Ne Shqiperi ka nje "keqkuptim" te padenje ndaj procesit te integrimit Europian te Shqiperise. Kuptohet, te padenje ndaj qytetarit te ketij vendi.
Dhe te padenje, sepse duket sheshit se ky proces madhor jo vetem nuk eshte prezantuar nga politika ashtu sic eshte dhe per ate cka synon, por me keq akoma, ne permbushje te kerkesave te tij, politika e ketij vendi, nuk ka kontribuar aspak ose thuajse aspak, te permbushi kerkesen madhore te tij.
Ne fakt qellimi kryesor i procesit te integrimit eshte dhe mbetet europianizimi i vendit qe me fjale te tjera do te kuptohej si nje proces me etapa (te cilat nuk po permenden ketu) qe ndiqnin radhe-radhe njera-tjetren deri sa vlerat europiane te tilla si demokracia, shteti i se drejtes, lirite, te drejtat dhe dinjiteti i njeriut, ekonomia e tregut te lire etj., etj., te shnderroheshin ne pjese perberese te kultures dhe mentalitetit te shoqerise Shqiptare.
Natyrisht, vendet Europiane jane te ndergjegjshme se nje shnderrim i tille nuk do mund te ndodhte brenda nje nate. Por, gjithsesi, ata kane pritur se, pavaresisht nga veshtiresite e llojeve dhe te natyrave te ndryshme, objektive apo subjektive, ne lartesine e gjithe ketyre viteve, dicka do te ndryshonte per mire.
Ne kete kuader, strategjia, e cila do te bente te mundur, ne vija te pergjithshme kalimin nga nje diktature ne nje demokraci, do te bazohej ne transformimin nepermjet te drejtes.
Europianet, ne mungese te nje modeli te gatshem per aplikim, i cili do te bente te mundur kete transformim, menduan dhe konceptuan nje proces ndryshimi, i cili do te bazohej kryesisht, si fillim ne ndryshimin e te drejtes, pra legjislacionit te vendit aspirant. Ideja e ketij transformimi qe e thjeshte: qytetaret e ketij vendi, te mesuar me supermacine dhe respektimin e detyrueshem te ligjeve te diktatures, nuk do ta kishin veshtire qe kete kulture juridike ta perdornin edhe ne demokraci.
Me fjale te tjera, ata do ti bindeshin njesoj edhe ligjeve dhe urdherimeve te demokracise. Dhe keshtu, me kohe, respektimi i tyre do te sillte si pasoje, ndertimin edhe te nje kulture dhe mentaliteti te ri demokratik.
Per ta kuptuar kete mjafton te kujtohemi per semaforet e vendosura vecse vone ne Shqiperi. Ne fillim, kur u vendosen per here te pare, askush nuk i respektonte. U desh qe ne udhekryqet e Tiranes, pervec semaforeve te rinj, te vendosej prane edhe nje polic rrugor, i cili kishte per detyre te detyronte njerezit te respektonin semaforin.
Jo rralle edhe sot e kesaj dite, jo larg semaforeve gjen ndonje polic te fshehur, te gatshem te kap ne gabim qytetar qe nuk respektojne kete shenje, ende jo edhe sot e kesaj dite.
Por, nese dje te pakte e te mesuar me zor, sot ne shumicen e tyre, njerezit e respektojne semaforin sepse tashme ia njohin vleren.
Sot, mund te gjesh, edhe ne oret e para te dites, qytetare te ketij vendi, te ndalur para semaforit te kuq edhe pse per se largu nuk gjendet asnje shenje polici rrugor apo mjeti tjeter.
Pak a shume kjo do te ishte logjika e shnderrimit te sistemeve nepermjet transformimit te se drejtes se vendit.
Por, edhe pse kerkoi vite te mesuarit me te mirat qe sjell, respektimi i semaforit eshte ne realitet shume here me i thjeshte se procesi i ndergjegjesimit te qytetarit mbi rendesine e njohjes dhe shnderrimit ne organike te vlerave europiane te permendura me lart. Sigurisht, te jesh europian sot do te thote shume me teper se te respektosh ligjet e vendit.
Do te thote ne fakt, te kesh kuptuar ose me sakte akoma, te ndjesh thelle ne psikiken tende nevojen e forte dhe ngulmuese per persosje te jetes, te demokracise ne vend, te zgjerimit dhe aplikimit pa ekuivok te lirive dhe te drejtave te njeriut, te nje organizimi gjithmone e me te plote te ekonomise se tregut, te solidaritetit shoqeror, te transparences, etj., etj.
Por pas, pothuajse njezet vjetesh te ketij procesi demokratizimi te vendit dhe shoqerise shqiptare i cili, ne fakt eshte dhe njekohesisht europianizimi i tij, eshte shume pak te jesh akoma ne nivelin fillestar te ketij procesi: pra miratimit te nje kuadri ligjor europian dhe respektimit te tij.
Edhe nese kjo do te ndodhte ne perfeksion (ne fakt as kjo nuk ndodh), eshte shume pak. Sepse na kerkohet me teper. Ose me sakte, do te na duhej te kerkonim me teper nga vetja.
Sot kerkohet te ndjejme dhe mendojme si Europian.
A po ndodh kjo? Qe kjo nuk po ndodh me qytetarin e ketij vendi, eshte e dukshme. Por, eshte gjithashtu e kuptueshme per arsye qe tashme i dime te gjithe. Kjo nuk eshte padyshim nje gje e mire, por nuk mund ti fajesojme gjithmone qytetaret e nje vendi, ne historine e te cilit ka njohur vecse regjime autoritare.
Por kjo nuk po ndodh - dhe ky eshte lajmi i keq - me ate nga e cila pritej te ndodhte, gjate gjithe kesaj kohe, fare pa ndihmen e europianeve, por thjesht dhe vetem nga nxitja e brendshme per nje jete me te mire, pra klases politike te ketij vendi.
Nga kjo e fundit, kerkohet gjithmone te shohe me larg se kushdo tjeter, ne horizontet drejt te cileve, do te udheheqin rrugetimin e qytetareve te ketij vendi.
Sot kjo detyre eshte gjithashtu relativisht e thjeshte per shkakun se ne krah ka fuqi te medha demokratike, te cilat vec ndihmojne duke ndricuar rrugen tone me pervojen dhe ndihmen e tyre.
Por, tamam atehere, cuditerisht, integrimi nuk ecen me hapat e duhur, sepse dhe demokratizimi i vendit ecen teper ngadale. Kjo po ndodh, sepse roli i kesaj klase eshte "luajtur" ndryshe nga ai cka pritej.
Ne fakt, duket se koha ka qene me se e mjaftueshme per te, per te kuptuar se me pare vjen demokratizimi dhe me pas integrimi apo me se paku keto dy procese do te duhej te ecnin krahe per krah.
Ne te vertete, ndryshe nga cpritej, klasat politike shqiptare e kane prezantuar integrimin Europian (brenda vendit kuptohet), si nje proces i cili jo thjesht do te na conte ne Europe, por dhe do te sillte si rezultat edhe demokratizimin dhe ne pergjithesi europianizimin e vendit dhe te shoqerise, kur ne Europe strategjia ishte e kundert.
Nepermjet kushtezimeve te vendosura prej saj, synohej pikerisht demokratizimi i vendit para se ai te integrohej. Me fjale te tjera, kjo klase, pavaresisht nga diskursi i saj publik, ne realitet ka krijuar para qytetareve te saj mitin urban se gjithcka po e meson ngadale - ngadale gjate ketij procesi.
Po keshtu per te forcuar kete mit, ajo e prezanton kete integrim (per demokratizim flitet aq pak ne Shqiperi), sic parashikohej ai ne momentet e fillimit, njezet vjet me pare.
Pra, si nje proces teresisht mekanik, avancimi i te cilit edhe pse i ngadalshem do te sillte dikur integrimin e vendit ne Europe dhe sigurisht, bashke me te edhe demokracine. Kjo duket te jete nje zgjidhje e formesuar me kohe per te shpjeguar para opinionit, perse jemi te fundit, ne vija te pergjithshme si dhe per te justifikuar jo rralle hapa aspak demokratik te rutines se perditshme qeverisese.
Kjo sjellje shpjegon rezultatet e cuditshme gjate kesaj periudhe. Keshtu, eshte tashme e qarte se askush ne klasen politike Shqiptare nuk ka si te mos e dije se administrata publike e vendit duhet te jete e pavarur nga politika, me rregulla te qarta karriere, rekrutimi dhe pushimi nga puna dhe se mbi te gjitha perfeksionimi i saj kerkon ne radhe te para stabilitet afatgjate.
Nje klase politike e europianizuar do te mundohej ne cdo moment per te bere te mundur zbatimin e ketyre kerkesave jo vetem te kohes.
Ne te vertete te gjithe e dime cndodh. Para publikut shqiptar sjellja ndaj saj prezantohet si permbushje e kerkesave te Europes per te pasur thjesht dhe vetem nje kuader ligjor te plote.
Sigurisht, te pa zbatuar dhe shkelur me dy kembe. Udheheqes te vertete shteti do te dinin te sakrifikonin kerkesat e militanteve, duke ndertuar me se fundi nje administrate profesionale dhe te pavarur nga politika. Kjo nuk ndodh.
Por kjo nuk ndodh pothuajse ne te gjitha fushat. Dhe kjo nuk ndodh nga padija e shumicave qeverisese tona, por nga mungesa e vlerave te mirefillta europiane ne mendesine dhe kulturen e tyre.
Pikerisht, ketu qendron dhe shkaku kryesor i voneses sone. Prezantimi i procesit te integrimit si nje proces thjeshtesisht mekanik synon te mbuloje para opinionit publik vendas jo thjesht dhe vetem vonesen e ketij procesi (shpesh kete mund ta kerkojne edhe tek Europa vete), por ne radhe te pare mungesen alarmante te kultures demokratike europiane te autoreve te ketij manipulimi.
Eshte kjo mungese e fundit qe vonon demokratizimin tone dhe rrjedhimisht integrimin ne Europe. E pamundur te kuptohet, per arsye objektive e subjektive, nga qytetari i ketij vendi, kjo ka kohe qe dihet dhe njihet me se miri nga Europa.
Kesaj te fundit, i intereson shume me teper se ana formale e demokratizimit te Shqiperise, ana thelbesore e tij.
Dhe ne fakt, ky i fundit mungon ne menyre alarmante, per ke ka sy te shikoje e vesh te degjoje...