Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Keshilli i Prokurorise, propozon Malajn per kryeprokuror te Tiranes

Publikuar me : 04.09.2010 Ne : Kronike - 163 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Anetaret e keshillit votuan unanimisht per Malajn, ndersa perballe kishte si rival prokurorin Besnik Muci

TIRANE- Mesditen e djeshme, gjashte anetaret e Keshillit te Pergjithshem te Prokurorise, kane votuar ne menyre unanime qe ne krye te organit te akuzes ne kryeqytet te jete prokurori Sokol Malaj, i cili vazhdon te ushtroje kete detyre si i komanduar ketu e dy muaj me pare.


Lajmi konfirmohet nga burimet prane ketij Keshilli, te cilet votuan me pese vota pro prokurorit Malaj qe te drejtoje institucionin e akuzes ne Tirane, ndersa kunder kandidati ne kete gare, prokurori Besnik Muci, mori vetem nje vote. Keshtu, pas votimit te prokurorit Malaj, gjashte anetaret e ketij Keshilli i derguan propozimin kryeprokurores Ina Rama per emerimin e ish-shefit te akuzes ne Vlore ne krye te Prokurorise me te madhe ne vend.


Kryeprokurorja Rama, me marrjen e ketij propozimi pritet qe emrin e tij tia dergoje Presidentit te Republikes Bamir Topi per emerimin e tij. Prokurori Malaj, prej dy muajsh ushtron detyren e drejtuesit te institucionit te akuzes ne kryeqytet, komanduar ketu pas largimit te prokurorit Gent Xholi drejt detyres se prokurorit te thjeshte ne prokurorine e Apelit ne Tirane.


Prokurori Sokol Malaj, ka mbaruar Shkollen e Magjistratures ne kryeqytet, nga ku eshte emeruar me pas prokuror prane Prokurorise se Krimeve te Renda, kohe te cilen ka hetuar nje sere dosjesh me shume te pandehur dhe per akuza te renda kriminale.


Me pas, me ardhjen e kryeprokurores Ina Rama ne krye te Prokurorise se Pergjithshme, prokurori Malaj eshte emeruar shef i Prokurorise se Rrethit Vlore, detyre te cilen e ka ushtruar deri diten e komandimit ne krye te akuzes ne kryeqytet. Gjate punes se tij ne Vlore, pervec shume zyrtareve te hetuar, prokurori Malaj ka hetuar personalisht dhe me pas e ka derguar ne gjyq si te pandehur kreun e Bashkise se Himares.

Mbi bazen e provave te mbledhura u denua nga Gjykata e Shkalles se Pare me 6 muaj burg, por Gjykata e Apelit e prishi kete vendim duke e deklaruar te pafajshem pas ndikimeve dhe presioneve politike mbi gjyqtaret.


Rama, prokuroreve te Task- forces Hetoni me iniciative

TIRANE- Kryeprokurorja Ina Rama, gjate nje takimi mesditen e djeshme me drejtues te njesise se perbashket hetimore te Task- Forces ne prokurori, iu kerkoi ketyre te fundit te kishin parasysh nisjen dhe regjistrimin e procedimeve penale ne organin e akuzes edhe kryesisht duke perdorur vete iniciativen.

Sipas burimeve te akuzes, Rama iu kerkoi vartesve te saj te Antikrimit Ekonomik, qe te nisin hetimet edhe me inciative, duke mos pritur ne te gjitha rastet referimet e mberritura tek ata nga organet e Policise. Sipas Rames, eshte e nevojshme qe ne shume raste prokuroret, duhet te jene me kembengules ne punen e tyre.


Nje fakt i tille u be i ditur dje gjate takimit qe kryeprokurorja Rama, pati me drejtuesit e njesise se TASK- Forces se njesise se perbashket te Antikrimit Ekonomik. Sipas burimeve, Rama, iu kerkoi me tej vartesve te saj qe te jene me kembengules ne kryerjen e veprimeve te tyre hetimore.


Nisi sesioni i ri i gjykates, shtyhet Gerdeci


TIRANE-
Edhe sezoni i ri i gjykimeve ka nisur me deshtim te seancave gjyqesore. Procesi me i perfolur i koheve te fundit, ai i tragjedise se 15 marsit 2008 ne Gerdec, edhe pse per shkak te rendesise dhe te afateve ishte parashikuar per tu zhvilluar me heret se gjyqet e tjera, eshte shtyre.


Shkak eshte bere mungesa ne salle e gjyqtares Fatmira Hajdari, nje prej anetareve te trupit gjykues, si dhe e pjeses me te madhe te avokateve, te cilet, edhe pse kishin marre njoftimin, nuk jane paraqitur.


Ne keto kushte kryetari i trupit gjykues, Ridvan Hado, ka vendosur shtyrjen e seances per te henen e javes tjeter, ku pritet pyetja e deshmitareve te akuzes nje prej te cileve edhe Rrahman Selmanllari, i njohur si mik i djalit te kryeministrit Shkelzen Berisha.


Procesi per Gerdecin konsiderohet si me i madhi ne historine e gjyqeve pasi gjykon 29 te pandehur qe per veprimet apo mosveprimet sollen shperthimin tragjik te 15 marsit 2008 ne fabriken e demontimit dhe cmilitarizimit te predhave e municioneve luftarake ne Gerdec, ku humben jeten 26 persona, u plagosen dhe u lenduan 300 te tjere, si dhe u shkaterruan apo u demtuan 4000 banesa dhe biznese.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Dokumenti i policise Te pezullohen hetimet per “pucin”

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 41 here.
Dokumenti i policise  Te pezullohen hetimet per “pucin”Flamur Vezaj / Luis Tanushi TIRANË- Edhe pse tashmë hetimi ndaj organizatorëve të demonstratës së 21 Janarit ka nisur në Prokurorinë e Përgjithshme, policia e shqiptare ka kërkuar zyrtarisht në korrik të vitit të kaluar që të pezullojnë hetimin për “puçistët” pasi nuk provohet se dhuna e ushtruar nga demonstruesit ka qenë e organizuar. “Shekulli” ka siguruar dokumentin zyrtar, shkresa me nr. 229 të datës 11 Korrik 2011 që mban titullin “relacioni shpjeguese për...Lexo te gjithe artikullin »


» Elbasan, punetori rrezohet nga kati i katert
» Abuzoi me te miturin, pranga 36-vjecarit
» Itali, vdes ne aksident nje 31-vjecar shqiptar
» Aksident ne Fier, plagoset 21-vjecari
» Sherri per pronat, plagosen dy persona
» Tirane, nje i arrestuar ne flagrance
» Aksidenti me djalin e Rucit, shkon ne gjyq shoferi i makines tjeter
» Grabitet dhe plagoset pronari i argjendarise
» Tirane, vritet 50-vjecarja me 3 plumba
» Makina del nga rruga, 1 i vdekur 1 i plagosur

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit