Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
KLSH kallezon Vasil Bollanon, abuzoi me taksat dhe prokurimet

Publikuar me : 05.09.2010 Ne : Kuriozitete - 136 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Krahas institucioneve qendrore verifikimi i te dhenave nga Kontrolli i Larte i Shtetit eshte shtrire edhe ne nivelin e qeverisjes vendore. Gjate gjashtemujorit te pare te ketij viti, KLSH ka kryer kontrolle ne disa bashki dhe komuna te vendit duke hasur ne miliona leke abuzime me shperblimet, mosmbledhjen e detyrimeve tatimore prej subjekteve, shkeljen e procedurave te prokurimeve publike, etj. Nder njesite e qeverisjes vendore te kontrolluara, bie ne sy demi qe i eshte shkaktuar buxhetit te shtetit nga shkeljet ne bashkine e Himares. Sipas te dhenave te pasqyruara ne raportin e Kontrollit te Larte te Shtetit, kjo bashki e kategorise se trete, me rreth 2 mije banore, i ka shkaktuar buxhetit nje dem total prej 21.5 milione leke. Per shkeljet e hasura, KLSH ka kryer kallezim penal per shperdorim detyre per tre nepunes te Departamentit te Administrimit te Buxhetit Vendor.

Vetem nga mosmbledhja e taksave vendore per ndertesat, gjate periudhes kohore te marre ne shqyrtim nga Kontrolli i Larte i Shtetit, buxhetit i eshte shkaktuar nje dem prej 1.7 milione lekesh. Demi i shkaktuar nga administrata e qeverisjes vendore ne Himare nga mosvjelja e takses se nderteses, krahasuar me bashkine e Gjirokastres, eshte tre here me i madh pavaresisht se kjo e fundit eshte bashki e kategorise se pare. Ne kontrollet e kryera ne bashkine e Gjirokastres, demi i shkaktuar nga mosmbledhja e taksave te nderteses vertitet ne rreth 502 mije leke.
Shteti shqiptar gjithashtu nuk ka mundur te fuse ne buxhet edhe 11.8 milione leke te tjera per shkak te mosveprimeve te administrates vendore. Behet fjale per mosvjeljen e penaliteteve qe i jane vendosur disa operatoreve qe kane antenat e tyre ne territorin e administruar nga bashkia Himare. Demi total ne zerin e Shitjes dhe Dhenies me Qira te Pasurise Shteterore i kapur nga KLSH, vertitet ne rreth 152 milione leke, rreth 8 per qind e te cilit eshte shkaktuar vetem nga kjo bashki. Demi i hasur ne Himare per kete ze, llogaritet te jete rreth 26 here me i madh se demi i kapur ne nje tjeter bashki te kategorise se pare sic eshte ajo e Korces.
Prokurimet gjithashtu jane nje ze i rendesishem ne te cilin KLSH ka kryer kontrolle te detajuara ne te gjithe institucionet si dhe bashkite dhe komunat e verifikuara. Ne total, ne nga abuzimet ne Prokurimet Publike, buxheti i shtetit ka pesuar nje dem prej 113 milione lekesh, ku pjesen me te madhe e ka Drejtoria e Pergjithshme e Hekurudhave dhe Ministria e Arsimit me respektivisht 28 dhe 24 milione leke. Edhe pse eshte nje bashki e kategorise se trete me nje numer te vogel banoresh, kjo nuk e ka penguar bashkine e drejtuar nga Vasil Bollano te vendoset ne vendet e para te listes se abuzuesve me te medhenj me prokurimet publike. Sipas klasifikimit te bere nga Kontrolli i Larte i Shtetit, pas hekurudhave dhe Ministrise se Arsimit, ne vend te trete per nga volumi i abuzimit renditet Komuna Kashar me rreth 7.9 milione leke, me pas vjen Ministria e Mbrojtjes me 6.9 milione leke, ne vend te peste renditet bashkia e Gjirokastres me 6.7 milione leke dhe ne vend te gjashte ne listen prej 31 subjektesh te kontrolluara renditet bashkia Himare. Rreth 6.6 milione leke te reja dem i eshte shkaktuar buxhetit te shtetit nga abuzimet me prokurimet publike ne kete njesi te qeverisjes vendore. Per tu theksuar eshte fakti se ne vendet e poshtme te listes jave renditur shume bashki te kategorise se pare por edhe Ministri, te cilat perdorin shuma te konsiderueshme parash krahasuar me bashkine Himare. Per sa i perket shperblimeve te padrejta, demi total i kapur nga KLSH per subjektet te cilat ka kontrolluar vleresohet ne rreth 731 mije leke. Nga keto, rreth 458 mije leke ose me shume se 60 per qind e demit total jane kapur ne bashkine Himare. Pjesa tjeter e demit per kete ze, eshte kapur ne Komunen Novosele te Vlores me rreth 204 mije leke. E. Senja


Demi i kapur nga KLSH ne bashkine e Himares
Demi total 21.5 mln leke
Taksa 1.7
Prona shteterore 11.8
Paga/shperblime 1.1
Prokurimet publike 6.6
Shpenzime operative 0.26



'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kurbani dhe Shqiperia si vazhdim i panderprere i pavazhdimesise

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 41 here.
        Nga Gazmend Kapllani*   Personalisht nuk kam asnjë lloj farefisnie politike me autorin. Dhe nuk do isha këtu të flisja për librin në se nuk do më pëlqente me të vërtetë. Shumica prej jush që jeni në këtë sallë nuk keni nevojë që unë t’ju flas mirë për librin dhe për autorin sepse kam përshtypjen, duke parë gjestet tuaja, që mendoni mirë për autorin edhe pa e lexuar librin. Do mendonit shumë mirë për të edhe sikur ai mos t’a...Lexo te gjithe artikullin »


» A u duhen studenteve kaq shume mastera?
» Sovraniteti i fakteve
» Shqiperia si vazhdim i panderprere i pavazhdimesise
» Perqeshja aktoreske per Gjykaten Kushtetuese
» Romet, Avokati i Popullit dhe ne, “raca e bardhe”
» Leter publike e Nexhmije Hoxhes
» Lecitja
» Nuk ka Shqiperi te pasur, me fshat te varfer
» “Feudalizem” me plehrat…
» “E shkruar” nga Perendi(mi)!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit