Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Intervista, Gjiknuri Djegia e kutive ne dore te Berishes

Publikuar me : 27.08.2010 Ne : Kuriozitete - 131 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TIRANE- Nensekretari per Çeshtjet Ligjore ne Partine Socialiste, Damian Gjiknuri, deklaroi dje se shkrepesen dhe benzinen e kontrollon Sali Berisha dhe anetaret e tij ne KQZ nuk i mbetet te bejne pervec asaj qe kane bere deri me tani, te presin urdhrin e piromanit ne qeveri. Ne nje interviste te dhene per gazeten Shekulli, ai tha se ky debat nuk eshte per KQZ-ne, por eshte nje debat qe vazhdon mes aktoreve kryesor politike, opozites nga njera ane qe kerkon transparence dhe qeverise nga ana tjeter qe kerkon ti vere kapak kesaj ceshtje. i pyetur mbi deklaraten e disa anetareve te KQZ se do te digjen kutite me dekretimin e dates se zgjedhjeve, zyrtari socialist e cilesoi kete si nje absurditet juridik dhe i pa asnje justifikim praktik, pasi data e zgjedhjeve nuk ka lidhje me djegien e fleteve dhe as me sistemimin e kutive. Sipas tij, eshte absurde te deklarosh se dekretimi i dates se zgjedhjeve 9 muaj perpara zgjedhjeve dikton djegien, a thua se vetem kjo i mbetet KQZ per te bere. Por djegia nuk e shuan krizen, perkundrazi e ndez edhe me situaten politike. Ne vend qe te mendoje djegien eshte mire te arrije nje kompromis mbi bazen e rezolutes se PE dhe te shmange djegien si qellim ne vetvete, u shpreh deputeti i grupit Parlamentar Socialist.

Zoti Gjiknuri, anetare te Komisioni Qendror te Zgjedhjeve kane deklaruar se me dekretimin e dates se zgjedhjeve do te ndermarrin hapat ligjore per djegien e kutive. Si e shikoni ju kete levizje te disa prej anetareve te ketij institucioni?

Nje absurditet juridik dhe i pa asnje justifikim praktik, pasi data e zgjedhjeve nuk ka lidhje me djegien e fleteve dhe as me sistemimin e kutive. Eshte absurde te deklarosh se dekretimi i dates se zgjedhjeve 9 muaj perpara zgjedhjeve dikton djegien, a thua se vetem kjo i mbetet KQZ per te bere. Nuk e di si ia benin zoterinjte me pare kur data e zgjedhjeve dekretohej vetem 2 muaj perpara zgjedhjeve, pasi edhe atehere kishin te njejtat detyrime. Ne fakt, keto deklarime jane diversion politik per te rritur trysnine dhe per te zhvendosur vemendjen, pasi djegia e fleteve nuk mund te jete kurre prioritet i KQZ-se. Po te ishte se ky organ funksionon ne vakum dhe nuk di sec ndodh rreth tij, perse nuk i dogji me pare dhe cfare e pengonte? Pergjigja vjen natyrshem, shkrepesen dhe benzinen e kontrollon Sali Berisha dhe anetaret e tij ne KQZ nuk i mbetet te bejne pervec asaj qe kane bere deri me tani, te presin urdhrin e piromanit ne qeveri. Prandaj, ky debat nuk eshte per KQZ-ne, por eshte nje debat qe vazhdon mes aktoreve kryesor politike, opozites nga njera ane qe kerkon transparence dhe qeverise nga ana tjeter qe kerkon ti vere kapak kesaj ceshtje. Nese do te ishte problem praktik, mjafton qe KQZ te blinte disa kuti te tjera apo te konservonte fletet e votimit ne arkiv nepermjet nje konsensusi politik dhe ceshtja nuk do te perbente me debat publik.


Nese nje gje e tille do te ndodhe, cila eshte rruga qe do te ndjeke Partia Socialiste?


Sic e thashe me lart, djegia e fleteve eshte vetem levizje e Berishes, i cili bashke me djegien kerkon te beje hi edhe vete problemin duke e bere fakt te kryer, duke shpresuar se ketij problemi i vihet kapak. Por djegia nuk e shuan krizen, perkundrazi e ndez edhe me situaten politike, qe edhe sot eshte jo pak e ndezur. Ne vend qe te mendoje djegien, eshte mire te arrije nje kompromis mbi bazen e rezolutes se PE dhe te shmange djegien si qellim ne vetvete. Besoj se per kedo eshte e qarte se nese ka vullnet politik mund te arrihet fare lehte ajo qe thashe me lart. Pjesen tjeter le tia lere KQZ-se qe besoj se nuk eshte aq holle sa per te blere disa kuti te tjera plastike per zgjedhjet qe vijne. Ne te kundert, une nuk mund te parashikoj se cmund te ndodhe, por ne mes te nje krize te japesh shkas per te djegur cdo kompromis nuk do te ndodhe asgje e mire, pervec thellimit te krizes ne nje vend qe lengon nga shume aspekte. Dhe te mendosh qe kjo mund te nxitet nga ai qe qeveris kete vend, i cili duhet te ishte i pari qe te ofronte zgjidhje dhe siguri, te ben te mendosh qe piromanine e tij do ta kishte zili edhe vete Neroni i Romes po te ishte gjalle.


Ka pasur nje deklarate te Kryeministrit Berisha, i cili eshte shprehur se eshte pro hetimit te materialeve zgjedhore. Ligjerisht, cfare kuptojme me materiale zgjedhore?


Ato jane te percaktuara qarte ne Kodin Zgjedhor, por ato qe nevojiten per hetim, jane listat e votuesve, procesverbalet dhe librat e protokollit, te gjitha te kycura ne kutite e materialeve zgjedhore.


A ka perpjekje gjate ketyre diteve nga socialistet per te arritur ne nje kompromis me demokratet?


Une jam njohur nga media per perpjekjet dhe propozime te vazhdueshme nga ana e PS apo edhe per disa takime ne nivel drejtuesish te grupeve parlamentare te PD dhe PS. Nga pervoja qe une kam pasur ne kete drejtim, keto takime apo ceshtjet e lidhura me to duhet te diskutohen ne tryeza te ngushta negocimi politik e teknik duke ia lene ne dore drejtuesve vetem ratifikimin e tyre formal. Kjo eshte rruga qe negociohet cdo krize, marreveshje apo gjithcka tjeter qe perfshin pale me interesa te ndryshme dhe jo rruga e asaj qe ne politiken moderne ka marre etiketimin diplomacia e megafonit - pra negocimi mes akuzave, letrave te hapura apo konferencave per shtyp, e cila nuk ka gjasa te jape rezultat. Nuk jam ne dijeni te ndonje negocimi te tille, por nese ka, Rezoluta e PE dhe kompromisi per hetim materialesh zgjedhore dhe mosdjegie fletesh, eshte me se i mundshem politikisht, ligjerisht dhe teknikisht.


Cila do te ishte zgjidhja me e mire per kutite e votimit, qe edhe zgjedhjet e ardhshme te mos rrezikoheshin?


Besoj se ju pergjigja pak me lart, hetim materialesh zgjedhore dhe mos djegie fletesh per ndonje vendimmarrje eventuale ne lidhje me to.


Mazhoranca ka ftuar opoziten ti bashkohet komisionit te reformes zgjedhore ne muajin shtator. A do ti bashkengjitet PS ketij komisioni?


Natyrshem qe Kodi Zgjedhor kerkon ripunim te pjesshem per te adresuar nje sere problemesh te evidentuara ne zgjedhje, por qe ligji te kete qendrueshmeri dhe propozimet te mos vijne thjesht si oportunizem politik, nje hetim i procesit qe kaluam eshte i nevojshem. Fundja kjo eshte metodologjia klasike kudo ne bote, e cila mund te perkufizohet si zinxhiri i hetimit, gjetjeve, rekomandimeve dhe zgjidhjeve juridike. Nese ka vullnet politik jemi akoma ne kohe, pasi hetimi mund te fokusohet ne disa ceshtje te vecanta dhe mund te perfundoje nga fundi i vjeshtes duke i lene nje ose dy muaj kohe hartimit te amendimeve ligjore. Keto ceshtje mbi te gjitha duhet te perqendrohen tek administrimi dhe vendimmarrje ne te gjitha shkallet e administrates zgjedhore. Te mos harrojme nje gje, pasi shpesh dhe spekulohet, nuk ka nevoje per nje kod te ri Zgjedhor apo sistem te ri zgjedhor, por vetem amendime te disa dispozitave qe mund te aplikohen ne zgjedhjet vendore, prandaj kam bindjen se puna si per hetimin edhe per amendimet e kodit mund te perfundoje brenda vitit, duke i lene kohe zgjedhjeve te cilat pritet te zhvillohen ne maj te vitit tjeter. Qendrimi i PS per kete eshte i njohur, perfundimi i hetimit parlamentar ne kohe do ti hapte rruge natyrshem edhe amendimeve te Kodit Zgjedhor.

**********************************


Me dekretimin e dates se zgjedhjeve vendore nga Presidenti i Republikes, Bamir Topi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do te filloje nga puna per pergatitjen e zgjedhjeve dhe ku perfshihet djegia e kutive te votimit. Nje gje te tille e ka konfirmuar per gazeten Shekulli, anetari i KQZ, Klement Zguri. Ai sjell ne vemendje se ligji thote qe KQZ pasi perfundon i gjithe procesi dhe i ankimimit, eshte neni 178 pika 6, hap kutite e materialeve zgjedhore. Sipas tij, ky nen e ka te fiksuar, procesverbalet dhe cfare duhet qe te shkojne ne arshiven e shtetit. Ndersa, vijoi zyrtari i larte i KQZ, fletet e votimit dhe kunderfletet digjen ne mbikeqyrjen e tyre. Pra, tani eshte ideja qe ne te gjithe kohe per te mos u futur ne konfliktin qe ishte ndermjet partive politike, ne qendruam, nuk nderhyme. Me daljen e dekretit ne jemi te detyruar te vihemi ne levizje, se ne nuk mund te pranojme qe te rrezikohen zgjedhjet per shkakun tone se ne nuk bejme dot punet, -deklaroi Zguri.


Kjo do te thote qe, sqaroi anetari i institucionit te administrimit te zgjedhjeve, me daljen e dekretit te Presidentit, KQZ do te vendose prioritetet e veta, sipas procedurave dhe afateve qe kalon procesi zgjedhor, ku ne vemendje patjeter jane edhe infrastruktura, logjistika, ku kutite e votimit jane nje nga keto elementet. KQZ do te vendose prioritetet e veta dhe nisur nga afatet dhe procedurat neper te cilen kalon nje proces zgjedhor. Kjo do te thote qe, edhe kutite e votimit do ti nenshtrohen detyrimit ligjor, -shpjegoi proceduren Klement Zguri. Me tej, ai thekson se kohen e djegies se fleteve te votimit e vendos Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.


Per sa i perket problemit mbi kutite e fleteve te votimit qe mban peng zgjidhjen e krizes politike ne Shqiperi, Zguri thote se eshte nje konflikt qe nuk eshte i perkthyer ne ligj. Kjo eshte situata e politikes ne Shqiperi. Une jam nje institucion qe eci permes ligjit dhe veprimet e mia i bazoj ne ligj. Neser ne rast se me rrezikohet procesi qofte edhe per shkak se nuk jane gati kutite, apo logjistika ne pergjithesi, kush e mban pergjegjesine konflikti apo institucioni?, -vlereson anetari i KQZ.


I pyetur mbi propozimin e PS qe fletet te mos digjen, por te blihen kuti te tjera, Zguri thote se nuk i referohet as cfare thote PS dhe as cfare PD, por cfare ligji kerkon. Ne rast se ata bien dakord, jane problemet e tyre, por gjithsesi duhet ti kthejne ne ligj, ne akt normativ. Ne ne momentin qe flasim kemi Kodin Zgjedhor perpara dhe i referohemi atij. Nuk jam une KQZ, eshte vendimi i KQZ qe do ta vleresoje. Por, eshte thjesht kujdesi qe ne nuk mund te rrezikojme procesin e ardhshem, vlereson ai. Anetari i institucionit te administrimit te zgjedhjeve theksoi se konflikti nuk eshte ligjor dhe po te ishte mund te kishin nderhyre kur kerkonte njera pale qe te digjen. Sipas tij, KQZ priti te gjithe kete kohe dhe per te mos nderhyre ne mes ne nje debat publik. Gjithsesi ka nje fund, nuk mund te shkojme pambarim keshtu. Ne rast se ata nuk konkludojne, nuk merren vesh, ne jemi te detyruar ta cojme ne kete pike,- deklaroi Klement Zguri.

SOMARIO

Me daljen e dekretit te Presidentit, KQZ do te vendose prioritetet e veta, sipas procedurave dhe afateve qe kalon procesi zgjedhor, ku ne vemendje patjeter jane edhe infrastruktura, logjistika, ku kutite e votimit jane nje nga keto elementet. Kjo do te thote qe, edhe kutite e votimit do ti nenshtrohen detyrimit ligjor


Kodi Zgjedhor/ Neni 178
Ruajtja e dokumentacionit
5. Menjehere pas shpalljes se rezultateve nga KZAZ-ja, komisioni i dergon KQZ-se, ne menyren e caktuar prej saj, te gjitha kutite e vulosura te votimit me procesverbalet e votimit, vulen e komisionit, fletet e votimit te perdorura ne zgjedhje, si edhe fletet e votimit te paperdorura.
6. Me marrjen e kutive te votimit dhe fleteve te votimit te paperdorura dhe pas perfundimit te afatit per ankimet, sipas ketij Kodi, KQZ-ja hap te gjitha kutite e votimit, nxjerr procesverbalet e votimit, si dhe tabelat dhe procesverbalin e numrit te fleteve te votimit dhe ia dergon ato Arkivit Qendror te Shtetit ne menyren e caktuar prej tij. Te gjitha fletet e votimit dhe kunderfletet digjen nen mbikeqyrjen e KQZ-se.




Nga ana tjeter nensekretari per Çeshtjet Ligjore ne Partine Socialiste, Damian Gjiknuri, vleresoi dje se dekretimi i dates se zgjedhjeve nuk ka te beje fare me procesin e asgjesimit te fleteve sic pretendohet. Ne nje prononcim te dhene per gazeten Shekulli, zyrtari socialist sqaroi se nuk ka asnje nevoje nga ana e KQZ per ti asgjesuar fletet e votimit, pasi behet fjale per gjysmen e kutive te mundshme te votimit. Gjithashtu ai sqaron se per sa i perket reformes zgjedhore do te ishte me vend, qe deri ne fund te nentorit te hetoheshin zgjedhjet dhe me pas permes nje komisioni te adresoheshin disa nga rekomandimet, qe do te vinin nga hetimi i zgjedhjeve.



FLETET

Eksperti i selise roze tha dje se me dekretin e dates se zgjedhjeve nga Presidenti nuk ka lidhje, nuk ndikon fare, nuk ka asnje emergjence per asgjesimin e fleteve te votimit, pasi zgjedhjet vendore parashikohen te behen ne maj te vitit 2011. Keshtu qe, cdolloj nxitimi per te djegur fletet e votimit thjesht mund te jete i motivuar politikisht dhe nuk ka asnje lloj qellimi tjeter te arsyeshem per pergatitjen. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka elemente te tjere qe duhet te merren me pergatitjen e zgjedhjeve dhe jo kjo, -shpjegon Gjiknuri. Patjeter qe KQZ, sipas tij, nese e shikon te arsyeshme mund te vazhdoje pergatitjet e saj, gjerat percaktohen ne kod pak a shume dhe nuk kane pse te diskutojne ceshtjen e asgjesimit te materialeve.


I pyetur se nese do te digjen fletet e votimit cfare qendrimi do te mbaje Partia Socialiste, anetari i kesaj partie deklaron se ka nje qendrim politik mbi kete ceshtje dhe eshte publikisht i ditur tashme. Ai sugjeron nje zgjidhje praktike, qe fletet e votimit te ruhen ne arkiv dhe te mos digjen. Nese do te donin zgjidhje praktike, do te ishte me me vend qe keto kuti, fletet e votimit te konservoheshin dhe nuk besoj se ceshtja ngelet per blerjen e disa kutive te tjerave. Nuk besoj se KQZ apo shteti shqiptar paska ngelur keq per pak para per te blere disa kuti te tjera, -sugjeron juristi i Partise Socialiste.


REFORMA
Nensekretari per Çeshtjet Ligjore ne PS shpjegoi gjithashtu se si mund te kryhet reforma zgjedhore ne funksion te zgjedhjeve te ardhshme vendore. Do te ishte me vend qe ne fillim te kryhej nje hetim, kete muaj deri ne fund te muajit nentor mund te kryhej hetimit i zgjedhjeve dhe ne muajin dhjetor mund te ishte koha qe te adresoheshin disa rekomandimet qe do te vinin nga hetimi i zgjedhjeve, ne baze te zgjedhjeve gjithmone. Kjo mund te ishte nje zgjidhje e ardhshme,- sqaroi Damian Gjiknuri. Sipas tij, nuk ka nevoje per amendime te karakterit radikal, sepse jane vetem elemente pjesore qe kane nevoje per ndryshime. Nuk eshte momenti qe te diskutojme per sisteme zgjedhore, apo reforme teresore zgjedhore, pra vetem per ceshtjet qe do ti adresohen zgjedhjeve vendore, kjo do te ishte nje zgjidhje,- arsyetoi deputeti i Partise Socialiste.



ZGJIDHJA

Nese do te donin zgjidhje praktike, do te ishte me me vend qe keto kuti, fletet e votimit te konservoheshin dhe nuk besoj se ceshtja ngelet per blerjen e disa kutive te tjerave. Nuk besoj se KQZ apo shteti shqiptar paska ngelur keq per pak para per te blere disa kuti te tjera.


REFORMA
Do te ishte me vend qe ne fillim te kryhej nje hetim, kete muaj deri ne fund te muajit nentor mund te kryhej hetimit i zgjedhjeve dhe ne muajin dhjetor mund te ishte koha qe te adresoheshin disa rekomandimet qe do te vinin nga hetimi i zgjedhjeve, ne baze te zgjedhjeve gjithmone.



Nderkaq nenkryetarja e Komisioni Qendror te Zgjedhjeve, Deshira Subashi, deklaroi dje se vendimmarrja per te djegur fletet e votimit pas dekretimit te zgjedhjeve nga Presidenti i Republikes nuk eshte emergjente. Ne nje prononcim per mediat, zyrtarja e larte e KQZ deklaron se nje vendimmarrje nga ky institucion per djegien e fleteve, duhet te vije pasi PD dhe PS te kene gjetur nje zgjidhje mes tyre, mbi kete pike te nxehte. Lidhur me fletet e votimit ka pasur konteste politike dhe sigurisht qe nje vendimmarrje e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve nuk do te ishte shume komode per te bere ate pjese teknike qe pa diskutim do te merrte ngjyrime politike. Ky operacion per te pastruar kutite e votimit, per ti bere gati per zgjedhjet e ardhshme, eshte nje operacion qe skerkon nje kohe te gjate, behet ne nje kohe te pershtatshme, -vleresoi nenkryetarja e KQZ-se. Ajo argumentoi se edhe zgjedhjet e pritshme vendore nuk jane pengese per asgjesimin e kutive te votimi. Sipas saj, duke qene perpara nje afati 9-mujor, shprehu besimin qe nuk ka prekur standardin e zgjedhjeve te ardhshme marrja e ketij vendimi apo administrimi i dokumentacionit zgjedhor te vitit 2009. Keto kuti te materialeve zgjedhore behen gati per zgjedhjet e ardhshme dhe dergohen ne baze vetem tre dite nga data e zgjedhjeve. Sigurisht 3-ditshi kerkon qe baza materiale te jete e gatshme. Por, edhe sikur edhe nje muaj perpara ky operacion eshte i afrueshem per tu bere, -sqaron Deshira Subashi. E pyetur mbi deklaratat se KQZ-ja po shkel ligjin dhe Kodin Zgjedhor, duke mos marre nje vendim per kutite e materialeve zgjedhore, ajo thote se nese vendimmarrja merret per asgjesimin e kutive, materialet zgjedhore dergohen ne fillim ne arkivat e shtetit dhe me pas fletet digjen.



************************


Mazhoranca shmang kerkesen e socialisteve per hetimin e zgjedhjeve te fundit parlamentare permes hapjes se kutive dhe kerkon fillimin e punes per reformen zgjedhore se zgjedhjeve te ardhshme vendore. Megjithese Partia Socialiste eshte shprehur e vendosur se reforma e ardhshme zgjedhore eshte e kushtezuar me hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit, Partia Demokratike dhe aleatet e saj kane propozuar uljen ne tryezen e bisedimeve per ceshtjen e reformes, por duke mos permendur ne asnje cast kerkesen e opozites. Deputeti i Partise Demokratike, Mark Marku, ka shkuar edhe me tej ne analizen e tij, duke thene se PS e ka humbur betejen per hetimin e fleteve dhe duhet te mendoje per ligjin konsensual per zhvillimin e zgjedhjeve te ardhshme. Aleati i demokrateve, kreu i PLL, Ekrem Spahia, apeloi dje ndaj forcave politike qe te nisin reformen zgjedhore, madje beri edhe propozime konkrete. Ndersa Presidenti i Nderit i Partise Republikane, Sabri Godo, vleresoi si te nevojshme qe me nisjen e sesionit parlamentar te rishqyrtohet Kodi Zgjedhor.


PD
Deputeti i Partise Demokratike, Mark Marku, deklaroi dje se socialistet e kane humbur betejen per hetimin e fleteve. Ajo qe duhet te mendoje opozita tashme jane zgjedhjet e ardhshme lokale dhe ligji konsensual per organizimin e tyre, -u shpreh per mediat, deputeti demokrat. Nga ana tjeter, megjithese ai vlereson se zgjedhjet e fundit parlamentare nuk ishin te perkryera, thote se kontestime nuk ka vetem ne Shqiperi. Alternative e vetme qe duhet te lexohet me sy objektiv nga Partia Socialiste eshte rezoluta e Parlamentit Europian. Kjo, eshte baza qe do te rikthente kompromisin mes dy forcave kryesore politike ne vend, vlereson zyrtari demokrat. Mazhoranca ka pranuar ngritjen e komisionit te ri hetimor, por ka kundershtuar prej kohesh hetimin permes fleteve te votimit. Tashme, me shume se 1 vit pas zgjedhjeve parlamentare, Partia Demokratike ve theksin gjithnje e me shume tek reforma elektorale dhe fton Partine Socialiste qe te behet pjese e saj.


PLL
Kryetari i Partise Levizja e Legalitetit, Ekrem Spahia, kerkoi dje nisjen e punes per reformen zgjedhore ne kushtet kur po afrohen zgjedhjet e ardhshme vendore. Ne nje komunikim per mediat, lideri i PLL tha se ne kushtet kur po afrohet afati i dekretimit te zgjedhjeve te ardhshme vendore dhe caktimi i dates se zhvillimit te tyre eshte deri me daten 8 shtator, partite politike kane detyrimin qe te fillojne pergatitjet per Reformen Zgjedhore. Sipas tij, Kodi Zgjedhor ka nevoje per permiresime te rendesishme, te cilat jane evidentuar dhe ne rekomandimet e OSBE/ODHIR-it. Ai ka sugjeruar se parimet e barazise, mosdiskriminimit dhe transparences duhet te zbatohen plotesisht, ne menyre qe ndaj asnje subjekti zgjedhor te mos vendosen kufizime te njeanshme ne procesin e regjistrimit, financimit te partive dhe kontrollit te votes. Levizja e Legalitetit mendon se ndertimi i nje administrate zgjedhore jopartiake dhe ndryshimi i menyres se numerimit te votave duke perdorur skanimin e fleteve te votimit, do te ishin dy zgjidhje te thjeshta qe do te rrisnin dukshem besimin e elektoratit tek zgjedhjet, propozoi Spahia.


PR
Presidenti i Nderit i Partise Republikane, Sabri Godo, kerkoi dje nga klasa politike shqiptare qe te nderhyhet ne Kodin Zgjedhor per te mos penalizuar partite e vogla. Ne lidhje me ndryshimet ne Kod, politikani republikan vlereson se ne shtator duhet te nisin medoemos punimet per fillimin e ndryshimeve. Sipas tij, logjikisht eshte mese e nevojshme qe partite e vogla politike duhet te jene te pranishme ne parlament. Ai thote se duhet te kemi 7-8 parti qe te kene nje numer 10-15 per qind te votave ne Parlament dhe kjo behet duke korrektuar kete Kod Elektoral qe kemi ne fuqi. Eshte nje nevoje imediate qe ne shtator, me hapjen e parlamentit dhe te stines politike duhet te niset me kete gje, me rishqyrtimin e Kodit dhe ligjit elektoral, apeloi ndaj forcave politike, Presidenti i Nderit i Partise Republikane.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kurbani dhe Shqiperia si vazhdim i panderprere i pavazhdimesise

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 41 here.
        Nga Gazmend Kapllani*   Personalisht nuk kam asnjë lloj farefisnie politike me autorin. Dhe nuk do isha këtu të flisja për librin në se nuk do më pëlqente me të vërtetë. Shumica prej jush që jeni në këtë sallë nuk keni nevojë që unë t’ju flas mirë për librin dhe për autorin sepse kam përshtypjen, duke parë gjestet tuaja, që mendoni mirë për autorin edhe pa e lexuar librin. Do mendonit shumë mirë për të edhe sikur ai mos t’a...Lexo te gjithe artikullin »


» A u duhen studenteve kaq shume mastera?
» Sovraniteti i fakteve
» Shqiperia si vazhdim i panderprere i pavazhdimesise
» Perqeshja aktoreske per Gjykaten Kushtetuese
» Romet, Avokati i Popullit dhe ne, “raca e bardhe”
» Leter publike e Nexhmije Hoxhes
» Lecitja
» Nuk ka Shqiperi te pasur, me fshat te varfer
» “Feudalizem” me plehrat…
» “E shkruar” nga Perendi(mi)!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit