Permbledhje e Shtypit Shqiptar !
 

Indeksi i NewsRoom » Ceshtje Misterioze
Kisha serbe kerkon varret e ushtareve ne Shqiperi

Publikuar me : 02.11.2008 Origjina : Gazeta Shqip Lexuar : 631 here.

Mitropoliti i Kishes Ortodokse
Serbe ne Mal te Zi, Amfilohije
Radoviç, pa shume zhurme
ka vizituar dje disa fshatra te
Shkodres, qe banohen nga minoritete serbe,
ne kerkim te eshtrave te ushtareve serbe
te rene ne kohen kur rajoni ka qene i
pushtuar nga osmanet. Ajo qe ra ne sy ne
kete vizite te mitropolitit, ishte fakti se, per
te pasqyruar kete aktivitet, ishin lajmeruar
nje numer teper i kufizuar mediash, bazuar
ne preferenca. Mitropoliti serb njihet si
kundershtari i madh i pavaresise se Kosoves
dhe Malit te Zi, perkrahes i krimineleve te
luftes, te cilet organizuan masakrat ne Kosove.
Dje, ai shoqerohej nga pergjegjesi i
kishes ortodokse te Shkodres, At Nikolla
Petani, famullitari i Kishes se Vrakes, Radojca
Nikqeviç dhe disa anetare te minoritetit
sllav, qe perkrahin politiken antishqiptare
te mitropolitit. Ne fillim, mitropoliti ka vizituar
objektet e kultit dhe varrezat e ushtareve
serbe te rene gjate lufterave ballkanike
dhe pushtimit malazez te Shkodres. Fillimisht,
Radoviç ka vizituar kishen e Vrakes
dhe ate te Rrushkullit, themelet e se ciles i
perkasin shekullit IX, nje kishe katolike, e
njejte me ate te Laçit per sa i perket pelegrinazhit.
Me pas, vizita e Amfilohije vijoi ne
Bardhaj, rreze Liqenit te Shtodrit, ku sipas
tij ndodhen te groposur trupat e rreth 10
mije ushtareve serbe te rene gjate viteve
1912-1914. Pas riteve te bekimit te varreve
dhe lutjeve, Amfilohije u shpreh: "Ne jemi
pelegrine dhe kemi ardhur te vizitojme vendet
e shenjta qe datojne qe nga koherat e
Apostujve te Krishtit. Kemi vizituar kishen
ne Rrashkulle, e shekullit IX, themelet e se
ciles i perkasin kristianizmit te hershem.
Me pas kemi ardhur per te vizituar varrezat
e ushtareve serbe te rene gjate luftes ballkanike,
te cilet luftuan kunder pushtuesit
osman. Keta ushtare, se bashku me te
tjere, kane sakrifikuar veten per çlirimin e
Shqiperise. Ketu ne Bardhaj, kane rene me
shume se 10 mije ushtare serbe. Une do
doja te thosha edhe diçka tjeter, se ata kane
rene ne kohen kur Shqiperia shpalli pavaresine,
ne ate moment vendimtar historik
per lirine e vendit. E njejta gje ndodhi edhe
ne vitin 1941, kur serbe dhe shqiptare se
bashku, ne keto vende, luftuan kunder
pushtuesit nazifashist. Ështe koha qe te
kujtojme te gjithe ata qe dhane jeten ne
rinine e tyre, pasi ata kane qene kryesisht
djem te rinj dhe te pamartuar". Duket se
pas grekeve, jane serbet ata qe jane vene
ne kerkim te varreve te ushtareve ne territoret
shqiptare dhe perseri eshte kisha
ortodokse ajo qe okupohet me kete mision.
Ne rastin konkret, kemi te bejme me
nje figure te njohur te antishqiptarizmit.
Nje nga bemat e fundit te mitropolitit serb
ishte mallkimi qe ai i beri qeverise se Malit
te Zi, pasi kjo njohu Kosoven si shtet te
pavarur. Ky veprim i mitropolitit frymezoi
protestat e dhunshme ne Mal te Zi, qe perfunduan
me dhjetera te plagosur.

 



 





Komento ! Komento edhe ti !
Gjithsej gjenden 0 komente per kete artikull !

Vlereso kete artikull :

5.5/10 (2 vota )






   
 ! Kembimi Valutor
Data : 31.03.2010
Valuta Blihet Shitet
EUR 136.4 140.5
USD 101.6 105.6
GBP 153.1 158.9
CAD 95.73 105.91
CHF 95.40 99.00

 ! Gazetat ne PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

 
Indeksi | Sherbim per WebMasterat Shqiptare | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google
VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2010
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit