Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
KRRTRSH miraton resortin 100 hektare ne Gjirin e Lalzit

Publikuar me : 04.09.2010 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 164 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TIRANE- Mbledhja e djeshme e Keshillit te Rregullimit te Territorit u karakterizua nga miratimi i nje numri te konsiderueshem studimesh urbanistike ne zona te ndryshme te vendit, ku spikat ndertimi i nje tjeter resorti turistik ne Gjirin e Lalzit.


Do te jete fshati Hamallaj i Durresit ai ne te cilin parashikohet te shfrytezohet siperfaqja prej rreth 1 milione meter katror. Resorti turistik eshte pjese e planit studimor per te gjithe zonen e Gjirit te Lalzit te miratuar ne vitin 2003.


Behet fjale per ndertimin e nje resorti i cili do te ofroje sherbime jo vetem per muajt e veres por edhe gjate periudhes tjeter te vitit. Sipas perfaqesuesit te kompanise projektuese i cili parashtroi planin ne mbledhjen e djeshme, kemi te bejme me nje projekt, i cili eshte i nderthurur me disa elemente, si ndertimi i objekteve akomoduese jo me shume se tre kate, krijimin e hapesirave te gjelbra ne te gjithe siperfaqen ne shfrytezim, ndertimin e qendrave rekreative si minifusha golfi, kartodrom, etj. Por krahas turizmit, brenda ne kete zone parashikohet te ndertohen edhe apartamente private.


Konflikti


Fshati Hamallaj ishte ne qender te vemendjes se opinionit publik vendas disa jave me pare kur banoret u perplasen dhunshem me forcat e policise se rendit te cilat kishin ardhur ne mbeshtetje te Inspektoratit Ndertimor Kombetar per prishjen e ndertimeve pa leje.


Banoret u perpoqen per te ndaluar ne forma te ndryshme prishjen e ndertesave pa leje, veprim pas te cilit u arrestuan disa persona. Per momentin, ne zonen prej 100 hektaresh jane ne te cilen parashikohet te ngrihet resorti, jane te ndertuara dhjetera banesa te banoreve te zones, te cilat nuk jane te perfshira ne procesin e legalizimit.


Per realizimin e projektit te fjale do te duhet prishja e ketyre ndertesave, ndersa kompania projektuese deklaron se jane siguruar deri ne 64 per qind te certifikatave te pronesise se tokes ndersa nuk ka te dhena ne lidhje me pronesine e pjeses tjeter. Eshte pikerisht kjo hapesire ne te cilen jane te ndertuara banesat qe do te duhet te prishen per te bere te mundur ndertimin e resortit.


Duket se aksioni i nisur ne diten e pare te korrikut nga Inspektorati Ndertimor ne Hamallaj per prishjen e ndertimeve pa leje ka qene faza fillestare per pastrimin e zones.


Nderkohe, gjate parashtrimit te projektit, Kryeministri Sali Berisha, vleresoi si nje hap pozitiv projektimin e ndertesave me pak kate duke kerkuar qe te respektohet distanca jashte se ciles nuk mund te ndertohet me shume dy deri ne tre kate.


Ne, duhet te heqim dore perfundimisht nga ndertimet mbi tre kate ne brigjet tona. Kemi rreth 92 apo 94 per qind te brigjeve per ti zhvilluar dhe duhet te synojme te mbetemi tek ndertimet dy-tre kate, ne teresine e projekteve zhvillimore.


Duhet te percaktojme distancen jashte te ciles mund te tolerojme me shume se tre kate, - tha ai. ne mbledhjen e djeshme te KRRTRSH-se, u miratuan plane te tjera Urbanistike ne Komunat Kashar e Farke si dhe ne zonen e Valbones.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomike

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 80 here.
2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomikeViti 2012 do të jetë edhe më i keq se 2011 sa i takon rritjes ekonomike për Shqipërinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur më tej parashikimin duke përcaktuar se këtë vit rritja do të jetë vetëm 0.5 perqind. Misioni i fundit i FMN-së kishte parashikuar një rritje prej 1.5 perqind ndërsa me rishikimin e parashikimit, rritja është ulur me 1 perqind. Sa i takon vitit 2011, FMN përllogarit se rritja ka qenë në nivelin 1.1 perqind. Arsye kryesore e kësaj ulje sipas FMN-së do...Lexo te gjithe artikullin »


» Deklarimi, 1.6 mln shqiptare, me shume se 2 mln leke te ardhura ne vit
» Eknomia, parashikimet e zymta per 2012
» Vendimi i Bordit te CEZ, shkarkohet Josef Hejsek
» Ilacet, me cmime si Greqia dhe Maqedonia
» Kameron “Masa te guximshme” per te dale nga kriza
» Kriza ne Greqi Merkel aspak optimiste
» Si do regjistrohen pallatet e reja, ligji i ri shkon ne Kuvend,
» Shqiperia 2011, kumar dhe varferi
» Merkel “Greqia do te qendroje ne Eurozone”
» Shifrat e AKEP per 2011-n, mbi 6 celulare per cdo shtepi

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit