Kandidatet presidenciale Obama dhe Mekein shkembyen nje sere akuzash mbi nje numer ceshtjesh, qe nga politikat qe kane parashtruar ne pergjigje te krizes ekonomike e deri tek taktikat gjate fushates presidenciale ne debatin e trete dhe te fundit mes tyre. Nje ton me agresiv me komunikim me te drejtperdrejte mes kandidateve e dalloi kete debat nga debatet e meparshme.
Ne nje kohe kur kriza financiare qe ka mberthyer jo vetem bursen amerikane, por edhe tregjet e aksioneve, ka tronditur besimin e investitoreve dhe konsumatoreve tek ekonomia, edhe debati u perqendrua ne kete krize si teme kryesore.
Ne debatin e zhvilluar te merkuren ne Universitetin Hofstra ne Nju Jork, dy kandidatet parashtruan politikant e tyre per te nxitur ekonomine, ne menyre qe te kapercehet kjo krize. Ende ne minutat e para te debatit, rivalet presidenciale u perfshine ne replika te ndezura lidhur me taksat. Senatori republikan nga Arizona, Xhon Mekein akuzoi zotin Obama se po zhvillon lufte nder-klasore me propozimin e tij per tua rritur taksat shtreses me te pasur te popullsise.
Ne pergjigje te akuzes se rivalit republikan, kandidati demokrat Obama nenvizoi se te dy kandidatet duan te ulin taksat, megjithese ka nje dallim te madh mes segmentit te popullates qe do te perfitonte nga keto shkurtime taksash, duke e akuzuar zotin Mekein se synon te favorizoje amerikanet e pasur. Zoti Mekein tha se amerikanet po vuajne dhe njekohesisht jane te zemeruar si rezultat i gjendjes aktuale ekonomike. Ligjvenesi republikan nga Arizona fajesoi per krizen babezine dhe shpenzimet pa kriter ne Uoll Strit dhe Uashington.
Rivali i tij demokrat, senatori nga Ilinoi, Barak Obama, tha se plani i shpetimit qe ai dhe zoti Mekein kishin mbeshtetur ne Kongres eshte nje hap i pare i rendesishem ne pergjigje te krizes. Por ai shtoi se nuk kishte pare ende ndonje plan qe kishte per synim te ndihmonte klasen e mesme amerikane.
Nje tjeter teme e debatit te mbremshem ishte toni qe ka marre fushata presidenciale, e cila gjithnje e me shume po shoqerohet me nuanca negative. Te dy kandidatet shprehen synimin per te zhvilluar fushata qe perqendrohen tek ceshtjet qe kane rendesi per amerikanet.
Kandidatet presidenciale Xhon Mekejn dhe Barak Obama paraqiten mbreme disa nga politikat e brendshme ne debatin e tyre te trete dhe te fundit. Senatori Obama nenvizoi gjate debatit te tij se nje administrate nen zotin Mekein nenkuptonte 8 vjet te tjera me te njejtat politika si administrata e Presidentit Bush, kur eshte fjala per ceshtjet thelbesore.
Senatori Mekejn i hodhi poshte perpjekjet e zotit Obama per ti lidhur politikat e tij me ato te administrates se presidentit Bush. *Une nuk jam Presidenti Bush,* tha ai. Kandidati republikan tha se ai ka pasur nje numer mosmarreveshjes me adminsitraten aktuale per nje sere ceshtjesh te rendesishme, perfshire torturat dhe menyren si duhet zhvilluar lufta ne Irak.
Senatori republikan e akuzoi zotin Obama gjithashtu se nuk kishte arritur te mbante qendrim ndaj krereve te partise se tij kur ishte nevoja. Zoti Mekejn tha se ndryshe nga senatori Obama, ai nuk kishte rene dakort me administraten e presidentit Bush rreth disa ceshtjeve te rendesishme si tortura dhe menyra se si duhet udhehequr lufta ne Irak. Ne pergjigje te ketyre akuzave, Senatori Obama tha se ai kishte punuar si me republikanet ashtu edhe me demokratet.
Debati perfshiu edhe temen e sigurimit te pavaresise energjetike te Amerikes. Zoti Mekein tha se Shtetet e Bashkuara mund te eliminojne varesine nga nafta e importuar nga Lindja e Mesme dhe Venezuela brenda nje periudhe prej 7-10 vjetesh. Ai theksoi perseri planin e tij per 45 centrale te reja berthamore, si dhe per investime ne energjine alternative si dhe ne teknologji moderne per qymyrgur te paster.
Zoti Obama dha parashikimet e tij per nje periudhe 10 vjecare per te pergatituar Ameriken qe te dale nga varesia e naftes se huaj. Ai theksoi nevojen per te zgjeruar prodhimin ne vend, duke shtuar se megjithese duhet te shqyrtohet mundesia e shpimeve ne det, perparesia duhet te jete energjia e riperteritshme, si ajo e eres, diellore dhe bio-karburet.
Mes temave te tjera ne debat, senatori Mekejn i doli ne mbrojtje zgjedhjes se guvernatores se Alaskes Sara Pejlin, di kandidate e tij per nenpresidente, per te cilen kritiket kane thene se nuk ka eksperience te mjaftueshme per nje post kaq te larte. Zoti Mekejn e quajti zonjen Pejlin nje grua model per femrat dhe nje reformatore te perkushtuar. Ai e lavderoi punen e saj si guvernatore te Alaskes duke thene se ajo kishte shkurtuar taksat per banoret e ketij shteti dhe kishte zvogeluar qeverine.
Zoti Obama, nga ana e tij, tha se zonja Pejlin eshte politikane e zonja, por qe u takon votuesve te vendosin nese ajo eshte e kualifikuar sa duhet per te qene presidente. Senatori Obama tha se ai dhe kandidati qe ka zgjedhur ai per nenpresident, Xho Bajden, jane te nje mendjeje qe qeveria duhet ti rishqyrtoje perparesite e saj. Senatori Obama e lavderoi senatorin Bajden per karrieren e tij. Ai tha se zoti Bajden do te ishte nje president i jashtezakonshem nese do te ishte nevoja. Senatori Mekejn tha se zoti Bajden ishte i kualifikuar per postin ne shume aspekte, por se ai ishte gabuar ne lidhje me shume ceshtje te politikes se jashtme dhe te sigurise kombetare.
Ne lidhje me ceshtjet ekonomike, senatori Obama premtoi te eliminonte programet e panevojshme qeveritare per te ndihmuar kalimin e krizes financiare, ndersa zoti Mekejn tha se do te pezullonte shpenzimet qeveritare. (VOA)