Kakà: Zgjodha Realin para Çelsit...
Publikuar me : 02.07.2009 Ne :
Sport - 869 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Braziliani: I thashe "jo" Ançelotit, sepse kur Milani vendosi te me shese, Madridi ishte zgjedhja ime e vetme
Kakà ka dhene konferencen e pare per shtyp si futbollist i Realit te Madridit, pasi eshte prezantuar zyrtarisht ne "Santiago Bernabeu". Anetari me i ri i skuadres "merenges" do te mbaje fanellen me numrin 8-te, e cila i perkiste Fernando Gagos ne sezonin e kaluar. Argjentinasi do te marre numrin 5. Nderkohe, futbollisti me i rendesishem ne historine e Realit, qe ka mbajtur fanellen me numrin 8-te ka qene Predrag Mijatoviç, "heroi" i fitores se Championsit numer shtate per Realin.
- Kakà , si ndiheni pas nje prezantimi me 40 mije tifoze te pranishem?
- Ndihem shume krenar dhe i motivuar, por gjithashtu ndien shume pergjegjesi. Eshte nje pergjegjesi pozitive, e cila te ndihmon. Dua te fitoj se me shume tituj me kete klub.
- Perse vendoset te largoheshit nga Milani?
- E shpjegova vendimin kur isha ne Brazil, para Kupes se Konfederatave. Milani e hapi deren e transferimit qe ne janar, kur me kerkoi Mançester Siti. E kuptoj vendimin e tyre per shkak te krizes financiare boterore. Pas perfundimit te kampionatit, Milani i tha babait tim se kishte disa oferta dhe une duhet te pranoja me te miren. Ishte hera e dyte qe degjoja se largimi im do te ishte gjeja me e mire per mua dhe per Milanin. Skuadra qe doja te luaja, nese ikja nga Milano ishte Real Madridi. Kjo eshte nje enderr qe realizohet.
- Keni pritur ndonjehere nje prezantim te tille?
- E vetmja gje e ngjashme qe kam pare ishte prezantimi i Ronaldinjos te Milani. Gjera te tilla nuk kishin ndodhur me pare ne futboll dhe kjo eshte historike dhe per mua. Eshte nje dite e papershkrueshme, e paharrueshme.
- Perse zgjodhet Realin, kur iu thane se do te largoheshit nga Milani?
- Sepse Real Madridi i ka te gjitha, eshte shume terheqes. Futbollistet qe kane luajtur me pare ketu me thane fjalet me te mira. Referencat e shkelyqera te ketij klubi me ndihmuan ne zgjedhjen time.
- Ndikoi fakti se mund te luani perkrah Kristiano Ronaldos?
- Florentino Perez me shpjegoi projektin, qe kishte dhe ndikoi ne menyre te drejtperdrejte ne vendimin tim. E pyeta nese mund t'i bente te gjitha ato qe po me thonte dhe me blerjen e Kristiano Ronaldos me tha proven e pare qe e ka seriozisht.
Eshte nje privilegj i madh te luash ne keto nivele dhe une e konsideroj veten me fat qe kam pasur dhe do te kem shansin te luaj perkrah lojtareve me te mire te Botes. Te Reali nuk eshte vetem Kristiano Ronaldo. Ketu do te luaj gjithashtu me Raulin, Ramosin, Kasiljasin dhe futbollistet holandeze. Ndihem i privilegjuar.
- Pritshmeria rreth kesaj skuadre eshte shume e madhe. A e shton kjo presionin?
- Kjo me shton me shume pergjegjesite, por nuk eshte diçka negative, sepse me motivon. Une vij ne Madrid si nje futbollist i rendesishem dhe kjo me shtyn te luaj per fitoren e trofeve.
- Çfare iu tha Alfredo Di Stefano?
- Ai me tha disa gjera interesante dhe midis te tjerave krahasoi "Bernabeu"-n me "Maracana"-n.
- A eshte ne gjendje Reali te dueloje me Barcelonen?
- Po. Ky eshte objektivi i projektit te Florentino Perezit. Barcelona meritoi tre tituj ne sezonin e kaluar, por sivjet Reali do te thote fjalen e tij ne Spanje dhe Europe.
- Keni folur me trajnerin Pelegrini?
- Jo, akoma jo, por do ta bej se shpejti.
- Ushtron presion ndaj jush prania e Kristiano Ronaldos?
- Nuk ndiej peshen e askujt mbi veten time. Kristiano Ronaldo ka luajtur tre vite ne nivele te jashtezakonshme dhe dy here rradhazi ka qene ne finalen e Liges se Kampioneve. Rauli ka fituar shume tituj me Realin dhe mund te fitoje akoma te tjere. E thashe edhe me lart: une jam i privilegjuar qe luaj me lojtare te tille, asgje tjeter.
- Mendoni se futbollistet e medhenj jane garanci per trofete?
- Eksperienca me ka treguar se talenti mund te mos jete i mjaftueshem. Une kam takuar shume futbolliste te talentuar, qe nuk jane bere te sukseshem dhe disa me pak te talentuar qe ia kane dale mbane. Diferenca qendron ne formimin e grupit dhe ne punen me keto talente. Futbollistet e medhenj duhet te sakrifikohen per te miren e perbashket.
- Mendoni se loja juaj mund te pershtatet me ate te Kristiano Ronaldos?
- Mendoj se jemi te pershtatshem dhe nje gje eshte e sigurt: nuk do te kete rivalitet mes nesh. Te dy jemi lojtare eksperte dhe kemi qene kampione te Europes. E dime si duhet te funksionojne gjerat per te fituar.
- Si e shihni te ardhmen tuaj?
- Shume gjera kane ndryshuar nga menyra si mendoja kur erdha ne Europe. Tani kam nje kontrate gjashtevjeçare me Realin dhe ndoshta mund te qendroje edhe me gjate.
- Çfare iu tha Ançeloti ne telefon. Ju kerkoi te shkonit te Çelsi?
- Po, por ishte me shume nje bisede mes miqsh. Une e falenderova per gjithe ndihmen qe me kishte dhene, por i thashe se Reali i Madridit ishte zgjidhja e vetme.
- Cili ishte personi i pare me te cilin folet kur vendoset te luanit per Realin?
- Babai im.
- Aventura fillon ne Japoni...
- Kam kujtime te shkelqyera nga Japonia. Kam fituar Kupen e Botes me Brazilin dhe Boterorin e Klubeve me Milanin.
- Iu ka kerkuar Reali ne te kaluaren?
- Me kane thene se po, por une nuk i kam degjuar asnjehere keto oferta, sepsa as Milani nuk i degjonte. Une gjithmone e lashe te ardhmen time ne dore te drejtuesve. Kur ata vendosen te me shisin, une zgjodha skuadren.