Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Kalon ligji, taksa te larta per makinat e perdorura

Publikuar me : 19.05.2010 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 562 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TIRANE- Blerja apo shitja e nje autoveture te perdorur se shpejti do te jete nje veprim per te cilin shqiptaret do te duhet te mendohen dy here.


Ndryshimet e propozuara ne ligjin per taksat kombetare ku perfshihen edhe ato per automjetet pritet te hyjne ne fuqi brenda nje afati kohor prej jo me shume se nje muaj e gjysme, ku pritet te filloje edhe zbatimi i sistemit te ri te taksimit per automjetet e perdorura qe hyjne ne vend apo per shitjen e tyre tek te tretet.


Sistemi i ri i taksimi i propozuar nga Ministria e Financave per automjetet e perdorura bazohet mbi fuqine motorike, vitin e prodhimit si dhe llojin e karburantit qe ajo perdor.


Pra shuma qe importuesi i nje automjeti te perdorur do te paguaje ne dogane do te jete produkt i shumezimit te cilindrates se motorit me koeficientin fiks per cdo vit prodhimi dhe llojin e karburantit qe ajo djeg.


Ligji synon te demoralizoje qytetaret qe te sjellin ne vend automjete te vjetra duke rritur ne menyre te ndjeshme taksat per kete kete kategori mjetesh, pasi shuma qe do te paguhet eshte e lidhur ne menyre te drejtperdrejte me vitin e prodhimit.


Koeficienti fiks per cdo vit perdorimi per autoveturat do te jete 0.5 ndersa per mjetet e tjera, perjashto ato te transportit publik, do te jete 0.25. Nderkohe, taksa fikse per karburantin parashikohet te jete 20 leke per automjetet qe punojne me benzine dhe 25 leke per ato me nafte.


Nese dikush do te importoje nje automjet te prodhuar ne vitin 1998, me fuqi motorike 2000 kubike me nafte do te duhet qe te paguaje 300 mije leke.


Nese automjeti me te njejtat te dhena do te ishte prodhuar ne vitin 2008, taksa do te reduktohej ne vetem 50 mije leke. Te gjithe diferencen prej 250 mije lekesh e krijon vjetersia e automjetit.


E njejta perllogaritje behet edhe per automjetet qe punojne me benzine vetem se ndryshe nga nafta ajo e ka koeficientin e karburantit 20 leke.


Referuar sistemit te ri, asnjerit nuk do ti interesoje te shese apo te bleje nje automjet me vit prodhimi te larget. Kjo pasi taksa e perdorimit parashikohet te paguhet edhe ne rastet kur automjeti shitet dore pas dore.


Taksa qe do te paguhet ne kete rast do te jete diferenca midis shumes qe perllogaritet sipas formules se mesiperme qe del ne momentin e shitjes dhe asaj qe eshte paguar kur ai ka hyre ne vend.


Ne kete menyre, personi qe ka blere automjetin me vit prodhimi 1998 me fuqi motorike 2000 kubike ne momentin e futjes ne dogane ka paguar 300 mije leke, nese do ta perdore deri ne vitin 2012 dhe me pas do ta shese, ai do paguaje nje takse shtese prej 50 mije lekesh. E njejta praktike do te ndiqet edhe nese pronari i ri i automjetit do ta shese perseri ate pasi ta kete perdorur per disa vite.


Per shkak se taksa ne rastin konkret paguhet nga shitesi, ata qe kane automjete te nje viti prodhimit te hershem nuk do te jene te prirur ta shesin ate per shkak te nivelit te larte te taksave.


Me ndryshimet e propozuara ne ligjin per taksat kombetare, qeveria permbush detyrimet e percaktuara nga MSA-ja duke hequr taksen fikse per automjetet e perdorura qe importohen nga vendet e BE-se. Sipas te dhenave te Ministrise se Financave te ardhurat nga importi i makinave gjate vitit 2009 arriten ne 2.9 miliarde leke nderkohe qe regjimi i ri i taksave pritet te rrise edhe me tej te ardhurat ne buxhet.


Si perllogaritet taksa kur importohet

Automjetetet

Vjetersi X 0.5 X fuqi motorike X 20 leke (benzine), 25 leke (nafte)

Mjetet e tjera

Vjetersi X 0.25 X fuqi motorike X 20 leke (benzine), 25 leke (nafte)


Sugjerohet taksimi i makinave nepermjet matjes se gazrave qe ato emetojne dhe jo sipas vitit te prodhimit


Makinat, deputetet Taksa sipas sasise se gazrave


TIRANE- Miratimi i sistemit te ri te taksave per automjetet e perdorura ka hapur debatin mbi praktiken qe do te ndiqet per percaktimin e tyre. Sipas modelit te propozuar nga Ministria e Financave, perllogaritja e takses do te behet duke marre ne konsiderate fuqine motorike, vitin e prodhimit dhe llojin e karburantit.


Por duke pare se ne thelb kjo takse ka te beje me shume me ndotjen qe i shkakton ambientit automjeti, nje pjese e anetareve te Komisionit Kuvendor te Ekonomise ne te cilin u shqyrtua dje drafti i ri, parashtruan rezervat e tyre mbi praktiken qe parashikohet te ndiqet.


Debati i deputeteve kishte te bente me faktin se cilesimi i takses ne fjale si takse karboni nuk duhet te dale nga nje shumezim ku pjese e tij eshte fuqia motorike por duke matur sasine e gazrave qe automjeti prodhon.


Kete pretendim deputetet e arsyetuan me faktin se mund te kete automjete qe kane vit prodhimit te larget por jane mirembajtur dhe nuk ndotin ambientin ashtu sikur se mund te kete te tjera te konsideruar te reja por qe prodhojne me shume gazra te demshem.


Sipas tyre, zgjidhja me e mire do te ishte taksimi duke iu referuar sasise se gazrave qe emeton cdo automjet. Nuk mund te krahasohet nje automjet qe mund te jete i ri por qe ben dhjetera mijera kilometra ne vit me nje tjeter qe eshte prodhuar me heret por qe nuk eshte perdorur shume, - tha Flamur Noka, anetar zevendesues i Komisionit te Ekonomise.


'
Komente
nga : yo
Koment publikuar ne daten 24.08.2011
kjo takse eshte ne kundershtim me iniciativen europia dhe po ashtu demton ekonomine e cdo personi qe perdor makine per nevoja personale. asnje vend i botes nuk i denon makinat epoke ose te nje prodhimi me te hershem. denohen makinat qe emetojn sasi ndotje jasht normes. po ky shtet nuk mund te aplikoj kte model sepse biznesi i karburantit ka lidhje te ngushta...

nga : yo
Koment publikuar ne daten 24.08.2011
kjo takse eshte ne kundershtim me iniciativen europia dhe po ashtu demton ekonomine e cdo personi qe perdor makine per nevoja personale. asnje vend i botes nuk i denon makinat epoke ose te nje prodhimi me te hershem. denohen makinat qe emetojn sasi ndotje jasht normes. po ky shtet nuk mund te aplikoj kte model sepse biznesi i karburantit ka lidhje te ngushta...

nga : anonim
Koment publikuar ne daten 13.08.2010
Ne te gjithe vendet e europes apo dhe te botes ,sistemeve te taksave iu shpetojne makinat e quajtura si makina epoke te cilat kane nje vjetersi per me teper se 30 vjet. Cfare do te behet me keto automjete ne vendin tone?

nga : leonard
Koment publikuar ne daten 17.07.2010
nje ngritje e taksave ishte e pritshme por jo ne kete menyre. jemi ne nje kriz e cila ka len shum njerez pa pune, dhe ata qe punojne jan te rrezikuar nga nje faliment. keto taksa nuk do te shkojne per ate qe deklarohen pra ambientin por thjesht kan emrin e till. duhet te rishikohet ky ligj pasi po te shohim keto dy dite qe ka hyr ligji jan ber shitje, mund te themi zero. per fat te keq ne si popull do bindemi serish.

nga : Jonida Thoma
Koment publikuar ne daten 28.05.2010
Ndotja e ambientit eshte dicka shume serioze e cila na prek te gjithve, por nuk mund te pretendojme ne kohrat e sotme me kete krize ekonomike shtresat e mesme dhe te ulta te kene nje makine te vitit 200 e larte. Gjithcka ka te bej me kendveshtrimin e atyre qe kane leke pa patur asnjehere parasysh individet te cilet kane vetem nje automjet per nevojat e tyre personale dhe jo lux. shpresoj ne rishikimin e ligjit pasi pak a shume do ta vuajme te gjithe. Me respekt, Jonida

2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomike

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 80 here.
2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomikeViti 2012 do të jetë edhe më i keq se 2011 sa i takon rritjes ekonomike për Shqipërinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur më tej parashikimin duke përcaktuar se këtë vit rritja do të jetë vetëm 0.5 perqind. Misioni i fundit i FMN-së kishte parashikuar një rritje prej 1.5 perqind ndërsa me rishikimin e parashikimit, rritja është ulur me 1 perqind. Sa i takon vitit 2011, FMN përllogarit se rritja ka qenë në nivelin 1.1 perqind. Arsye kryesore e kësaj ulje sipas FMN-së do...Lexo te gjithe artikullin »


» Deklarimi, 1.6 mln shqiptare, me shume se 2 mln leke te ardhura ne vit
» Eknomia, parashikimet e zymta per 2012
» Vendimi i Bordit te CEZ, shkarkohet Josef Hejsek
» Ilacet, me cmime si Greqia dhe Maqedonia
» Kameron “Masa te guximshme” per te dale nga kriza
» Kriza ne Greqi Merkel aspak optimiste
» Si do regjistrohen pallatet e reja, ligji i ri shkon ne Kuvend,
» Shqiperia 2011, kumar dhe varferi
» Merkel “Greqia do te qendroje ne Eurozone”
» Shifrat e AKEP per 2011-n, mbi 6 celulare per cdo shtepi

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit