Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Jeta dixhitale

Publikuar me : 25.06.2010 Ne : Kulture - 146 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Aktorja Rozina Kostani debuton me regjine skenike. Me komedine e Martial Courcier Me e vertete se e verteta kerkon te ngacmoje publikun me historine e njeriut te atrofizuar ne kohen e high tech-ut


Parate, qejfet, babezia i kane hequr shijen e jetes dy njerezve te quajtur Xhulio dhe Francesko. Jane mbi 35 vjec, drejtues te nje firme te madhe nafte. Nevoja per te mbushur zbrazetine shpirterore e shtyn Xhulion te krijoje robotin Kloe, femren ideale, qe iu kthen besimin te dashuria.


Historia qe tregohet te Me e vertete se e verteta shkruar me 2001 nga dramaturgu francez Martial Courcier, e bindi aktoren Rozina Prendi Kostani te prezantohet si regjisore.
Problemet qe ky autor bashkekohes ngre per njeriun robot te koheve moderne, publiku i ka te njohura.


Perseritja e tyre me ze te larte ne teater, Rozina mendon se do ti beje njerezit me te ndjeshem. Qellimi i saj eshte ta ngacmoje ndjeshmerine e spektatorit qofte edhe me aroma, pasi beson tek teatri i ndjesive.


Me e vertete se e verteta shfaqet sonte dhe dy net te tjera, ora 21.00, ne sallen Çehov te Teatrit te Metropolit. Interpretojne Lulezim Zeqja (Xhulio), Neritan Licaj (Francesko) dhe Luli Bitri (Kloe).

Me skenografen Laedia Hajdari, regjisorja ra dakord per nje skene qe te percillte idene e iluzionit. Kostumet e kesaj shfaqjeje jane realizuar nga Erida Teta.


Si aktore e teatrit dhe me pak e kinemase, Rozina e hedh hapin te vogel dhe te ngadalte. Vitet e fundit ajo eshte shfaqur te Zysh e dashur me regji te Mehmet Xhelilit, ne rolin e Nene Terezes te Nene Tereza me regji te Bruno Shllakut, Maria Elena tek Knepp me regji Eglantina Cenoimerit dhe balerina te Etja e Lorin Terezit.


Prej dhjete vitesh jep lenden Mjeshteri Aktori ne Akademine e Arteve.


Dikush qe e ka regjine e pare ne teater si ju sonte, duhet te kete me shume se nje arsye per te zgjedhur nje veper si Me e vertete se e verteta dhe jo nje tjeter?


Martial Courcier eshte nje dramaturg i ri ne trillin e komedise. Me e vertete se e verteta eshte shkruar ne vitin 2001 dhe autori ka marre cmimin Molier ne Festivalin ne Parisit me kete pjese. Ne strukturen e ndertimit dramaturgjik ai ngjan me Molierin dhe kjo me ka joshur. Courcier ve ne dukje problemet e kohes se tij. Ne komedine Me e vertete se e verteta trajton dizhitalizimin e jetes. Ne po e nderlikojme shume jeten.


eknika e larte, kaq prezente ne jetet tona, po na mbyt. Lehtesohemi nga ana praktike, por shkeputemi nga ndjeshmeria, nga natyra. Çfare do te thote te jesh i natyrshem ne kete bote? Te shikosh nje njeri ne sy dhe te lexosh dicka aty. Te mos ekzistojne gjithmone mburojat. Te mos e shikosh nga vrima e celesit, me dyshim. Kemi shume nevoje te ndiejme.


Ne pjese ndihet nje thirrje e madhe per te pare tek njeri-tjetri dhe jo me tek objektet. Objektet nuk mund ta zevendesojne kurre njeriun. Kjo me intrigoi tek pjesa. Kishte shume rrezik qe mund te cohej ne nje grotesk, por nuk e pranoj dot kete. Me pelqen te godas mbi nje teme te caktuar se sa ta hedh thjesht per tu gajasur.


Si eshte kjo jeta dixhitale sipas Courcier-it?


Dy shoke, Xhulio dhe Francesko, njeri drejtor dhe tjetri menaxher i nje naftembajteseje fitojne para me grushta, dalin, shpenzojne, femrat nuk iu mungojne, por nuk ndiejne me asgje, ndihen bosh. Francesko e ka zgjidhur thjesht jeten. Eshte pragmatist, nuk beson te dashuria. Xhulio eshte lodhur nga konsumimi i seksit.


Ai po cmendet dhe pyet si ka mundesi qe nuk provon asnje lloj ndjesie. Ne nje moment dorezohet dhe pret te gjeje dashurine. Pjesa fillon ne diten e 35 vjetorit te tij. Pergjithesisht ne pervjetore njerezit ndiejne plakjen qe po u afrohet dhe per qenien njerezore plakja eshte e dhimbshme. Francesko i sjell dhurate robotin Kloe. Ai u nis nga pragmatizmi sepse vete do te deshironte qe te kishte nje mjet me te cilin te kryente cdo gje. Roboti eshte femer. Ngjan me pinokun.


Paralelizmi eshte shume i bukur dhe eshte nje spunto shume e mire e autorit. Ben fjale per nevojen. Boshlleku yne shpik dicka. Ne kete rast ka shpikur robotin qe po pergatitet ti afrohet ndjesive njerezore. Ne fakt, kjo eshte e frikshme. Por, kjo eshte eshte thirrja e tyre, perpelitja e dy njerezve.


Si keni punuar me makinen Kloe, a eshte ajo personazh mes dy meshkujve?


Kishim dilema, si ta sillnim kete personazh. Ne momentin e pare, spektatori sheh nje robot perfekt. Gjate zhvillimit te vepres, ajo shkrihet dhe behet njeri. Ne baze te programit merr vlera njerezore dhe vete krijuesi i saj, eshte ne dileme per lekuren, buzet e saj te ngrohta, per ta pranuar kete qenie si te vertete. Xhulio e programon, ashtu sic e do ai. Ky eshte nje mesazh qe njeriu nuk ka humbur, pavaresisht se mbulohet me koraca.


Personazhi i Xhulios, ne rol Lulezim Zeqja transformohet ne cdo skene, derisa bie ne dashuri cmendurisht. Bie edhe Francesko i cili nuk besonte tek dashuria, por nga menyra sesi Kloe shprehet per ndjenjat, sesi duhet te ndertohet nje marredhenie ne cift, ai dorezohet. Lulezim Zeqja ka per te nxjerre nje figure te spikatur, ai transformohet dhe le gjurme.


Francesko, personazhi i Neritan Licajt eshte snob, eshte trendy. Eshte koha e trendy-t. Nese nuk je i tille, nuk ke vend ne shoqeri. Je i menjanuar.


Puna me personazhet ka qene intensive, pasionante. Vetem keshtu behet. Jane vepra te shkruara ne kohen tone, qe nuk pranojne artifice. Qe ne momentin e pare kur kam shtruar platformen, kam thene kerkese imediate eshte vertetesia. Ne kemi publikun shume afer dhe duhet te depertosh tek spektatori. Aktoret kane qene te bindur ne kete gje dhe e kane deshmuar edhe me pune.


Ku fokusohet kendveshtrimi juaj?


Nje regjisor duhet fillimisht te zgjedhe vepren dhe pastaj te dije qarte cfare do te jape nepermjet saj. Pervec historise qe ka krijuar autori tek Me e vertete se e verteta une kam krijuar nje kendveshtrim timin. E kam trajtuar si nje iluzion.


Eshte nje enderr qe dua do ta enderroj me sy hapur. Ne kemi dy dilema te medha mes asaj qe duam dhe asaj qe duhet. Ajo qe dua duhet te zoteroje ate qe duhet. Kjo eshte thirrja ime personale. Me skenografen Laedia Hajdarin jemi kuptuar ne kete koncept. Une dua te jap iluzionin dhe ajo po ashtu.


Si eshte krijuar iluzioni ne skene?


Ne menyre te bute dhe intriguese. Çdo gje deformohet gjate zhvillimit te vepres.
Nuk kam futur objekte ne skene sepse behet fjale per nje iluzion. Ne imagjinate, ne enderr i kemi dhe si kemi objektet, i prekim, ose nuk i prekim. I vetmi personazh qe sjell objekt ne skene eshte roboti, qe sjell mollen dhe lulet.


Jane dy simbole te jetes. Kur hyn Kloe ne skene sjell aromen e lilave, qe do ta ndieje edhe publiku ne salle. Kemi marre aromen me te forte, qe vertet te krijoje ndjeshmeri. Teatri duhet te shkoje drejt ndjesive, duhet te ngacmoje. Mund ta ngacmojme spektatorin edhe me arome, ashtu sic bejme me driten, me levizjen.


Ju vete si arrini ta mbani ndezur deshiren dhe ndjeshmerine?


Besoj tek forca e brendshme. Nuk perpiqem te arrij gje me mendimin se keshtu duhet. Une thjesht dua. Ky eshte motivacioni qe e ve motorin ne levizje. Deshira e brendshme. Mund te hash, te pish, por nuk ndjen ekzistencen reale, ate te shpirtit. Po te me vdese shpirti, nuk do te doja te isha.

Nje motiv qe e mban ndezur motorin tuaj eshte edhe puna ne Akademi. Si ndiheni aty dhe me cnivel studentesh ballafaqoheni?


Kam pervoje 10-vjecare ne Akademi. Per sa i perket studenteve, cdo brez ka nuancat e tij.
Menyra sesi e perceptojne ata jeten eshte krejt ndryshe nga cfare e kam perceptuar une. Kjo nuk duhet te ballafaqohet fare.


Kam kursin e vitit te trete Regji. Jane djem dhe vajza qe punojne me deshire, kjo me pelqen. Tani kane mundesi per me shume hapesira. Eshte hapur Teatri i Metropolit, qe une e falenderoj qe me ka hapur dyer. Eshte shume pozitive te hapen dyert bute, pa i rene me grushta.


o te doja vetem qe Akademia e Arteve te reformohej ne lidhje me perzgjedhjen e studenteve dhe te ekzistonte nje status i vecante per shkollen e arteve. Duhet te kete nje strukture te qarte qe te dijne te gjithe ku e kane vendin. Keshtu gjerat do te shkonin shume me mire.


Kete vit jeni angazhuar edhe ne filmin Out of touch te Andi Delianes.


Çrol keni aty?


Rolin e nje zyshe matematike qe perpiqet ta ndertoje familjen e vet nga hici. Vjen nje moment qe burri e tradhton me sekretaren e tij. Me ka bere pershtypje tek personazhi kjo lufte e brendshme, perpjekje per te pasur, por jo me zor, jeten e dikurshme. Luaj bashke me Laert Vasilin, Kastriot Kacin, Elidon Alikajn. Bashkepunimi me Andi Delianen ishte interesant. Eshte nje djale me shije, perpelitje te brendshme.



Perpara premieres mbahet nje minute heshtje ne kujtim te aktorit Bekim Fehmiu. Keni dicka per te thene?


Ndjehem keq per humbjen dhe ndjehem mire per kete lloj kujtese emocionale. Bekim Fehmiu eshte nje nder referimet tona neper bote.

Fotot Endri Sejdini


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Net kosovare

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 73 here.
Net kosovareElsa Demo Qëkurse Kosova u bë e pavarur, qeveritë futën në axhenda edhe muajin e kulturës Shqipëri-Kosovë. Aktivitetet, kryesisht nga artet skenike, ndodhin gjatë një muaji të papërcaktuar i cili zhvendoset nga pranvera në dimër. Sepse i administruar nga institucionet shtetërore dhe i drejtuar nga politika, muaji i kulturës mbarëkombëtare ka krijuar varësi të squllët nga ndryshimet që pësojnë kabinetet qeveritare të të dy vendeve, ndryshim që ndodh dramatikisht...Lexo te gjithe artikullin »


» Nata e fundit bashke e vellezerve Blloshmi
» Dafte Inzot!
» Hahn dhe Reinhold Si u transkriptua shqipja 155 vjet me pare
» Mjafton te mos jetosh me standard te dyfishte
» Arkitekt ne socializem
» Perqafimi i ftohte
» Guillaume Lejean, udhetar ne Turqine evropiane
» Ikja e Uliksit
» Bust ne vendlindjen e F.S.Nolit
» Lindur me nje Smena

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit