Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Isinbajeva, tjeter fluturim drejt qiellit

Publikuar me : 19.08.2008 Ne : Sport - 361 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Isinbajeva, tjeter fluturim drejt qiellitAtletja ruse fiton medaljen e arte ne kercim me shkop dhe vendos rekord te ri boteror me 5,05 metra

Atletika ka dhuruar dje disa medalje ari ne disiplina te ndryshme, ku bie ne sy fitorja e ruses Jelena Isinbajeva ne kercim me shkop, duke vendosur rekord te ri boteror, me 5,05 metra (5,04 lartesia e meparshme, qe mbahej po nga ajo). Kjo eshte medalja e dyte e arte per atleten ruse, pas asaj te 4 viteve me pare ne Athine. Fitorja e Isinbajeves ishte e lehte, pasi e kishte siguruar medaljen e arte qe me 4,85 metra, nderkohe qe kerkoi te vendoste rekord te ri boteror dhe qe ia arriti me proven e trete. Medalja e argjendit u fitua nga amerikania Xhenifer Stuczinski (4,80 m) dhe e bronzit nga rusja tjeter Svetlana Feofanova (4,75 m).

GARAT E PISTES: Amerika triumfon ne garen e 400 metrave me pengesa, ku atletet e saj fituan 3 vendet e para, duke i marre te tria medaljet. E arta u fitua nga Anxhelo Teilor, qe la pas patriotet e tij Kerrn Klement dhe Bershaun Xhekson. Dy medalje te arta kane ardhur dje per Kenian. Ne 3 000 metra me pengesa per meshkuj, Brimin Kiprop Kipruto zuri vendin e pare, duke dhene kohen 8 minuta, 10 sekonda dhe 49 te qindtat. Medalje argjendi per francezin Mahiedine Mekhisi, ndersa e bronzit u fitua nga keniani tjeter Ricard Matelong. Ndersa ne 800 metra per femra vendin e pare e zuri 18-vjecarja nga Kenia, Pamela Jelimo, duke dhene kohen 1'54"87. Ne vend te dyte patriotja e saj Janeth Jepkosgei dhe ne vend te trete marokenia Hasna Benasi.

GARAT E TJERA: Amerika fitoi medaljen e arte ne hedhjen e diskut per femra. Vendi i pare u fitua nga Stefani Trafton Brown (64,74m), i dyti nga kubanezja Jarelis Barrios (63,64m) dhe vendi i trete per ukrainasen Olena Antonova (62,59m). Ne kercim se gjati vendin e pare dhe medaljen a arte e fitoi atleti nga Panamaja, Irving Saladino, me 8,34m. Argjendi per afrikano-jugorin Khotso Mokoena dhe bronzi per kubanezin Ibrahim Camejo. Per Panamane kjo eshte medalja e pare e arte ne historine e saj ne Lojerat Olimpike.


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Skenderbeu – Flamurtari, gjakoset arbitri

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 85 here.
Skenderbeu – Flamurtari, gjakoset arbitriNuk ishte e thëne që edhe kësaj radhe takimi mes Skënderbeut dhe Flamurtarit të mbyllej pa problem. Madje ky takim i luajtur në Pogradec ka prodhur gjithçka, gola, përmbysje rezultati, gjakosje, të gjyqtarit anësor, pasivitet të vlonjatëve në fushë. Deri në momentin e golit të dytë të korçarëve, gjithçka dukej në rregull, por goli i kontestuar solli goditjen e gjyqtarit nga ana e tifozëve me një send. Takimi u ndërpre për 15 minuta. Vlonjatët me anë të shefit Geri...Lexo te gjithe artikullin »


» Skandal, tifozet korcare gjakosin gjyqtarin!
» Kampionati i mundjes ne Fier?
» Çipi Shpresojme qe FSHF-ja te mos beje harakiri!
» Tjeter skandal perfshin FIFA-n!
» Roshi, “raketa” shqiptare tek Kelni!
» Bufon, me i mire se yjet e pornografise
» Mesi Jam atdhetar, mos me akuzoni!
» Kampione absolute
» Berluskoni Ibrahimovic vlen 150 milione euro!
» Boateng i demtuar! Fajin e ka Melisa Sata?!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit