FSHF-ja te mos beje harakiri!
» Tjeter skandal perfshin FIFA-n!
» Roshi, “raketa” shqiptare tek Kelni!
» Bufon, me i mire se yjet e pornografise
» Mesi Jam atdhetar, mos me akuzoni!
» Kampione absolute
» Berluskoni Ibrahimovic vlen 150 milione euro!
» Boateng i demtuar! Fajin e ka Melisa Sata?!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit