Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Infermieret "Duam rritje page dhe permiresim te kushteve te punes"

Publikuar me : 02.07.2010 Ne : Shendeti - 233 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Urdhri i Infermiereve te Shqiperise paraqet kerkesat dhe shqetesimet qe kane infermieret. Jane te pavleresuar per punen qe bejne


Te permiresohen kushtet e punes, te rriten rrogat, me shume motivim dhe perfaqesim ne nivelet e drejtimit te institucioneve shendetesore. Keto jane disa nga kerkesat dhe pakenaqesite e infermiereve, te cilet kane shfaqur problemet qe ndesh kjo kategori e punonjesve te shendetesise.


Kete e pohon presidenti i Urdhrit te Infermiereve, Sabri Skenderaj, i cili shpjegoi se institucioni qe ai drejton ka bere nje tur ne disa zona te vendit, ku u bene me dije me keto probleme. Nderkohe, infermieret me me shume se 20 vjet eksperience kane kerkuar qe vitet e punes tu quhen kredite dhe arsimin ta bejne part-time brenda mundesive qe kane.


Kerkesa kryesore e infermiereve mbetet motivimi i tyre financiar, me paga dinjitoze, duke vleresuar punen e madhe qe bejne dhe kerkesa e domosdoshme qe ka jeta dhe familjet e tyre sot.


Keshtu behet e ditur nga Urdhri i Infermiereve, duke u shtuar se ata kerkuan kushte me te mira pune, mjedise higjienike dhe clodhje ne vendin e punes, veshje dhe mjete mbrojtese ne pune. Infermieret kane ngritur gjithashtu shqetesimin e perhershem se kerkojne me teper vleresim, me teper motivim dhe me shume hapesira per perfaqesim ne te gjitha nivelet e drejtimit te institucioneve shendetesore.


Problem tjeter qe doli nga keto konferenca eshte edhe ai i zbatimit me korrektesi i ligjit per Urdhrin e Infermierit te Shqiperise, jo vetem nga profesionistet e kujdesit infermieror, por edhe nga drejtuesit e institucioneve shendetesore, ku ligji u ndalon punemarresve marrjen ne pune te ketyre profesionisteve pa u regjistruar tek Urdhri i Infermierit te Shqiperise.


Problem tjeter qe eshte paraqitur nga infermieret eshte arsimimi, pasi infermieret e vjeter ne pune kerkojne vleresim te formimeve dhe eksperiences se tyre profesionale nder vite, si edhe te eksperiences se punes se tyre, me kreditet e nevojshme ashtu sic ndodh ne shume vende te botes.


Ata ngrene problemin se me nje eksperience mbi 20-vjecare, ne pune, dhe me gjithe ato formime ne menyre te vazhdueshme, qe kane realizuar, dhe qe vazhdojne te realizojne, nuk duhet te trajtohen me nivelin e krediteve sikur e mbarojne sot shkollen, e mesme profesionale, pohon Sabri Skenderaj, duke shtuar se infermieret kerkojne qe te hartohen edhe programe part-time per te realizuar ate pjese programesh te domosdoshme dhe plotesuese per realizimin e nje kujdesi infermieror cilesor.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Ne mengjes ha si mbret, ne dreke si princ dhe ne darke si varfanjak

Publikuar me : 06.06.2011 Ne kategorine : Shendeti - Lexuar : 612 here.
' Ne mengjes ha si mbret, ne dreke ha si princ dhe ne darke ha si varfanjak. Ne fakt per te pasur nje trup sa me ne forme dhe shendet te mire kjo thenie duket se eshte ligj. Dietologia Blerina Bombaj por edhe shume dietolog te tjere japin shpjegimi se si duhet te ushqehemi ne tre vaktet e dites, madje edhe ne mes te ketyre vakteve. Mengjesi Mengjesi ehste vakti kryesor. Nese ne dlaim nga shtepi pa mengjes eshte njesoi si te dalim ne shi pa cader. Gjate nates ne fillojme dhe humbasim...Lexo te gjithe artikullin »


» Lumi Drino, mbytet nga plehrat
» Farmacistet nuk dine akoma cilat ilace do rimbursohen
» Pacientet me kancer, buxheti 50perqind me pak se vitin e kaluar
» Tumoret, 3500 raste te reja ne vit
» QSUT, perurohet aparatura per tiroidet
» Parazitozat, ja komplikacionet qe sjellin ne shendet
» Parazitozat, shkaktaret e semundjes se perhapur
» Nje semuret, njeqind te tjere bejne sehir!
» Alergjia nga barnat, si mund ta shmangim
» Antibiotiket si karamele

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit