Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Ish te perndjekurit kunder "Dites se Kujteses"

Publikuar me : 11.03.2010 Ne : Politike - 329 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Presidenti i Republikes, Topi, premton perkrahjen per rrezimin e vendimit te qeverise per 20 shkurtin


TIRANE - Shpallja e 20 shkurtit si "Dita e Kujteses" per krimet e komunizmit, nga kryeministri Sali Berisha duket se do te kthehet ne debatin e radhes ndermjet institucioneve shqiptare.


Mosdekretimi i ketij vendimi ka qene kerkesa me e fundit qe i eshte bere Presidentit te Republikes, Bamir Topit.


Kane qene drejtues te Qendres Shqiptare per Rehabilitimin e Traumes, te Bashkimit te Sindikatave te Pavarura te Shqiperise, te Shoqates Nderkombetare per te Drejtat e Njeriut dhe te perndjekur politike protagoniste te 20 shkurtit 1991, ata qe i kane kerkuar presidentit Topi mosdekretimin e kesaj date, sipas emertimit te bere nga Keshilli i Ministrave.


Ky ka qene qellimi i takimit te zhvilluar dje ndermjet Presidentit Topi dhe perfaqesuesve te ketyre shoqatave, Gezim Kalaja, Adrian Kati, Lulzim Braja dhe Sajmir Maloku.


Gjate takimit qe ka zgjatur rreth nje ore, kreret e ketyre grupimeve kane kundershtuar vendimin e marre me argumentin se shpallja e ketij vendimi ka qene krejtesisht politik dhe se nuk simbolizon te verteten historike te atij momenti qe shenon dhe fundin e rrezimit te diktatures komuniste ne Shqiperi.


Keshtu mesohet se drejtuesit e ketyre shoqatave kane kerkuar qe emertimi i dates simbol 20 shkurt 1991, te pasqyroje me mire anen dhe te verteten historike te atij momenti, duke e perkujtuar si dite te shembjes se diktatures komuniste dhe te nderimit te viktimave te regjimit komunist.


Megjithese takimi ka perfunduar pa nje vendim te qarte, Adrian Kati e ka konsideruar ate te frytshem per nga rruga ligjore qe do te ndiqet ne abrogimin e ligjit te miratuar nga keshilli i Ministrave per kete ngjarje.


Ndersa ne faqen zyrtare te Presidences thuhet: Presidenti i Republikes, Bamir Topi, pasi degjoi me vemendje mendimet e shprehura nga bashkebiseduesit ne kete takim, Kreu i shtetit shqiptar i siguroi ata rreth vullnetit dhe predispozicionit te plote personal dhe institucional ndaj shqetesimeve te tyre, duke u sugjeruar qe te ngrene zerin dhe te ndjekin te gjitha rruget dhe procedurat e ligjshme institucionale me synim permbushjen e kerkeses se tyre".

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Berisha Kam 21perqind, te diplomuar jashte

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 66 here.
Berisha  Kam 21perqind, te diplomuar jashte“Thithja e trurit” nga ana e universiteteve dhe administratës shtetërore ishte sot tema qendrore e mbledhjes së qeverisë. Kryeministri Berisha u shpreh se është e domosdoshme që universitetet e vendit të ndërmarrin përpjekjen për thithjen e kontigjentit të të shkolluarve që jetojnë jashtë vendit. “Është shumë e domosdoshme që të gjitha universitetet të ndërmarrin përpjekjen e madhe për thithjen e trurit. Shqiptarët, pavarësisht se ku kanë lindur, duhet që...Lexo te gjithe artikullin »


» Topi dekreton Artan Zenelin per Gj. e Larte
» 21 janari, flet nga SHBA ish-Ministri i Brendshem
» Rama Kryeprokurorja, ne shenjester nga PD
» Arvizu Te ndalen sulmet ndaj Kryeprokurores
» Komisioni hetimor “denon” Spahiun qe ne seancen e dyte
» Ndryshohet Kodi, me shume kohe per regjistrimin e kandidateve
» Rama dhe disa deputete te PS vizite ne Austri
» Becaj takon ambasadorin e ri te Italise
» Berisha kerkon “ndreqjen” e historise
» Rama S’blejme me shume, paguajme me shume taksa

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit