Motivi i Beses dhe gjakmarrjes ne kinemane e huaj qe veshtron Shqiperine. Nje fiction dhe nje thriller mbi temen e gjakut, lidhja e beses mes nje shqiptari e serbi dhe dokumentari gjerman mbi Bajraktarin e Dukagjinit ne Festivalin e Durresit me 29 gusht- 4 shtator
Motivi i beses dhe gjakmarrjes jo nje here i ka bindur regjisoret e huaj te marrin ekipin e tyre, te shperngulen ne Shqiperi dhe ti futen punes per realizimin e nje filmi. Bota mistike e maleve dhe ligji i pashkruar i tyre ne shekuj, Kanuni, eshte nje copez Shqiperi qe te huajt i intrigon per te ndertuar nje realitet filmik.
Ne edicionin e trete te Festivalit Nderkombetar te Filmit, qe hapet neser, ora 20.30 ne Amfiteatrin e Durresit jane kater filma te huaj qe hedhin veshtrimin nga Shqiperia. Ka raste ku filmi thellohet ne motivet shqiptare, apo kur regjisori vendos te xhiroje ne Shqiperi dhe te marre per protagoniste aktore shqiptare. Ka edhe filma, ku regjisori i trajton kalimthi keto motive duke iu sjelle jehonen e kohen e sotme.
Jane filma ne konkurrim ose jashte konkurrimit.
Hi dhe gjak (Cendres et Sang, 2009) i nje emri te njohur te kinemase franceze, Fanny Ardant (1949), e prezanton ate si regjisore dhe skenariste. Filmi te cilit iu rezervua projeksion i vecante ne Festivalin e Kanes 2009, ngrihet mbi nje histori gjakmarrjeje.
Ai shfaqet ne seksionin e filmit evropian Vizione Bashkekohore te Festivalit te Durresit, ne pranine e vete yllit francez te kinemase. Luajne aktoret Ronit Elkabetz, Abraham Belaga, Marc Ruchmann, Claire Bouanich, Olga Tudorache, Ion Besoiu etj.
Ardant rrefen historine e nje gruaje te debuar nga vendi i saj pas vdekjes se te shoqit. Xhuditi, qe jeton ne Marseje bashke me femijet pranon nje ftese per dasmen e nje kusheriri dhe kthehet ne vendin e saj, vetem per hir te femijeve. Rikthimi kthehet ne makth per vejushen sepse ardhja e saj ringjall urrejtjen e shkuar mes klaneve rivale.
Edhe nje here flet gjaku. Duket se eshte ky motivi i filmit per te cilin Ardant eshte konsultuar me vepren e shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare, Eskili ky humbes i madh, por duke iu referuar kryesisht rrenjeve te fenomenit te fshehura thelle ne tragjedine e lashte greke.
Eshte per tu shenuar prania e vete Ardant-se ne Festivalin e Filmit ne Durres me 3 dhe 4 shtator. Vitet 80 shenojne kulmin e shkelqimit te aktores me famen nderkombetare qe i dha filmi La Femme dà côté i Francois Truffaut-se, ku luajti perkrah Gérard Depardieu.
Fillimisht Ardant shfaqej si nje aktore e njome dhe e bukur. Me vone deshmon shkathtesi mbreselenese ne rolin e saj komik ne Pédale doce, per te cilin mori edhe nje Cezar me 1997 si Aktorja me e Mire. Ka shkelqyer ne disa filma te Hollivudit dhe filma britanike, si ne produksionin Callas Forever e Franco Zeffirellit, ku interpretoi diven e operes Maria Callas.
Ne vitin 2003, Ardant u vleresua ne Festivalin Nderkombetar te Filmit ne Moske per arritje te shquara ne karrieren e aktrimit dhe perkushtimin ndaj parimeve te shkolles se Stanislavskit. Ajo po provon serish si regjine me filmin Chimères Absentes.
Rrime perseri ne seksionin Vizione Bashkekohore. Nje tjeter regjisor hedh syte nga Shqiperia, po per motivin e gjakmarrjes. Behet fjale per bashkeprodhimin shqiptaro-belg, Dosja K (Dossier K, 2009), me regji te Jan Verheyenit, me skenar te Carl Joos, Erik Van Looy dhe vete Verheyenit. Dosja K eshte pasardhesi i Rasti i Alzheimerit ose Kujtimet e nje vrasesi (2003) i regjisorit Eric Van Looy, i shitur ne me shume se 30 vende.
Te Dosja K Jan Verheyen e nderthur motivin e gjakmarrjes me tradhtine, hakmarrjen, ambicien e verber, me fatin. I vendosur ne nje sfond te mafies shqiptare ne Antverp, subjekti i hedh personazhet kryesore, Erik Vincke dhe Freddy Verstuyft, ne nje vorbull shkaterruese nga e cila askush nuk duket se ka gjasa te shpetoje. Interpretojne aktoret Koen De Bouw, Werner De Smedt, Hilde De Baerdemaeker, aktori shqiptar Blerim Destani etj.
Jan Verheyen e nisi karrieren si organizator festivalesh dhe distributor filmash. Debutimi i tij i pare ishte ne vitin 1991 me komedine ironike per adoleshente, Djemte. Verheyen ka realizuar jo me pak se 6 hite komerciale Team Spirit (2000), Alias (2001), Team Spirit 2 (2002), Buitenspel (2005),Vermist (2007) dhe Los (Cut Loose) (2008). Dossier K (Dosja K) eshte filmi i tij i dhjete.
Pas dy trajtimeve fiction, Shqiperia vjen ne fokusin realist te kameres se regjisorit berlinez Philip Vogt. Mbajtesi i flamurit (The flag bearer, 2010) prezantohet ne seksionin e filmit dokumentar, jashte konkurrimit.
Kamera e Vogt zhvendoset ne Veriun e Shqiperise per te rrefyer historine e Zef Sokolit, Bajraktar i Dukagjinit, njeriu qe mban flamurin dhe qe u ben ze burrave me nje te shtene pushke kur eshte fjala per lufte.
Ai nuk di cilin nga tre djemte e tij te lere pasardhes. Ne anen tjeter ata ndihen te pasigurt, mes dy boteve asaj arkaike te maleve dhe qytetit modern poshte ne lugine. Kur ndjen se mbreteria e tij po bie, Bajraktari e le shtepine e paraardhesve dhe zbret poshte ne qytet.
Aty fillon te dyshoje per fatin qe do te kete tradita e familjes se tij A do te kete nje pasardhes per Bajraktarin? Personazhe Lezia Vladaj, Zef Sokoli Vladaj, Kol Vladaj, Sokol Vladaj, Vladimir Vladaj, etj. Philip Vogt studioi dy vjet ne Paris dhe Monpelje para se te niste me 1999 studimet per film dokumentar ne Akademine e Mynihut.
Ka realizuar pese dokumentare. Prej vitit 2002 ai punon si regjisor i pavarur dhe drejtor fotografie. Mbajtesi i flamurit eshte filmi perfundimtar i diplomes. Vogt jeton dhe punon ne Berlin.
Nuk mund ti mungonte korpusit te ketyre filmave edhe vepra e nje ballkanasi. Regjisori Srdjan Karanovic vjen me temen e Beses te trajtuar ne filmin me te njejtin titull. Besa konkurron ne seksionin Bote ballkanike.
Karanovic trajton nje histori ne nje kohe te pazakonte, ne fillim te Luftes se Pare Boterore. Filipi, drejtor gjimnazi ne nje fshat te Serbise, merr thirrjen per tu rekrutuar ne front. Detyrohet te largohet dhe ta lere vetem te shoqen, Lean, sllovene e re dhe e bukur, mesuese vallezimi. Azemi, shqiptar i pashkolle dhe patriarkal, kujdestar i shkolles, i jep besen se do te kujdeset per Lean qe asaj te mos i ndodhe asgje.
Kushtet e veshtira e afrojne Lean me Azemin, dy njerez te kulturave te ndryshme, ajo e krishtere, ai mysliman, drejt nje marredhenieje komplekse te ndaluar. Me shume sesa nje histori romantike, filmi eshte shembull i ndarjeve te thella etnike dhe klasore ne Evropen e fillimit te shek. XX. Interpreton nje aktor i mirenjohur si Miki Manojlovic si dhe Iva Krajnc, Nebojsa Dugalic, Radivoje Bukvic, Ana Kostovska etj.
Srdjan Karanovic eshte anetar i shquar i Shkolles se Prages se regjisoreve jugosllave. Eshte diplomuar ne shkollen e famshme te filmit FAMU ne Çeki me 1970. Fryt i atij formimi jane edhe filmat e njohur te tij Aroma e Luleve te Egra (Miris Poljskog Cveca, 1977), Kurora e Petrijes (Petrijin Venac,1980) dhe Nje grusht luleshtrydhesh (Jagode u Griu, 1985). Edhe si skenarist, Karanovic bashkepunon shpesh me regjisorin Rajko Grlic.
Ishte me rendesi kjo ndalese te kinemaja qe hedh veshtrimin nga Shqiperia, jo vetem per emrat e njohur qe e perfaqesojne ate, por edhe per mendesite dhe pervojat qe te kater regjisoret prezantojne ne ditet e Festivalit te Durres, qe mbahet nga 29 gushti deri me 4 shtator.
Programi i filmave ne konkurrim
Festivali Veror i Filmit ne Durres (International Film Summerfest Durres) mbahet me 29 gusht-4 shtator ne teatrin Aleksander Moisiu dhe ne Amfiteatrin e qytetit. Ne konkurrim jane 17 filma, 10 ne seksionin Vizione Bashkekohore (Contemporay Visions) kandidate per Gladiatori i Arte, per Filmin me te Mire, per Regjisorin me te Mire, Aktorin me te mire dhe Aktoren me te mire. Dhe 7 ne seksionin Bote Ballkanike (Balkan World) ku konkurrohet per cmimin Filmi me i mire Ballkanik dhe Çmimin e Kritikes (FIPRESCI)
Vizione bashkekohore
Zemer kafshe (Coeur Animal), regjia Séverine Cornamusaz, 2009
Dosja K (Dossier K), regjia Jan Verheyen, 2009
Lirika te pamundura (El Idioma Imposible), regjia Rodrigo Rodero, 2010
Hi dhe gjak (Cendres Et Sang), regjia Fanny Ardant,2009
Kan Door Huid Heen, regjia Esther Rots, 2009
Ditet e fundit te Ema Blankut (De Laatste Dagen Van Emma Blank), regjia Alex van Warmerdam, 2009
Kohe te humbura (UTOLSÓ IDÖK) regjia Áron Mátyássy, 2009
Peshku I vogel (Kleine Fische), regjia Marco Antoniazzi, 2009
Sinestesia, regjia Erik Bernasconi, 2010
Eshte ferr me princeshen (Peklo S Princeznou), regjia Milos Smídmajer, 2009
Bote Ballkanike
Besa, regjia Srdjan Karanovic, 2009
Gomari (Kenjac), regjia Antonio Nuic, 2009
Ketu dhe atje (Tamo I Ovde), regjia Darko Lungulov, 2008
Medalja e Nderit (Medalia De Onoare), regjia Calin Peter, 2009
Kosmos regjia Reha Erdem, 2009
Disa histori te tjera (Neke Druge Zgodbe), regjia Marija Dzidzeva, Ivona Juka, 2010
Shenjat e dashurise (Love Scares), regjia Ivana Cetkovic, Branislav Milatovic, Milos Pusonjic, Mladen Vujacic