LONDER- Ilir Kumbaro eshte lene serish i lire nga Gjyakta e Apelit, Londer. Gjykata pranoi nje garanci pasurore prej 10 mije sterlinash si dhe mori parasysh moshen, semundjet, dhe qendrimin 15 muajsh ne burg gjate procesit te shkuar te ish-SHIK-asit Ilir Kumbaro.
Gjykata vendosi instalimin e nje pajisjeje elektronike ne kemben e Ilir Kumbaros, e cila do te monitoroje te gjitha levizjet e tij, si dhe e detyroi ate qe te paraqitet 3 here ne jave ne stacionin policor te Fullham.
Ne vleresimin e saj Gjykata nuk mori parasysh pretendimet e perfaqesueses ligjore te shtetit shqiptar Clair Dobin, e cila tha se lirimi me kusht, shton mundesite e largimit te Kumbaros.
Gjate seances se sotme Ilir Kumbaro nuk ishte i pranishem, ndersa u perfaqesua nga avokati i tij John Jones i cili kembenguli se klienti i tij quhet Shaqa Shatri dhe jo Ilir Kumbaro.
Ilir Kumbaro u arrestua javen e shkuar ne baze te nje flete arresti nderkombetar leshuar nga Gjykata e Krimeve te Renda ne Tirane
Seanca e ardhshme u caktua te mbahet me 1 tetor.
**************************************
Arrestohet ne Angli, ish- kreu i SHIK-ut i akuzuar per rrembimin keqtrajtimin dhe zhdukjen e biznesmenit shqiptaro- maqedonas, Remzi Hoxha, si dhe keqtrajtimin e Ziso Kristopullit dhe Avdyl Loshajt. Lajmi eshte bere i ditur dje nga mediat angleze, ndersa eshte konfirmuar per Shekullin, edhe nga nje prej avokateve te tij, qe e perfaqesojne ne procesin penal ne Shqiperi. Nderkaq, burime te Policise Shqiptare konfirmuan ekzekutimin e urdhrit te arrestit te Interpolit, per llogari te shtetit shqiptar. Po sipas te njejtave burime, mesohet se Kumbaro eshte arrestuar pas 1 jave vezhgimi nga policia londineze Scotland Yard per llogari te drejtesise shqiptare, pas nje urdher arresti te dyte nderkombetar si dhe mases se sigurise arrest me burg dhene nga gjykata e Larte. Me pare, policia londineze, kishte arrestuar Kumbaron po per llogari te shtetit shqiptar ne baze te nje urdher arresti nderkombetar ndaj tij te nxjerre nga Gjykata e Shkalles se Pare per Krime te Renda, per disa akuza ndaj tij. Urdhri i pare i arrestit nuk u ekzekutua nga gjykata angleze per shkak se vendimi i meparshem i arrestit i dhene ne Shqiperi u rrezua ne Gjykaten e Larte, per shkak se nuk ishte rifreskuar. Kjo beri qe autoritetet angleze ta linin te lire Kumbaron, i arrestuar ne Londer me emrin Shaqa Shatri, i cili i perkiste nje shtetasi kosovar nga Prizreni. Pala britanike tashme eshte duke pritur kerkesen e dyte te pales shqiptare per ekstradimin e ish-kreut te shikut brenda muajit gusht. Ilir Kumbaro akuzohet per nje sere akuzash qe kane te bejne me rrembimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhes, torturimin e Zizo Kristopullit dhe Avdyl Loshajt, perfshi shperdorim detyre nderkohe qe ne dosjen e Remzi Hoxhes jane perfshire dhe emrat e agjenteve Arben Sefgjini, Budjon Mece dhe Avni Koldashi.