Problemi i mendesise katundare si semundja e politikes bashkekohore shqiptare
Ne Prolegomenon-in e tij te famshem, Al Mukaddima, mendimtari i shquar arab i shekullit te 14-te, Ibn Khaldun paraqet nje teori ciklike te konfliktit shoqeror te bazuar ne perplasjen midis qyteterimit e barbarizmit. Ne thelb, teoria e tij thote se barbaret (ne rastin e tij beduinet qe vijne nga shkretetira) pushtojne zonat e urbanizuara qe tashme jane te sofistikuara, por qe jane te zhytura ne degjenerim.
Barbaret i rivitalizojne keto qendra, e rindertojne shtetin, mirepo, per tre-kater breza edhe ato vete degjenerohen e behen te pazotet per te mbajtur pushtetin. Barbaret e rinj vijne nga shkretetira e i pushtojne qytetet, te frymezuar natyrisht nga feja e re apo nga interpretimi i ri i fese qe ato kerkojne te riperterihet.
Barbaret (katundaret e maloket e shkretetires) fitojne, sepse kane kuraje, guxim, vlera e mbi te gjitha sepse per te jetuar ne shkretine ato kane zhvilluar lidhjet e fuqishme tribale e te gjakut dhe kur e perdorin fene ia arrijne te krijojne kohezionin e nevojshem e masen kritike per te marre kontrollin e shtetit.
Si do te vertetohej apo falsifikohej kjo teori ne rastin e shtetit shqiptar? Nje aplikim siperfaqesor i teorise se Ibn Khaldun ne rastin shqiptar do te paraqitej keshtu... Çdo tre-kater breza nje mase katundaresh te etur per prona e pasuri e turma malesoresh heroike te lidhur ne forma tribale apo me nje ideologji te caktuar te drejtuar nga nje grup individesh qe kerkojne pushtet merr me force kontrollin e shtetit, zhvendos parine e vjeter dhe e ve shtetin ne sherbim te ketij grupi.
Ndersa katundaret nxjerrin kunjat e vjeter ne nivelin e katundit me bashkekatundaret e tyre respektive, e natyrisht grabisin vrasin e vjedhin cka iu del perpara, ne emer te barazise e te ligjit te me te fortit, dalengadale paria e asaj mase njerezish sofistikohet dhe fillon me e perdore shtetin per qellimet e veta, por edhe duke ndjekur logjiken e forcimit te shtetit.
Brezi i pare e mban pushtetin me force dhe i kthen katundaret ne vendin e tyre dhe ben shtetin shtet efektiv. Brezi i dyte i saji behet politik dhe sundon me dinakeri e zgjuarsi duke perdoruar monopolin e dijes e rrjetin e lidhjeve qe e bejne te pazevendesueshem e legjitim ne saje te brezit te pare. Brezi i trete behet artistik dhe keta i harrojne origjinat e veta maloke e katundare e sinqerisht besojne se jane kryeqytetas te vertete.
Ne vijim, brezi i katert, i degjeneruar e i zvetenuar, eshte kozmopolit, i prirur per qejfe dhe i pazoti te sundoje. Ne kete pike, vershon nje mase tjeter malokesh e katundaresh qe i zhvendos edhe keto pjesetare te parise. Keshtu, cikli fillon prej fillimit me tribu te reja sunduese e me nje ideologji te re, gjithnje ne dukje, por vetem ne dukje ama, ne sherbim te interesit te katundareve e te malokeve te radhes, sepse fitimtare gjithmone eshte paria.
Mirepo, ne rastin shqiptar pervojat tona tregojne se kjo teori nuk eshte e aplikueshme apo e vertetueshme. Nga nje ane, ne nje shekull qe e kemi pasur shtetin e pavarur ne i kemi nderruar parite sunduese shume shpesh e asnjeri grup nuk ka ndenjur ne kontroll te shtetit me shume se dy breza, pa u persekutuar me rrenje e me dege nga fituesit e radhes.
Nga ana tjeter, struktura e vecante e organizimit tone shoqeror ka cuar ne formesimin e disa paradokseve unike shqiptare. Perfundimi kryesor eshte se ne vend qe te ndertoje shtetin, qofte edhe ne sherbim te vet, paria sunduese e radhes eshte treguar po aq, ne mos me shume e katundarizuar se vete katundaret.
Ky eshte paradoksi i vertete i politikes shqiptare. Teoria ciklike e Ibn Khaldun nuk eshte e aplikueshme ne rastin shqiptar per shkak se shoqeria shqiptare e mbi te gjitha, paria sunduese ka mbetur pre e mendesise katundare qe nuk i lejon shqiptaret per me ba shtetin qe duhet.
KATUNDI SI FORMA ME E PERHAPUR E ORGANIZMIT TE SHOQERISE SHQIPTARE
Katundi ka qene forma me e perhapur e organizmit te shoqerise shqiptare dhe ka mbetur si e tille edhe sot.
Ne paranteze, nese ka ndonje gje qe mund te thuhet lidhur me shqiptaret si komb eshte se historikisht, ne grup ose vec e vec, shqiptaret, kudo qe kane jetuar, ne katund apo ne kryeqytetet e perandorive shume prej tyre e kane provuar veten si njerez te lire, te afte, te zgjuar, krijues e mbi te gjitha, si njerez qe kane ditur te krijojne shtete e te mesojne edhe te tjeret se si te bejne shtete e perandori.
Ky eshte nje kontribut historik qe sado poshte te bien shqiptaret si komb, edhe po te shkojne me keq se sa jane tash, askush nuk mundet qe tua heqe.
Mirepo, duhet theksuar se nga te gjithe figurat qe iu bejne nder shqiptareve ne historine e tyre, shumica e kane rrenjen ne nje nga katundet e panumerta te trojeve shqiptare. Ashtu ishin kohet, katundi shqiptar, i madh apo i vogel, ishte djepi qe lindi figura madhore te historise e te mendimit politik shoqeror e kulturor te shteteve ku ishin te perfshire edhe shqiptaret.
Keshtu, Mustafa Kocibej, Volteri i Lindjes, ishte nga Mborja, Frang Bardhi ishte nga Nenshati, Pjeter Bogdani nga Hasi i Thate, Shemsedin Samiu ishte nga Frasheri, Arkitekt Sinani ishte nga Bicaj i Kukesit, Gjergj Fishta nga Fishta, Binak Alia nga Krasniqja, Sefe Kosharja nga Kosharja, Petro Nini Luarasi nga Luarasi pa numeruar ketu figurat politike si Skenderbeu nga Kastrioti, Iljaz Mirahori nga Panariti, Ajaz Pasha nga Himara, Qyprilijte nga Rroshniku i Beratit, Ismail Pashe Velabishti nga Velabishti, Bushatlinjte nga Kosmaci, Anastas Kullurioti nga Salamina, Mustafa Pashe Bajraktarin qe ishte po nga Mborja e Korces, Mehmet Ali Pasha ishte nga nje katund afer Mesares, Ahmet Zogu nga Burgajeti, Bajram Curri nga Malesia e Gjakoves, Fan Noli nga Ibrik Tepe, Isa Boletini nga Boletini, Lleshi i Zi prej Oroshit e me radhe.
Mund te thuhet pa frike se nuk ka nje katund te banuar me shqiptare qe nuk e ka nje figure te njohur qe ka lene gjurme ne histori. Historia e shqiptareve eshte historia e katundareve fisnike, me largpamesi, mencuri, aftesi te rralla, dinjitet e zotesi shtetformuese qe i eshte imponuar botes.
E jo vetem ne politike. Mund te thuhet pa frike se katundari shqiptar ka kene figure me interes e historise shqiptare edhe ne fushen kulturore, qofte kur ka kene Hasan Zyko Kamberi nga Leskoviku apo Nezimi i Frakulles, Mulla Hysen Dobraci nga Dobraci, Shemsedin Samiu nga Frasheri apo Dritero Agolli prej Menkulasit.
Mirepo, duhet thene se ne historine shqiptare, natyrisht qe ka edhe shume katundare qe kane bere dem sa sthuhet si bie fjala, Haxhi Qamili nga Sharra, Lale Krosi prej Klosit, Mehmet Shehu nga Corrushi, Hysni Kapo nga Tragjasi, Gramoz Pashko nga Vodica, Pjeter Arbnori prej Shirokes, e shume e shume katundare e sternipa katundaresh te tjere qe kane lene emer shume te diskutueshem ne jeten politike shqiptare.
Si fillim duhet thene se ne te gjithe i njohim dhe i dime origjinat tona katundare, pavaresisht kur jemi shkeputur prej katundit, 15 breza me pare apo vetem dy-tre breza me pare. Kur nuk e pranojme ne vete na e tregojne mbiemrat, sidomos ato qe u nderruan gjate kohes se Enver Hoxhes e qe askush nuk do ti permende.
Kur nuk na e tregojne mbiemrat na e tregojne njerezit qe japin intervistat per familjet ku nuk munden me shkue as tre-kater breza ma larg pa ndeshe stergjysher qe kane kene katundare e bir katundarit. Shembulli ma i mire i ilustrimit te origjinave tona katundare ishte mbledhja e familjeve fisnike e aristokrate qe u be ne Tirane do vjet me pare, ku shumica derrmuese ishin trashegimtaret e rreshpereve, esnafeve e bakallave te dikurshem.
Per kete arsye, d.m.th., qe origjinat i kemi ne katunde, nuk duhet te habitemi aspak qe ne krye te politikes shqiptare edhe sot e gjithe diten jane kryesisht njerez, familjet e te cileve kane jetuar ne lagjet paksa jashte qyteteve, disa qe e lane dajren e vune paren, disa te tjere qe blene pasurite e zotnive te tyne, por mbi te gjitha katundaret e sternipat e katundareve qe e moren pronen me pushke ne dore, qofte si jenicere, si bashibozuke, si redife, si xhandare, si partizane, apo si antikomuniste.
Edhe sot, realiteti shqiptar, e jo vetem ne shtetin shqiptar, eshte se partite kryesore e shteti drejtohen nga katundare, sado te fisem, por katundare gjithsesi, qe nuk i kalojne dy breza ne zona urbane Gramoz Ruci e Valentina Leskaj vijne nga Salaria e Tepelenes, Salih Berisha vjen nga Vicidoli i Tropojes, Ilir Meta vjen nga Skrapari, Fatos Nano nga Lunxheria, Skender Gjinushi nga Kurveleshi, Sabri Godo nga Delvina, pa llogaritur te tjeret qe nuk duan te tregojne se cfare jane thjesht sepse nuk e dine a jane shqiptare, cobane, komitaxhi, palikaris, konjare apo jenicere, sepse as vete nuk e dine se prej cfare corbe jane, e keshtu me radhe.
Duhet pranuar se kur vjen puna me e ba biografine e vet, dhe per kete i kemi biografite qe kane lene ne Arkivin e PPSH-se kur kane qene anetare partie, tre breza e poshte te gjithe lideret tane dalin katundare, anipse disa shiten me klas, mbahen me pozite e me mbeshtetje politike te fuqishme apo i bien kitares e flasin shtate gjuhe te huaja.
Si edhe e thashe edhe me lart, nuk ka rendesi se jane katundare. Katundare jemi te gjithe. E perkunder vulgarizmit ne shtyp, e thashethemnajes se Tiranes, problemi nuk shtrohet se erdhen katundaret e na zune tokat apo na moren shtetin.
Ne nje fare menyre eshte qesharake te degjosh katundaret e maloket qe erdhen nga Jugu ne Tirane e ne qytete te tjera ne vitin 1945 te ankohen me sinqeritet te paster per katundaret e maloket qe erdhen ne Tirane e ne rrethe te tjera pas vitit 1991.
Shteti shqiptar eshte i te gjithe katundareve e malokeve dhe askush nuk ka me shume te drejta apo qe ta ndieje veten superior ndaj te tjereve. Para shtetit e ligjit duhet te jemi te gjithe te barabarte, si katundaret e rinj ashtu edhe te vjetrit.
Problemi eshte se edhe pse keto i kane ikur katundit, nuk ka ike katundi prej tyre.
Problemi eshte se mendesia e tyre katundare, e acaruar edhe nga jeta e gjate dhe veshtire ne konvikte, me nje rriske buke te zeze, me shtate leke marmelate fiku, e me caj pa sheqer, si dhe pervojat cnderuese e cnjerezore ne mjerimin e sistemit te kaluar qe synonin me i kthye ne vegla te pashpirt te sistemit, kane percaktuar e percaktojne sjelljen e tyre edhe ne politiken e sotme.
Me i ra shkurt, problemi themelor i politikes se sotme shqiptare eshte sundimi i pakundershtuar i mendesise katundare qysh nga fshatrat me te humbur te majave te thepisura te Toskerise e Gegerise deri ne zemer te institucioneve shteterore te drejtuara prej katundareve qe nuk kane nje pike ndjenje kombetare e njerezore dhe qe e urrejne popullin e vet. Si duhet kuptuar kjo gje?
PARADOKSI I SUNDIMIT TE MENDESISE KATUNDARE NE POLITIKEN SHQIPTARE
Duke e qemtuar me vemendje origjinen e ketij paradoksi, si edhe e thashe me lart, historikisht katundi ka qene e mbetet strukture shume e fuqishme e sunduese ne shoqerite e ne politiken shqiptare.
Qytetet e verteta si qendra politike, kulturore e rrezatimi vlerash e mendesie shtetare kane qene te pakta, e ketu mund te permenden Shkodra, Peja, Gjakova, Prizreni, Shkupi, Berati dhe Janina. Po ashtu, perandorite me te cilat shqiptaret kane qene te lidhur i kane pasur qendrat larg, qytetet ku ka qene perqendruar fuqia politike kane qene me shume qendra transiti e udhekryqe, ku familjet sunduese nuk kane zgjatur me shume se tre-kater breza.
Shumica e tyre kane qene te lidhura me shume me qendren e perandorise se sa me katundet rreth e rrotull qe i sundonin ne emer te asaj perandorie. Bile, edhe kur ato familje te lidhura si me qendren e perandorise ashtu edhe me shoqerine e katundareve e malokeve te krahines, pra edhe kur kane pasur rrenje e mbeshtetje ne shoqerine e kohes, ato kane ndenjur ne katunde.
E ne fakt, ne Toskeri, katunde si Berzhita, Kelcyra, Frasheri apo Libohova kane pasur me shume pushtet, kultivim mendesie shtetare e influence se sa qytetet vete si bie fjala, Gjirokastra qe ka qene e mbushur me duaxhijt e deres se Asllanpashallinjve, aq sa per 50 vjet u sundua me dore te hekurt prej nje gjeorgjiani te adaptuar si Javer Hurshit.
Per me teper, qytetet e tilla kane qene shpesh qendra te sunduara e te populluara nga te huajt, e shpesh nuk kane qene gje tjeter, por katunde te shtrira e me te populluara ku nje pjese e mire te ardhurave te familjes vinte nga bahcja e shtepise.
Po ashtu, prej krijimit te shtetit e deri tani, parite e vjetra te lidhura me perandorine ishin pa rrenje te thella ne popull. Keshtu, parite me influence, edhe kur ishin nga familje qytetare apo me pare, qofshin nga shtresat tregtare e reshpere myslimane, bektashiane, katolike apo ortodokse, ato ishin e u bene edhe me te katundarizuar se ndjekesit e tyre.
Pavaresisht pareve e formimit siperfaqesor kulturor, edhe kur e luajten rolin kryesor ne politiken shqiptare ato e luajten si katundare te sofistikuar.
Per me keq, per te ndenjur ne maje te pirgut te politikes ato nuk lane gje pa bere, e te mos harrojne qe shume u shkartisen me katundaret fitimtare te radhes duke u kthye indirekt ne origjinat e tyre katundare.
Po ashtu, duhet mbajtur ne mend se cikli i zevendesimit te parive ka kene i tille, qe asnje pari sunduese nuk ka zgjatur me shume se dy breza.
Per ta perseritur argumentin, edhe kur kane sunduar me shume se dy breza, parite sunduese kane rene pre e katundit dhe kane sunduar si ne katund, me nje fjale, lufta politike eshte zhvilluar per te kontrolluar katundaret e vet besnike, e jo per ti transformuar ne shtetas e qytetare te lidhur me shtetin.
Perjashtim ben deri diku periudha e sistemit te partise shtet, por me deshtimin e vet ekonomik e politik, edhe ai sistem perfundoi ne nje lufte te mundimshme per te kontrolluar katundaret. Paria dhe shteti u sollen si katundare te vertete.
Pra, me gjithe perjashtimet, me shume shmangie te perkohshme nga norma, mendesia katundare ka kene sunduese edhe ne krye te partise shtet, udheheqja kryesore e te cilit perbehej ne mase te konsiderueshme nga katundare safi.
Edhe kur nuk ishin katundare, influencat pas tyre ishin thellesisht katundare ne mendesi, qofte permes grave, permes rrethit shoqeror, strukturave politike-shoqerore apo edhe vete tradites sunduese.
Instrumenti permes te ciles eshte arritur mobilizimi e sundimi i masave katundare, maloke e fshatare ka qene manipulimi i paskrupullt i mendesise katundare e ushqimi i saj permes te gjitha mjeteve e menyrave te mundshme derisa eshte bere mendesia sunduese nder shqiptaret.
Prandaj semundja e katundarizimit mbetet semundja kryesore e politikes se sotme shqiptare. Shkaku kryesor i lengates ku jemi eshte paria e Tiranes, por instrumenti i saj i preferuar eshte mendesia katundare e shoqerise shqiptare, si pasoje e se ciles edhe shoqeria ka rene viktime e mendesise se vet dhe po ecet sipas parimit se e keqja nuk ka fund e nuk po merret vesh se ku eshte fundi.
PERKUFIZIMI I KATUNDARIT DHE I MENDESISE KATUNDARE
Me e thane shkurt, katundari eshte ai person shoqeror i cili merret me prodhimin e vogel bujqesor e blegtoral, me ndihmen e pjestareve te familjes per te sigurue mbijetesen e vet e per te permbushur detyrimet qe ka karshi parise qe kontrollon pushtetin politik e ekonomik.
Pra katundari eshte i lidhur me token, e me pronen, kjo lidhje percakton edhe ndarjen e punes, format e pronesise, rolet e funksionet e pjestareve te familjes, nivelin e larte te solidaritetit, strukturen e katundit, marredheniet midis katundareve, por edhe midis katudnareve e pasunareve, e katundareve e shtetit e parise sunduese. Lidhja e katundarit me shtetin eshte komplekse.
Ajo qe Richard Pipes (1977) thote per muzhikun rus eshte e aplikueshme ne te gjitha kontekstet e katundareve, dinakeria dhe perdorimi i forces garantojne mbijetesen katundari perdor dinakerine kur eshte i pafuqishem dhe dinakerine me forcen kur eshte i fuqishem.
Bota e vertete e katundarit eshte katundi. Prandaj armiku i tij nuk eshte shteti qe eshte larg apo paria qe prej katundit jane te paluftueshme, armiku eshte katundari tjeter qe nuk pajtohet me te per interesa materiale.
Me kene katundar eshte nje menyre jetese, eshte edhe nje mendesi e dikujt qe nuk iken dot prej botes se vet te vogel. Katundaret jane shume racionale, edhe pse njerezve iu duket se nuk jane, por ato gjithmone mendojne me se pari per pronen e per veten e tyre.
E kur te vihet kjo ne qender te analizes shihet se shteti e paria qe kerkon e merr produktet e punes se tyre jane armiq per vdekje. Mirepo per shkak se katundari eshte i lidhur me token e bagetine, praktikisht eshte i ngujuar ne pronen e vet, peng i prones se vet, atij i duhet me dhane e me marre me shtetin e me parine nga pozita te nenshtruara.
Prandaj, edhe kur shteti sillet ne menyren me te ndyre qe mundet me u ba, katundari nuk merret me shtetin por me katundarin tjeter. Keshtu kur ndodhi tufezimi, katundaret nuk u turren me mbrojte njeni tjetrin por me ia fute njeni tjetrit.
Kur ndodhi grabitja e madhe e tokave e pronave, katundaret nuk u turren me mbrojte shtetin e pronen e te gjitheve por secili e lypi ate ngastren e vet pese dynymshe dhe ne midis te saj ndertoi keshtjellen e familjes, nje shtepi me shtate flamure e me model zveceran apo gjerman, me rrugen dhe banjon e shtruar me mermer.
Mendesia katundare shihet qarte kur rruga publike pergjate ketyre pallateve ne midis te tokes se bukes eshte e mbushur me plehra e me gjithfare rreziqesh per vete katundaret.
Por lidhja me pronen, nyja e kerthizes e mendesise katundare eshte edhe pika kyce ne te cilen duhet te perqendrohemi. Katundari qe mendon vec per pronen e vet, e pranon si te natyrshme sjelljen e parise se Tiranes qe vec vjedh e grabit.
Te gjithe mendojne se kjo eshte ne rregull. Pavaresisht se argumentet qe paraqiten jane tregu i lire, krijimi i borgjezise, vendosja e kapitalizmit etj., ne thelb te gjithe palet bien dakord se parimi bjeri i forti te ligut eshte sjellje normale. Forcimi e shtimi i prones eshte ne zemer te mendesise katundare. Pasaniket nuk munden me kene gabim. Ndryshe si do te kishin munde me i vue paret?
Edhe kur duhet me denue dikend, ai denohet kur nuk respekton normat e vendosura ne katund, d.m.th., kur kapet me presh ne duar.
Po u kape mbarove e hupe dinjitetin dhe dinjiteti eshte gjithcka, bile shume ma i randsishem se prona. Prona e dinjiteti jane dy gjana per te cilat katundari nuk te fal. E dinjiteti eshte i lidhur me poshterimin ne te shkuaren, se askush nuk e din se cka me e gjete ne te ardhmen.
Prandaj partite tona politike e paria e Tiranes munden me i mobilizue lehtesisht katundaret e maloket sepse te gjithe paleve ua kujtojne kohen kur kane qene ose sundues ose te persekutuar. ky eshte kali qe duan te kalerojne te dy segmentet e parise sa here qe kane perplasje e zgjedhje. se bashku me lejimin e vjedhjes e te korrupsionit, gerricja e plages se poshterimit eshte celesi i suksesit te parise.
Frika e dyfishte e humbjes se prones e te dinjitetit i mban katundaret te lidhur me parine. Per sa kohe qe paria i len me vjedhe e me grabite, me ndertue pa leje, mos me pague taksat, mos me krye detyrimet qytetare e shteterore, sa kohe qe i len me i zgjidhe te gjithe hallet e problemet e tyne ne menyre private e ne nivelin e katundit, punet jane mire. Faji i piramidave ishte faji i atyne qe vune paret dhe e hangren se vete e paten fajin.
Ato qe perfituan prej interesave, ishin te zotet, bravo ju qofte. Sa per qeveritaret, fajin e paten vete. Katundaret gjithmone e gjejne nje menyre qe me u armiqesue me njeni-tjetrin por kurre me ato qe sundojne e qe nuk lajne gja pa ba ne kurriz te tyne. Njeriu e din se po sillet si katundar atehere kur e din se paria po ta punon e prape nuk bzan por e mbeshtet.
Gjithkush e din se po sillet si katundar kur dikush nga paria flet per integrimin europian, heqjen e vizave, rritjen me te larte ekonomike ne bote, popullin e lumtur, i fut njerezit ne greve urie, shan cecenet e maloket, kalon ligjin per homoseksualet, flet si Enver Hoxha, e ban te bardhen te zeze, rren sa mundet, mendon per kohen kur do te bahet kryetar, president, kryebashkiak, kryeminister, dhe prape se prape shkon ne miting apo futesh ne greve urie per te mbeshtetur interesin e tij.
Ilustrimi ma i qarte i sundimit te mendesise katundare eshte dhanja e jetes per parine e Tiranes, edhe kur dihet e shihet qarte se kjo pari mendon vec per veten e vet, e perbuz popullin e katundaret e vet, e prape se prape, qindra mijra njerez dalin me flamuj te kuq apo blu, ne mitingun e rradhes.
Po ashtu, kur i analizon fotografite e mitingjeve, dalin nja pese milione pjesemarres, qe do te thote se tamam simbas mendesise katundare, shume njerez shkojne ne te gjitha mitingjet qe bahen.
DY SHEMBUJ PER TE ILUSTRUAR PARADOKSIN E LIDHJES SE PARISE ME POPULLIN
Ketu ia vlen te jepen dy shembuj per te ilustruar sundimin e mendesise katundare.
Se pari, ka nje arsye pse lezhjanet dalin ne proteste disa here kunder nje sjelljeje te papranueshme per to te nje banori te qytetit te tyre deri ne ate pike sa e kercenojne me jete familjen e ketij individi. Bindja se dalja e nje banori te Lezhes me bindje te ndryshme seksuale eshte fyerje per gjithe Lezhen eshte pak problematike.
Zgjidhja e atij njeriu nuk ka pse ti fyeje lezhjanet sepse gjithkush ben zgjidhjet e veta. Paradoksi fillon kur ne te njejten kohe, po keta lezhjane mbeshtesin fuqimisht kryetarin e nje partie qe kerkon ne parlament legalizimin e martesave te individeve te tille. Ajo qe eshte me e cuditshme, asnje nga keto lezhjane nuk mori mundimin te bente nje proteste ne Lezhe apo ne Tirane per te mbrojtur nderin e shtetit e te kombit shqiptar.
Nje shembull tjeter eshte dalja e qindra mijra njerezve ne bulevard ne mbeshtetje te politikes se kryetarit te nje partie, qofte ky Edi Rama apo Sali Berisha ne emer te nje numri kerkesash qe ne thelb jane teresisht irracionale nga kendveshtrimi i qytetarit e katundarit normal por krejtesisht te kuptueshme kur mbahet parasysh interesi i ngushte i kryekatundarit te rradhes.
Edhe pse keto dy udheheqes te parise se Tiranes e te deleguarit e tyre Kastriot Islami e Ilir Rusmajli rane dakord te ndertonin nje system zgjedhor qe do te eleminonte partite politike te vogla, qe do te benin nje qeveri teknike me mirekuptim dhe do te perqendronin pushtetin ne duart e tyre, i kishin bere llogarite gabim.
Tash vala e protestave do te vazhdoje nga te dy palet, sharjet e ofendimet qe kane botuar e botojne ne pacavuret respektive nuk kane njohur e nuk do te njohin kufinj sepse ne kete perplasje interesat e tyre jane jetike.
Njeri don te rrije ne pushtet e tjetri don te marre pushtetin. Aftesia e tyre per te mbledhur ne bulevard me qindra mijra njerez i mahnit vezhguesit e huaj qe nuk dine se si ta shpjegojne kete paradoks, por natyrisht kjo behet lehtesisht e kuptueshme kur mendesia katundare mbahet parasysh.
Megjithese te ben pershtypje mungesa e perplote e kurajos qytetare per te protestuar per mungesen e kushteve elementare te jeteses shoqerore dhe te abuzimit flagrant me shtetin dhe me institucionet ne te gjitha nivelet, per te kundershtuar korrupsionin, banditizmin, mashtrimin, zvetenimin e parise e me rradhe, prape celesi i shpjegimit eshte mendesia katundare.
Shteti dhe vendi jane ne nje gjendje te mjerueshme, e mire po ne te nejten kohe, askush nuk e can koken se atje vidhet me te dy duart, se behen ndertime pa leje, se uji i pijshem vjen me tepricat e gjirizit e me rradhe. Te gjithe mendojne vetem per veten e tyre.
PSE PARIA E TIRANES ESHTE FAJTORE PER GJENDJEN?
Lufta e analisteve dhe e komentatoreve qe shkruajne pa lidhje e pa nje kuptim te qarte te gjendjes ka qene ose me e shpalle popullin shqiptar fajtor, ose me ia lane fajin sistemit te kaluar, Turqise, imperializmit, kapitalizmit, grekeve, serbeve, etj.
E megjithate, fajtore kryesore, sipas meje, mbetet paria e Tiranes. Paria eshte ajo qe duhet te kete vizionin e duhur per ndertimin e marredhenieve shoqerore, paria eshte ajo shtrese qe ofron zgjidhjen e problemeve, sepse e ka dijen e pergatitjen me zgjidhe problemet, sepse identifikohet parase gjithash me shtetin dhe me punen e vet e ven nje popull ne rruge te mbare.
E natyrisht, arsyeja pse paria e Tiranes eshte ne gjendje te beje ate qe nuk ka ndodhur ne asnje vend tjeter te botes pervec Afganistanit, Somalise, Haitit e Kongos dhe e njejta gje nuk mund te ndodhe ne Gjermani apo ne Suedi eshte manipulimi i mendesise katundare dhe mbajtja e popullit ne nje gjendje jermi ideologjik.
Pra, per shkak te sundimit te perplote te mendesise katundare e te vlerave qe burojne prej saj, njeri nder elementet me te spikatun te krizes politike shqiptare ka qene mungesa e nje ideologjie te mirefillte, te paraqitun sistematikisht e ne menyre kohezive, e cila do te lejonte nje mase militantesh te nje partie politike qe te gjykonin si proceset e dukurite e shkuara politike, sjelljen e politikaneve e gjendjen ne te tashmen, e mbi te gjitha te ofronte nje vizion te qarte se ku do te mbrrihet ne te ardhmen.
Prandaj ne shtetin shqiptar nuk gjen mbeshtetje nje ideologji e mirefillte socialiste, liberale apo nacionaliste, zgjidhja e vetme e daljes nga kjo gjendje e thelle krize ku jane shqiptaret.
Ne vend te nje ideologjie te tille, si bie fjala, socializmi, liberalizmi apo nacionalizmi, paria e Tiranes e te gjitha ngjyrave e partive ofron nje perzierje paradoksale (e qe politikisht nuk ka fare kuptim) parullash e slloganesh shpeshere krejtesisht kontraditore, qe perjashtojne njera-tjeren e mbi te gjitha, qe jane te pambrritshme e te parealizueshme ne nivele praktike.
Si pasoje e kesaj mungese sistemesh te qarta vlerash e ideologjie kohezive, sjellja e parise duket krejt e coroditur, dhe pa kurrfare racionaliteti, mirepo paria nuk merret me te huajt aq sa me katundaret militante te partise respective.
Prandaj politika ne shtetin shqiptar eshte nje politike e paradokseseve te tilla ne te cilat shohim nje structure mobilizimi te masave te gjera te popullit nga paria e Tiranes te mbeshtetur ne strukturen e katundit.
Kauzat qe ndiqen jane nga me idjotet ose ne sherbim total te lidereve partiake, parullat qe hidhen jane krejt pa kuptim e pa kurrfare baze ne realitet, reterrterret e shtypit te Tiranes jane hamullitje te pakutimta, pastruesit e plehrave ne Perendim shiten si komentatore te ditur, e komentatoret e njohur te Tiranes duan te flasin anglisht e te duken kompetente kur shkrimet e tyre jane krejt pa bosht e qesharake.
Perpjekja per te shpejguar kete mori fenomenesh qe e bejne politiken e Tiranes unike nuk do te ishte e plote pa lidhjen e qarte te parise se Tiranes me popullin. Me i ra shkurt, ajo qe e ben kete gjendje te mundshme eshte kultivimi i mendesise katundare nga ana e parise se Tiranes.
Ajo qe e ka lehtesuar procesin ka qene konvergimi i tre faktoreve perberja katundare e parise se Tiranes, niveli i larte i katundarizimit te shoqerise shqiptare, dhe kthimi ne origjinat katundare i shtresave te banuesve ne qytete. Ne nje fare menyre e gjithe shoqeria shqiptare ka rene pre e mendesise katundare.
Dallimi eshte se paria vepron ne kete menyre ne menyre te vetedijshme pse kjo mendesi i sherben asaj, per nje mase te madhe te fshatareve e katundareve kjo sjellje eshte normale, i vetmi lloj sjelljeje qe behet i kuptueshem, dhe qytetaret jane dorezuar dhe mendojne se si me mbijetue ne kete bote. Ne kete menyre katundarizimi i politikes eshte bere i perplote dhe gjithkujt qe e sheh nga jashte gjendja i duket pa pike kuptimi.
Niveli i materializmit, mungesa e vlerave njerezore e ideologjike, zhveshja nga ndjenja e sherbimit publik, turrja mbas interesit te ngushte, kriminalizimi i shoqerise, etj. jane ne nivele ekstreme. Katundaret kane dale ne krye te shtetit dhe shteti shqiptar eshte kthyer ne nje katund gjigand.
Pa e kuptue e pa e konfrontue mire e si duhet kete semundje nuk mund te kete zgjidhje si duhet te problemeve shqiptare. E natyrisht kjo eshte edhe arsyeja pse teoria e Ibn Khaldunit nuk eshte e aplikueshme dhe as e verifikueshme ne rastin shqiptar.