Policia e kryeqytetit arrestoi dy vellezer bashke me nje italo- arab te cileve blute iu bllokuan marijuanen tek sa po e shisnin
Te arrestuarit dyshohet se prej nje muaji kryenin trafik dhe shperndarje te droges ne zona te ndryshme te Tiranes
TIRANE- Nje italian me origjine arabe dhe persona nga Tirana, u arrestuan nga zyra e hetimit te Antidroges, ne Policine e kryeqytetit te dyshuar si te perfshire ne nje rrjet te trafikut te droges ne kryeqytet.
Policia sekuestroi nje sasi prej 5.6 kg marijuane e cilesise se larte e cila sipas burimeve te policise, mesohet se perdorej per tu shitur dhe tregtuar nga te arrestuarit ne tregun e brendshem te kryeqytetit. Lajmi u be i ditur dje nga zedhenesja e Policise se Tiranes Alma Katragjini gjate nje deklarate per shtyp te saj dhene dje paradite.
Ne operacionin e zhvilluar ne rrugen Tefta Tashko, ne afersi te zones se njohur me emrin Xhamlliku, policia kapi ne flagrance dhe arrestoi tre persona, italianin me origjine arabe Sadok Akari, 23 vjec, me banim ne Tirane , si dhe dy vellezerit Endrit dhe Eri Dervishi perkatesisht 22 dhe 20 vjec me banim po ne kryeqytet.
Personat e mesiperm, sipas burimeve te policise, u kapen tek sa po shkembenin lenden narkotike. Sipas policise fillimisht me lenden narkotike eshte kapur italiani me origjine arabe me nje sasi te vogel marijuane, ndersa me pas kontrolli eshte vazhduar ne banesen e dy vellezerve Eri dhe Endrit Dervishi, me banim ne kryeqytet.
Gjate kontrollit te kryer nga policia ne banesen e dy vellezerve eshte gjetur dhe sekuestruar edhe sasia e konsiderueshme prej rreth 5.6 kg marijuane. Lenda narkotike ishte ndare ne 312 qese farmaceutike ku secila kishte afersisht nga 5 gram. Nderkaq, nje pjese tjeter e marijuanes ishte e papaketuar.
Siaps burimeve te policise qe kryen kontrollin e baneses se dy vellezerve te arrestuar, ata e kishin fsheur lenden narkotike, ndersa as vete te afermit e tyre dukej se nuk kishin dijeni mbi te.
Sipas policise, dyshohet se personat e mesiperm kryenin dhe trafikimin e lendeve narkotike, me qellim shperndarjen e saj ne tregun e brendshem ne Tirane, kryesisht ne zonat e Kinostudios, e Berrylit etj. Sasia prej 5.6 kg mariuane, u sekuestrua nga policia ne cilesine e proves materiale, bashke me disa telefona celulare dhe sende te tjera.
Gjate marrjes se te arrestuarve ne pyetje nga zyra e hetimit te antidroges, te arrestuarit nuk kane preferuar te flasin, apo te japin sqarime ne lidhje me sasine e lendes narkotike te bllokuar ndaj tyre nga oficeret e zyres se hetimit te antidroges se Policise se Tiranes.
Hetimi i ketij rasti kishte me teper se nje muaj qe kryhej nga oficeret e antidroges e ndihmuar ne vezhgime dhe ndjekje te te dyshuarve edhe nga njesia e operacioneve dhe te kerkimit. Keta te fundit kryen edhe nderhyrjen te enjten pasdite ne afersi te vendit te ngjarjes ne bashkepunim me oficeret e antidroges.