Permbledhje e Shtypit Shqiptar !
 

Indeksi i NewsRoom » Kuriozitete
Kercenimi i komisionerit te PD, ne Ruzhdie: "Do te vras, do te fus plumbin, pis, qen..."

Publikuar me : 10.03.2010 Origjina : Gazeta Shekulli Lexuar : 341 here.
'

FIER- Pellumb Ferzaj, ishte zevendeskryetar i komisionit ne qendren e votimit 3052 ne Ruzhdie ne zgjedhjet e 28 qershorit 2009. Por eshte detyruar te largohet, sepse prania e tij ne vendin ku po manipuloheshin votat e zgjedhesve te fshatit te vogel ishte e papranueshme nga komisioneret e djathte.


Ne deshmine qe ai ka dhene pasditen e 28 qershorit 2009, rrefehet situate mbytese ne nje qender votimi te nje fshati te vogel me rreth 600 votues, ku ligjin do ta benin komisioneret e PD-se, te cilet kerkonin vota vetem per partine e tyre. Me poshte eshte deklarimi qe Ferzaj ka bere prane prokurorit te Prokurise se rrethit gjyqesor Fier


Lidhur per sa me pyesni une sqaroj se isha zv/kryetar I komisionit te KZAZ ne qendren e votimit numer 3052 me vendodhje ne fshatin Ruzhdie, te komunes Ruzhdie ne Fier. Mund te them se votimi ne kete qender u hap ne oren 07.30 te dites se diel. Para se te fillonte votimi nuk pati ndonje problem. Por sa filloi votimi, filluan parregullsite. Kete e them pasi ne qendren e votimit hynte nje person nga familja me karten e identitetit te tij dhe te familjareve dhe votonte jo vetem per veten e tij por edhe per personat e tjere qe nuk ishin te pranishem me te ne qendren e votimit. Une u cova menjehere dhe shkova te personi qe i dhane fletet e votimit dhe i thashe qe nuk lejohet qe te votohet per te tjeret, do te votosh vetem per veten tende.


Ai me tha qe nuk te duhet ty me kete pune dhe me shau dhe me ofendoi me fjale fyese. Ne keto momente e siper u cua komisioneri i Partise Demokratike dhe me tha: "Rri urte ketu jemi ne fshatin tone e bejme ne ligjin". Ne kete komision ishin kater komisionere te PD-se dhe te kater me kundershtuan mua. Une per te mos u nxehur me teper gjakrat dhe per te mos perfunduar me ndonje incident te rende e lashe si rast, por kjo nuk ndaloi ketu, u be kronike dhe filluan te vazhdonin rastet me radhe. Une ne keto momente marr ne telefon kandidatin per deputet te zones, Armando Subashi, te cilin e vura ne dijeni per gjendjen.


Ne keto momente Armandua beri nderrimin e pozicionit te anetareve te partise socialiste te komisionit, duke bere zevendesimin tim si nenkryetar komisioni me sekretarin Ervin Myftaraj. Ky i fundit mori pozicionin e anetarit, ndersa nenkryetar u caktua shtetasi (anetari) Qazim Aliaj. Ky nderrim u be shkrese. Kur erdhi shkresa ne qendren e votimit faks, anetaret e PD-se e kundershtuan dhe e hodhen fleten ndaj meje. Fillimisht me kercenuan duke me thene se do te te vras, dhe do te fus plumbin, pis, qen e te tjera dhe me pas me perplasen ne mure.


Si fillim ishin anetaret e Partise Demokratike, me pas ne keto veprime u perfshine dhe simpatizantet e kesaj partie. Aty pashe edhe njerez te armatosur, po une nuk i njihja pasi nuk banoj aty. Ne keto momente une nuk mund te vazhdoja me me anetaret e mi procesin e votimit. Une mora perseri kandidatin per deputet te zones Armando Subashi te cilin e vura ne dijeni per veprimet e tjera pas zevendesimit qe u beri anetareve te komisionit.


Armandua me tha pezulloni votimin merre vulen dhe dil jashte qendres se votimit. Une dola jashte, i dhashe interviste gazetarit te stacionit televiziv Top-Channel. Une pas ketij momenti dorezova vulen e sekretarit te komisionit ne Komisionin Qendror te votimit, me sakte une shkova ne KZAZ Patos. Nga largimi yne dhe deri tani qe une ndodhem ketu une nuk kam dijeni se cfare ndodhi ne qendren e votimit te fshatit Ruzhdie.


Pyetje: -Si e quajne kryetarin e qendres se votimit ne Ruzhdie?

Pergjigje: -Kryetarin e quajne Bujar, mbiemrin nuk ia di. Une dua te them se personat qe votuan per te gjithe familjaret une nuk i njihja.


Pyetje: -Kush e dispononte vulen e fleteve te votimit?

Pergjigje:-Vulen e dispononte anetari i komisionit te Partise Socialiste, Ervin Myftari. Ai i vulosi fletet e votimit pa bere kundershtim pasi me tha se jam nga ky fshat dhe nuk mund te kundershtoja dot, prandaj dhe e shkarkuam nga detyra e sekretarit dhe ma dhane mua vulen e tij. Edhe shperndarjen e fleteve te votimit e bente sekretari qe vuloste fletet e votimit.
Nuk kam gje tjeter per te thene. Procesverbalin pasi e lexoj e firmos.
Deklaruesi
Pellumb Ferzaj


_____________


Agresori, prokuroria dhe gjykata lane te lire ish-komisionerin e PD-se ne Ruzhdie
Vendimi numer 80 i dhene me 12 shkurt 2010, nga gjyqtarja e Gjykates se Shkalles se Pare te rrethit gjyqesor te Fierit, Irena Maneku, ishte per njerin prej pese ish-komisionereve te qendres se votimit numer 3052 ne fshatin Ruzhdie ne Fier, Pellumb Myrtaj.


Ashtu si per te tjeret, gjykata vendosi te caktoje si mase sigurimi personal, "detyrim per paraqitje ne policine gjyqesore". Sipas gjyqtares, ashtu si per kater te tjeret, masa e Prokurorise ishte e bazuar ne ligj e prova e duhej pranuar sepse, prokuroria kishte filluar procedimin penal nr.410 date 29.06.2009 per vepren penale te shperdorimit te detyres parashikuar nga neni 248 i K.Penal dhe Votimit te me shume se nje here, te parashikuar nga neni 169 i Kodit Zgjedhor, ligji 10019 date 29.12.2008. Myrtaj dhe te tjere ishin denoncuar nga anetaret socialiste te komisionit te qendres se votimit 3052 KZAZ 19 Qarku Fier, pasi ai dhe te tjere po kryenin veprime ne kundershtim me procedurat e votimit dhe kodit zgjedhor, ku votimi behej familjarisht si dhe nje person votonte dhe per persona qe nuk ishin te pranishem, pa u futur ne dhomen e fshehte te votimit.


Sipas vendimit Nr.19 date 30.05.2009 te KZAZ-se Nr.19 Qarku Fier, Pellumb Myrtaj ishte emeruar anetar i Komisionit te Qendres se Votimit 3052, bashke me shtetasit Qazim Aliaj, Robert Myftaraj, Veledin Myftaraj, Shezai Kararaj, ndersa Ervin Myftaraj sekretar, Bujar Kararaj Kryetar dhe Pellumb Ferzaj Zv.Kryetar. Per shkak te konfliktit te ndodhur midis anetareve te ketij komisioni perfaqesues te Partise Socialiste me anetaret e tjere, ku si shkak ka qene vulosja e fleteve te votimit prej sekretarit Ervin Myftaraj banor i fshatit Ruzhdie, personave qe votonin ne menyre te hapur dhe per persona te tjere, anetaret e Partise Socialiste u larguan dhe kerkuan zevendesimin e sekretarit Ervin Myftaraj me nje anetar tjeter te komisionit.


KZAZ Nr.19 liroi nga detyra sekretarin Ervin Myftaraj dhe emeroi si anetar te komisionit Nazmi Ferzaj. Me vendimin Nr.25 date 28.06.2009, KZAZ Nr.19, liroi nga detyra e zv.kryetarit te komisionit Pellumb Ferzaj dhe emeroi zv.Kryetar te ketij kominioni Qazim Ferzaj. Perfaqesuesit e Partise Socialiste shkuan me pas ne qendren e votimit per vazhdimin e votimit por nuk u pranuan prej anetareve te tjere te komisionit e si rrjedhoje perfaqesuesit e PS-se u larguan dhe dorezuan vulen e sekretarit prane KZAZ-se nr.19.

Me pas Pellumb Myrtaj, komisioner I PD-se dhe kater te tjeret do te vendosnin per menyren dhe rezultatin e votimit ne qendren e votimit 3052, ku ishin listuar 592 zgjedhes.
Si anetar komisioni Pellumb Myrtaj bashke me Bujar Kararaj, Shezai Kararaj, Robert Myftaraj dhe Veladin Myftaraj, firmosi procesverbalin model PV-KQV-08 date 28.06.2009 ora 19:40, te mbylljes se votimit per zgjedhjet per Kuvendin e Shqiperise te dates 28 Qershor 2009.


Sipas hetimeve aty jane jane shkelur procedurat ligjore te votimit, ne kundershtim me dispozitat e kodit zgjedhor, duke votuar me shume se njehere, duke shperdoruar detyren, si dhe duke falsifikuar listen e zgjedhesve, si dokument zgjedhor, duke falsifikuar njekohesisht dhe rezultatin e votimit si dhe eshte shkelur fshehtesine e votimit fakte keto te konfirmuara nga akti i ekspertimit grafik Nr.829 date 27.01.2010, i ekspertimit te listes se zgjedhesve qendra e votimit 3052 Komuna Ruzhdie. Vec ketyre 80 banore te fshatit me te drejte vote, nga 111 qe ishin jashte shtetit, kishin "votuar" sepse u ishin falsifikuar firmat, numrat e pasaportave dhe numrat e kartave te identitetit.

Nga teresia e veprime hetimore te mesiperme, rezulton se anetari Myrtaj dhe te tjere, anetare te komisionit te qendres se votimit 3052 te pranishem deri ne fund te votimit, kane kryer shkelje te dispozitave te kodit zgjedhor, me pasoje kunderligjshmerie sipas dispozitave qe parashikon Kodi Zgjedhor dhe Kodi penal. Kunderligjshmeria kishte filluar fillimisht me lenien e zgjedhesve per te votuar ne menyre te hapur pa u futur ne dhomen e fshehte te votimit si dhe kane votuar dhe ne emer te zgjedhesve te tjere, pavaresisht faktit nese ishin apo jo te aferm te tyre; falsifikimin e listes se zgjedhesve, duke shenuar ne kete liste perbri emrave te zgjedhesve, numra serie te dokumentave te identifikimit si pasaporta dhe karta e identitetit te falsifikuara; hedhjen ne kutine e votimit te votave per personat qe u ishin falsifikuar nenshkrimet dhe numrat e serive te dokumentave te identifikimit.

Nga ana e shtetasit Pellumb Myrtaj dhe te anetareve te tjere te komisonit te qendres se votimit 3052 Komuna Ruzhdie KZAZ1 19 Qarku Fier, ishin shkelur me dashje procedurat e votimit, ku ata vete dhe me dashje kryen veprime te drejtperdrejta, per falsifikimin e rezultatit te votimit. Nga shqyrtimi i listes se zgjedhesve dhe provave te grumbulluara rezultoi se, ne qendren e votimit 3052 Komuna Ruzhdie KZAZ Nr.19 Qarku Fier per zgjedhjet per Kuvendin e Shqiperise te dates 28.06.2009, u listuan 592 zgjedhes, nuk votuan pa u bere shenimet 67 zgjedhes, dhe prej atyre qe u bene shenime rezultoi se u falsifikuan firma, numrat serie, te kartave te identitetit dhe pasaportave te 376 zgjedhesve.


Mbi bazen e fakteve te mesiperme prokurori kerkoi per Myrtajn dhe te tjeret, te njejten mase sigurie "detyrim per paraqitje ne policine gjyqesore te parashikuar nga nenet 232.1 germa "b" dhe 234 te K.Pr.Penale, per te pandehurit, te dyshuar per vepren penale te Shperdorimit te detyres ne bashkpunim, falsifikimit te rezultatit te zgjedhjeve ne bashkpunim, votimit me shume se nje here ne bashkepunim dhe shkeljes se fshehtesise se votimit ne bashkepunim, parashikuar nga nenet 248-25, 327-25, 326-25 te K.Penal dhe 169 te Kodit Zgjedhor dhe 25 te K.Penal.


Duke lexuar vendimin numer 80 per ish-komisionerin Myrtaj, ashtu si dhe per te tjeret, gjykata shprehej se duhej caktuar masa e sigurimit personal, me detyrim paraqitjeje dy here ne muaj, sepse ekzistonte dyshimi i arsyeshem i bazuar ne prova se ishin kryer veprat penale te Shperdorimit te detyres ne bashkepunim, Falsifikimit te rezultatit te zgjedhjeve ne bashkpunim, Votimit me shume se nje here ne bashkepunim dhe Shkeljes se fshehtesise se votimit ne bashkepunim, parashikuar nga nenet 248-25, 327-25, 326-25 te K.Penal dhe 169 te Kodit Zgjedhor dhe 25 te K.Penal.


Sipas gjykates per veprat penale te Shperdorimit te detyres dhe Falsifikimit te dokumentave zgjedhore, ligji parashikon denim me burgim deri ne shtate vjet dhe me gjobe nga treqind mije deri ne nje milion leke per vepren penale te parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

'




Komento ! Komento edhe ti !
Gjithsej gjenden 0 komente per kete artikull !

Vlereso kete artikull :

5.0/10 (2 vota )






   
 ! Kembimi Valutor
Data : 31.03.2010
Valuta Blihet Shitet
EUR 136.4 140.5
USD 101.6 105.6
GBP 153.1 158.9
CAD 95.73 105.91
CHF 95.40 99.00

 ! Gazetat ne PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

 
Indeksi | Sherbim per WebMasterat Shqiptare | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google
VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2010
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit