|
Ish-pronaret, ja kush kompensohet
Publikuar me : 06.11.2008 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 604 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Miratohet lista e pronareve te pasurive te paluajtshme, qe shperblehen si rezultat i prekjes nga ndertimet informale
TIRANE- Qeveria miraton listen e pare te pronareve te pasurive te paluajtshme, prone private, qe shperblehen si rezultat i prekjes nga ndertimet informale. Permes nje vendimi te posacem, Keshilli i Ministrave ka percaktuar edhe siperfaqet takuese te ketyre pasurive. Agjencia e Legalizimit te Zonave Informale, depozitoi pak dite me pare prane kryeministrise listen e pare te ish-pronareve te cilet do te shperblehen si rezultat e zenies se prones nga ndertimet informalene qarqet e Tiranes, te Shkodres, Vlores dhe Elbasanit.
Sipas vendimit te djeshem, pronaret e pasurive te paluajtshme, per siperfaqen e zene nga ndertimet informale, do te shperblehen ne vlere te plote, sipas mases perkatese, per siperfaqen 57 .3 m2, toke truall, me vlere te pergjithshme 252 074 670, 24 (dyqind e pesedhjete e dy milione e shtatedhjete e kater mije e gjashteqind e shtatedhjete) leke.
Vlera e pergjithshme per shperblimin do te perballohet nga fondi i kompensimit te pronave. Do te jete pikerisht zyra qendrore e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, qe do te kryeje ndryshimet perkatese ne regjistrat e pasurive te paluajtshme, per kalimin e pasurise se paluajtshme te kompensuar, ne pronesi te shtetit.
Prej disa ditesh, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ka bere gati listen duke percaktuar edhe emrat e ish-pronareve perfitues dhe masen e shperblimit. Megjithate, burimet saktesuan se gjate mbledhjes se djeshme eshte miratuar vetem nje pjese e listes se ish-pronareve perfitues nga tonat e zena si rezultat i ndertimeve informale.
Kjo duket qartene rast se krahasohet lista e ish-pronareve te paraqitura nga kater qarqet me ate qe ka miratuar dje Keshilli i Ministrave. Ndryshe nga sa pritej, lista eshte pergjysmuar, duke vendosur qe kesaj here anetaret e Keshillit te Ministrave te kalojne vetem nje pjese, ndersa pjesa tjeter ne nje mbledhje te mevonshme.
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine :
Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 80 here.
Viti 2012 do të jetë edhe më i keq se 2011 sa i takon rritjes ekonomike për Shqipërinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur më tej parashikimin duke përcaktuar se këtë vit rritja do të jetë vetëm 0.5 perqind.
Misioni i fundit i FMN-së kishte parashikuar një rritje prej 1.5 perqind ndërsa me rishikimin e parashikimit, rritja është ulur me 1 perqind. Sa i takon vitit 2011, FMN përllogarit se rritja ka qenë në nivelin 1.1 perqind.
Arsye kryesore e kësaj ulje sipas FMN-së do...Lexo te gjithe artikullin »
|
» Deklarimi, 1.6 mln shqiptare, me shume se 2 mln leke te ardhura ne vit
» Eknomia, parashikimet e zymta per 2012
» Vendimi i Bordit te CEZ, shkarkohet Josef Hejsek
» Ilacet, me cmime si Greqia dhe Maqedonia
» Kameron “Masa te guximshme” per te dale nga kriza
» Kriza ne Greqi Merkel aspak optimiste
» Si do regjistrohen pallatet e reja, ligji i ri shkon ne Kuvend,
» Shqiperia 2011, kumar dhe varferi
» Merkel “Greqia do te qendroje ne Eurozone”
» Shifrat e AKEP per 2011-n, mbi 6 celulare per cdo shtepi
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|