Cecilia Malstrem Progres i rendesishem, por nuk perfundon ketu. Duhet edhe plotesimi i tri kritereve.
Tani situata eshte ne doren e shqiptareve. Procedura deri ne liberalizimin perfundimtar dhe afatet qe nuk duhet te shkelin shtetasit shqiptare
BRUKSEL - Pas miratimit nga kolegji i komisionareve, Komisioni Europian konfirmoi dje hyrjen ne fuqi te propozimit te ketij institucioni per liberalizimin e vizave me Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen.
Bashkimi Europian mendon se Shqiperia dhe Bosnja kane plotesuar pjesen kryesore te kushteve teknike dhe ceshtja eshte ne doren e tyre per te plotesuar tre kerkesat e fundit. Por liberalizimi i vizave nuk ka te beje me emigracionin per pune apo qendrimin e perhershem ne vendet e BE.
Vizat e liberalizuara do te kene afat vetem 90 dite dhe shkelesit e tyre do te perballen me sanksione te medha.
Komisioneria per Çeshtjet e Brendshme ne Bashkimin Europian, Cecilia Malstrem, specifikoi dje se pavaresisht ketij propozimi pozitiv te Komisionit Europian, procesi per heqjen e vizave nuk ka perfunduar ende.
Sipas saj, Shqiperia dhe Bosnje-Hercegovina kane bere nje progres te rendesishem, duke arritur te permiresojne pasaportat, duke forcuar kontrollin kufitar dhe forcimin e kuadrit ligjor.
Detyrat e reja per Shqiperine jane hartimi i nje strategjie per te mbeshtetur riintegrimin e shtetasve shqiptare te kthyer ne atdhe, perforcimin e kapaciteteve te zbatimit te ligjit dhe zbatimit me efektivitet te kuadrit ligjor per luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit, nepermjet ndarjes se burimeve te mjaftueshme njerezore dhe financiare, si dhe zbatimin me efektivitet te kuadrit ligjor ne fushen e konfiskimit te aseteve te krimit te organizuar.
Propozimi i miratuar eshte rezultat i nje pune te veshtire nga autoritetet dhe qytetaret e Shqiperise dhe Bosnje-Hercegovines.
Ata kane bere nje progres te rendesishem ne permiresimin e pasaportave, forcimin e kontrollit kufitar, forcimin e kuadrit ligjor te institucioneve lidhur me luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar, marredheniet fqinjesore dhe te drejtat themelore te njeriut.
Komisioni ka monitoruar me kujdes te gjitha keto perpjekje, por puna nuk ka perfunduar ende plotesisht. Ka ende disa kritere qe kane mbetur. Shqiperia duhet te permbushe strategjine per te mbeshtetur riintegrimin e riatdhesuarave.
Duhet gjithashtu qe te forcoje kapacitetet per forcimin e ligjit, zbatimin efektiv te ligjit kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar si dhe zbatimin efektiv te ligjit per konfiskimin e pasurive te krimit te organizuar. I njejti kriter vlen edhe Bosnje - Hercegovinen, - tha Cecilia Malstrem ne konferencen e djeshme per shtyp.
Ne kete menyre, BE, do te vazhdoje punen e tij duke monitoruar ne vazhdimesi plotesimin e ketyre kritereve. Kjo procedure vezhgimi do te kryhet nepermjet eksperteve te ketij institucioni qe do te mberrijne ne muajin korrik ne Shqiperi.
Pasi te kene kryer monitorimin e tyre perkates per permbushjen ose jo te kritereve te mbetura nga ana e Shqiperise dhe Bosnje -Hercegovines, ekspertet e KE-se do te raportojne ne Keshillin e Ministrave te Bashkimit Europian dhe ne Parlamentin Europian. Sesilia Malmstrom theksoi se shpreson qe dy institucionet e BE-se te marrin nje vendim pozitiv pergjate stines se vjeshtes.
Komisioni Europian do te vazhdoje te monitoroje keto perpjekje dhe do te jape nje vleresim, pasi nje ekip ekspertesh do te shkoje ne keto dy vende kete vere dhe do te raportoje me pas ne Keshillin dhe Parlamentin Europian mbi kete monitorim, per ti dhene mundesine dy institucioneve te tjera te BE-se qe te marrin nje vendim, qe shpresojme te jete pozitiv me vone, diku nga vjeshta.
Do te garantojme edhe zbatimin efektiv te reformave qe kane ndermarre keto dy vende dhe kjo eshte e rendesishme sepse perben permbushjen zyrtare te kritereve, - u shpreh ajo.
PERGJEGJESITE
Duhet te informoni qytetareve per vizat
Heqja e vizave te dy vendeve te mbetura te Ballkanit Perendimor, sipas Malmstrom, bart ne vetvete edhe pergjegjesite respektive. Ajo qe ndodhi pak muaj me pare me Serbine dhe Maqedonine, ku nje pjese e madhe te rinjve te ketyre vendeve emigruan per ne BE, duke kerkuar azil politik, qendron endi si shpate mbi koken e Shqiptareve dhe boshnjakeve.
Cecilia Malstrem kerkoi dje qe Shqiperia te marre parasysh problemet qe mund te lindin nga mos informimi i qytetareve per kushtet e udhetimit te tyre ne vendet e hapesires Shengen. Liberalizimi i vizave per keto vende si per te gjitha te tjerat bart gjithashtu edhe pergjegjesi. Ne rastin e heqjes se vizave per tre vendet e tjera te Ballkanit vitin e kaluar vume re nje fluks azilkerkuesish qe ishte nje ceshtje problematike per vendet e BE-se.
Konsiderojme se liberalizimi i vizave nuk eshte vene ne dyshim nga keto aplikime, por pati disa raste te izoluara per shkak te keqkuptimeve dhe informacioneve te gabuar. I kemi diskutuar keto probleme me vendet perkatese ndaj eshte thelbesore qe Shqiperia dhe Bosnja ti kene parasysh keto probleme. Ne do te vazhdojme te monitorojme nga afer situaten, - nenvizoi Malmstrom.
Megjithate, pavaresisht propozimit pozitiv te konfirmuar dje nga Komisioni Europian per heqjen e regjimit te vizave me Shqiperine europarlamentare te caktuar kane theksuar se ne rast se Shqiperia nuk zgjidh krizen politike, Parlamenti Europian mund te hedhe poshte propozimin e KE-se per liberalizimin e vizave me vendin tone.
Tri kriteret e mbetura per Shqiperine
1. Zhvillimin e nje strategjie dhe politike per te mbeshtetur riintegrimin e shtetasve shqiptare te kthyer;
2. Perforcimi i kapaciteteve te zbatimit te ligjit dhe zbatimi me efektivitet i kuadrit ligjor per luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit, edhe nepermjet ndarjes se burimeve te mjaftueshme njerezore dhe financiare;
3. Zbatimi me efektivitet i kuadrit ligjor ne fushen e konfiskimit te aseteve nga krimi i organizuar.
Lohan Vizat, ne doren tuaj
TIRANE - Liberalizimi i vizave me vendet e Bashkimit Evropian ne hapesiren Shengen eshte ne dore te Shqiperise dhe se udhetimi i lire i qytetareve shqiptare ne keto vende do te ndodhe vetem pas plotesimit te kritereve te mbetura. Ky konstatim erdhi dje nga ambasadori i Komisionit Europian ne vendin tone, Helmut Lohan.
Gjate nje konference per shtyp pas konfirmimit te propozimit pozitiv nga KE-ja per heqjen e vizave, Lohan vuri ne dukje se tashme eshte Shqiperia, ajo qe duhet te marre pergjegjesite ne permbushjen e tri kritereve te mbetura qe kerkon Bashkimi Europian. Propozimi i Komisionit Europian do ti kaloje institucioneve te BE-se, si Keshillit te Ministrave dhe Parlamentit Europian.
Keto institucione do te japin edhe vendimin e tyre per kete propozim dhe, sipas Lohanit, jane politikanet europiane ata qe tashme do ti japin nje pergjigje konkrete Shqiperise, nese do te perfitoje ose jo nga heqja e regjimit te vizave. Tashme cdo gje eshte ne doren e Shqiperise per te plotesuar kerkesat e tjera, qe kane mbetur per tu plotesuar. Propozimi i Komisioni Europian do ti kaloje Keshillit te Ministrave dhe Parlamentit.
Per sa i perket vendimit ky vendim do te merret ne te lloj forme qe ne e quajme bashkevendimmarrje, i cili do te merret nga Keshilli i Ministrave nga njera ane dhe Parlamentit Europian nga ana tjeter. Te gjitha vendimet qe merren nga Keshilli i Ministrave dhe Parlamenti jane vendime politike.
Do te jene politikanet e Bashkimit Europian qe do tu japin nje pergjigje, - tha dje Lohan. Kreu i delegacionit te KE-se qartesoi se Shqiperise nuk i jane shtuar kushte te reja por nevojitet qe ajo te plotesoje kriteret e mbetura. Sipas ambasadorit Lohan, duhet qe qeveria shqiptare te rrise kapacitetet financiare dhe njerezore per Policine e Shtetit.
I pyetur nga gazeta Shekulli se ka nje kercenim nga europarlamentaret se Parlamenti Europian mund te hedhe poshte propozimin e Komisionit Europian per vizat, nese Shqiperia nuk zgjidh krizen politike, Lohan u pergjigj se nuk mund te jape nje konstatim konkret se cfare vendimi mund te jape Parlamenti Europian dhe Keshilli i Ministrave te BE-se, edhe pse, sipas tij, vendimi i ketyre institucioneve do te jete vendim politik.
Do te jene pikerisht keta politikane qe do te marrin vendime ne lidhje me propozimin qe ka bere sot Komisioni Europian, duke pare pastaj permbushjen e te gjitha kerkesave qe jane bere per dialogun e liberalizimit te vizave.
Per kete arsye, une nuk mundem qe sot tju jap nje mendim se cfare vendimi do te marrin keta politikane europiane ne institucionet perkatese, - u pergjigj Lohan.