Publikuar me : 17.07.2008 Ne :
Rajoni - 302 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Ne Maqedoni eshte e nevojshme te ndertohet nje klime e besimit te ndersjell qe do te ndihmoj vendin te ece perpara drejte integrimeve evroatlantike, theksuan anetaret e delegacioni te KomisionitAd Hok te Asamblese Parlamentare te KE-se per vezhgim te zgjedhjeve ne Maqedoni. Komisionii KE-se ne konferencen e sotme shprehi keqardhje per ngecjen e dialogut politik ne vend si dhe per bojkotin e PDSH-se, duke theksuar se kjo eshte e demshme per Parlamentin e Maqedonise dhe per vete partine.
Perfaqesuesi i Ad Hok Komisionit, Andreas Gros apeloi deri te PDSH qe te ndalojne me bojkotin e punes ne Parlament.
"Deputet populli i zgjedh dhe ata duhet te marrin pjese ne punen e Parlamentit e jo te bojkotojne", tha Gros.
KE do te ofroje propozime te reja per ti ndihmuar vendit qe te dale nga situata momentale. Ato do t'i prezantohen Asamblese se kesaj organizate ne seancen e shtatorit ne 2008 dhe ne baze te tyre do te vendoset nese do te kete nevoje per rihapjen e misionit vezhgues te Keshillit te Evropes.
Deputetet e Asamblese Parlamentare, Andreas Gros dhe Mevlut Cavishoglu dje dhe sot realizuan takime me kreun e BDI-se, Ali Ahmetin, Sekretarin e Pergjithshem te PDSH-se, Imer Aliun, kryetarin e Parlamentit te Maqedonise si dhe me shefin e Delegacionit te Parlamentit te Maqedonise ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Evropes, Oliver Shambevski.
Misioni i Keshillit te Evropes ka diskutuar edhe per parregullsite qe jane shenuar gjate zgjedhjeve, ceshtja e emrit me Greqine dhe situata politike pas zgjedhore.
(INA)