|
KRRTRSH, Berisha Jo ndertesa me shume se 3 kate ne bregdet
Publikuar me : 03.09.2010 Ne :
Politike - 173 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'
TIRANE- Keshilli i Rregullimit te Territorit te Republikes se Shqiperise eshte mbledhur paraditen e sotme nen drejtimin e kreut te qeverise, Sali Berisha.
Ne rendin e mbledhjes parashikohen studime dhe leje, nderkohe qe prioritet i eshte dhene porteve detare ne vend. Kryeministri ka kerkuar zbatim te rrepte te kerkeses per ndertesa me kate te uleta buze detit. Duhet te heqim dore perfundimisht nga ndertimet mbi tre kateshe ne brigjet tona- tha Berisha, duke kujtuar se shume projekte miratohen si te tilla e me pas katet shtohen pa fund.
Gjate kesaj mbledhjeje u miratua ndertimi i Portit te Sarandes, ku do te lejohet ankorimi i anijeve te medha. Nderkohe qe nje tjeter pike per miratim eshte edhe zgjerimi i portit te peshkimit ne Durres.
Inxhinierja qe ka marre pjese ne hartimin e projektit per kete port ka thene se porti do te jete sipas standardeve te vendeve te BE, do te furnizohet 24 ore me energji elektrike dhe do te kete vende parkimi per makinat. Pas prezantimit, keshilli ka dhene Ok per miratimin e planit.
Projekti i portit te peshkimit ne Durres parashikon hapesiren 2.3 hektare ne pozicion te pershtatshem per te zhvilluar kapacitetet perpunuese. Nderkohe qe mendohet qe porti te perpunoje rreth 130 anije peshkimi.
'
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|