ABUZIMI ME ÇMIMET/ Tregtaret shqiptare i shpetojne bllokades se Putinit. Pak dite para ndalimit te eksportit te grurit Moska lejoi nje parti gruri per Shqiperine
Pas deklarimit per rritjen e cmimit te bukes per shkak te rritjes se cmimit te grurit, ne nje kerkim rezulton se ne vendin tone, ne 6-mujorin e pare ka hyre 34perqind me shume grure sesa ne vitin e kaluar.
Gjithashtu Moska ka lejuar eksportin e grurit per Shqiperine pak dite me pare, teksa ne portin e Durresit deklarohet se vijon shkarkimi i anijeve me grure. Nder 12 importuesit dhe perpunuesit me te medhenj te grurit te Evropes, Afrikes se Veriut dhe Azise listohet dhe nje kompani shqiptare.
Shoqeria aksionare ruse e dritherave OZK, per periudhen 1 janar - 15 gusht 2010 ka eksportuar afer 630 mije tone drithera ne baze te kontratave komerciale dhe humanitare. Vellimi me i madh i shitjeve eshte kryer ne 15-diteshin e pare te gushtit, me nje sasi 175,6 mije tone. Bleresi me i madh i drithit rus ne gusht u be Egjipti.
Pervec kesaj, dy parti gruri OZK-ja i dergoi ne Izrael dhe ne Shqiperi, nepermjet detit, njoftoi OZK-ja ne nje komunikate per shtyp te 18 gushtit. Ne baze te nje vendimi qeverie eshte ndaluar eksporti i grurit dhe produkteve te tij per periudhen 15 gusht-31 dhjetor 2010.
Kjo per shkak te zjarreve qe demtuan te korrat ne disa rajone te vendit. OZK-ja eshte agjent shteteror ne tregun e drithit. Nder 12 importuesit dhe perpunuesit me te medhenj te grurit te Evropes, Afrikes se Veriut dhe Azise, kliente te OZK-se, listohet dhe nje kompani shqiptare sh.a, krahas Laurence Gould Partnership (Britani), Agrogrand (France), Saeco Pest Control, Elmohandes Products, Grainco, Mediterraneo, Al Assyl Mills (Egjipt), Angoram, Mergrain, Kurum (Turqi), Aggareal Impex (Indi). Firma shqiptare qe hyn ne kete 12-she te importuesve me te medhenj eshte themeluar ne vitin 1995. Ka kapacitet 240 tone ne dite miell. Sipas kompanise, ajo mbulon 30 per qind te nevojave te tregut te brendshem per miell.
6-mujori, 34 per qind me teper grure i importuar se vjet
Sido qe te luhet ne tregun boteror te drithrave pas zjarreve ne Rusi, kjo nuk ka si ndikon ne Shqiperi. Te dhenat tregojne se tregtaret tane spekulojne me panikun e mungeses se grurit ne treg. Statistikat tregojne se grosistet shqiptare kane importuar rreth 34 per qind me teper grure ne gjysmen e pare te ketij viti, ne raport me te njejten periudhe te vjetshme.
Sipas statistikave zyrtare te Autoritetit Portual Durres, gjate 6-mujorit te pare te vitit 2010, nepermjet ketij porti, ku perpunohen sasite me te medha te drithit ne shkalle vendi, jane importuar 122,249 tone grure rifuxho, kundrejt 91,642 tone ne te njejten periudhe te vitit 2009. Kjo perben nje diference te konsiderueshme prej 30,607 tonesh, ose afer 34 per qind me teper, krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar.
Kurse ne shkalle vendi, nepermjet pikave te ndryshme doganore, sipas statistikave zyrtare te Drejtorise se Pergjithshme te Doganave, si 5-mujor (nje muaj me pak se ne Durres!) 2010, jane importuar 140,510 tone drithera (pa specifikuar llojin e tyre), kundrejt 124,603 tone si 5-mujor 2009, me nje diference prej 15 907 tonesh me shume.