GJIROKASTER- Policia ka sekuestruar 200 kilograme marijuane ne Lazarat, nderkohe qe transportuesit apo pronaret e lendes narkotike kane mundur te 'arratisen'.
Lajmi behet i ditur nga policia e Gjirokastres, sipas te ciles operacioni u be pas informacioneve te marra ne fshehtesi se nje sasi e madhe droge ishte gati per shkembim.
Megjithese jane larguar, polici njofton se i ka siguruara emrat e tre prej personave qe do kryenin shkembimin, por per arsye hetimi nuk i beri te ditur ne njoftimin per shtyp. "Tre shtetasit ne kerkim jane nga Lazarati", bejne te ditur burimet policore, duke shtuat e droga ishte e paketuar ne canta te medha.
Lazarati konsiderohet nga policia si nje nder zonat me veprimtari te gjere te kultivimit te hashashit. Shume operacione te policise ne kete zone kane deshtuar pasi persona te panjohur u kane bere prite dhe i kane qelluar.