Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Ish- juristi i Kuvendit, i pandehur per mashtrim

Publikuar me : 25.07.2010 Ne : Kronike - 148 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Prokuroria Mbyllet hetimi per Xhutin, i akuzuar si sekser ne Gjykaten e Larte. Kishte fituar gjyqin per pushim nga puna

TIRANE- Prokuroria e kryeqytetit mbylli hetimet dhe dorezoi per gjykim prane togave te zeza dosjen penale ndaj ish-juristit te Kuvendit te pandehurit Albert Xhuti per akuzen e mashtrimit. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare prane institucionit te akuzes, te cilet sqaruan se nga hetimet gati tremujore, eshte arritur te provohet se i pandehuri Xhuti ka mashtruar familjen Bega. Mashtrim ky, qe sipas akuzes, konsiston ne faktin e marrjes se shumes prej 5 mije eurove nga i pandehuri me premtimin e lirimit nga Gjykata e Larte te shtetasit te denuar Iljaz Bega.


Familja e ketij te fundit, nga ana tjeter, pat pretenduar se ish-juristi i Kuvendit, Xhuti, i kishte marre kundrejt premtimit per lirimin e 71- vjecarit Bega shumen prej 10 mije euro. Sipas kerkeses per gjykim, mesohet se familja Bega kishte bere pagesen tek mashtruesi Xhuti ne muajin korrik 2009, nderkohe Gjykata e Larte kishte shpallur vendimin per te denuarin me 14 vite burg Iljaz Bega me 23 mars 2009, pra tre muaj pas mos pranimit te rekursit nga Gjykata e Larte. Me mos pranimin e rekursit, vendimi ndaj Beges ka marre formen e prere te denimit me 21 vite burg, por, per shkak te aplikimit te gjykimit te shkurtuar, 71- vjecari i denuar per vrasjen e dyfishte ka perfituar uljen e 1/3 se denimit, duke u denuar perfundimisht me 14 vjet burg.


Gjithashtu, konfirmohet se ish-juristi i Kuvendit Albert Xhuti ka pasur njohje personale dhe familjare me te denuarin 71- vjecar Iljaz Bega, te cilin e ka takuar disa here ne ambientet e vuajtjes se denimit ne Fushe Kruje ne lidhje me ceshtjen. Nderkohe, sipas familjareve mashtruesi Xhuti i ka marre atyre 10 mije euro me premtimin e lirimit. Vete i pandehuri gjate fazes se hetimit dhe para togave te zeza te Gjykates se Shkalles se Pare ne kryeqytet, ne seancen e vleftesimit te arrestit dhe caktimit te mases se sigurise, pati pranuar se familjes Bega i kishte marre 5 mije euro, por ne forme borxhi, po premtimi per lirimin e 71- vjecarit Bega.


Vepra penale mashtrimi per te cilen do te gjykohet ish-jursti i Kuvendit, Xhuti, parashikohet ne nenin 143, ku nese deklarohet fajtor per kete veper penale rrezikon te denohet me gjobe ose me burg deri ne 5 vite heqje lirie. Sipas dosjes, i pandehuri Xhuti eshte arrestuar paraditen e dates 13 maj 2010 ne rrugen e Durresit, prane kryqezimit te Zogut te Zi (sheshi Rilindja), pak kohe pasi ai kishte dale nga shtepia e tij prane ish-Shkolles se Partise ne rrugen e Durresit.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Dokumenti i policise Te pezullohen hetimet per “pucin”

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 41 here.
Dokumenti i policise  Te pezullohen hetimet per “pucin”Flamur Vezaj / Luis Tanushi TIRANË- Edhe pse tashmë hetimi ndaj organizatorëve të demonstratës së 21 Janarit ka nisur në Prokurorinë e Përgjithshme, policia e shqiptare ka kërkuar zyrtarisht në korrik të vitit të kaluar që të pezullojnë hetimin për “puçistët” pasi nuk provohet se dhuna e ushtruar nga demonstruesit ka qenë e organizuar. “Shekulli” ka siguruar dokumentin zyrtar, shkresa me nr. 229 të datës 11 Korrik 2011 që mban titullin “relacioni shpjeguese për...Lexo te gjithe artikullin »


» Elbasan, punetori rrezohet nga kati i katert
» Abuzoi me te miturin, pranga 36-vjecarit
» Itali, vdes ne aksident nje 31-vjecar shqiptar
» Aksident ne Fier, plagoset 21-vjecari
» Sherri per pronat, plagosen dy persona
» Tirane, nje i arrestuar ne flagrance
» Aksidenti me djalin e Rucit, shkon ne gjyq shoferi i makines tjeter
» Grabitet dhe plagoset pronari i argjendarise
» Tirane, vritet 50-vjecarja me 3 plumba
» Makina del nga rruga, 1 i vdekur 1 i plagosur

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit