Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Klosi: Raportimi para Fazlic, nje akt kriminal

Publikuar me : 11.10.2008 Ne : Krimi - 562 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip

Ish-drejtori i SHISH-it, Fatos Klosi, aktualisht nje nga specialistet me ne ze per Sigurine Kombetare, e ka quajtur takimin e Fazliç me ministrat shqiptare nje ngjarje kriminale. Si edhe ish-kryetar i SHIK-ut, ai ka deklaruar se kjo ngjarje i kalon permasat e nje skandali, pavaresisht se ne takim ka qene edhe ish-sekretari amerikan, Tom Rixh, i cili ne fakt ende nuk e kishte marre statusin e keshilltarit te Kryeministrit. I pyetur per kete takim, Fatos Klosi ka pranuar te jape versionin e tij mbi kete rast flagrant, i denoncuar dy dite me pare ne gazeten "Shqip". Ky skandal tejkalon kufijte e se imagjinueshmes, duke e klasifikuar jo thjesht si nxjerrje te informacionit sekret per sigurine kombetare, sipas Klosit, por me shume si nje teater ku Kryeministri komandon kukulla, te cilat kujtojne se drejtojne sektoret kyç te vendit...


Zoti Klosi, si e komentoni kete takim te Damir Fazliç me ministra dhe drejtore te pergjithshem te shtetit shqiptar?

Me sa u vura ne dijeni edhe nga gazeta, kjo ngjarje i kalon permasat e nje skandali. Per mua eshte nje ngjarje kriminale. Nuk ka ndodhur asnjehere ne historine e shtetit shqiptar qe te vije nje delegacion i huaj dhe te mos shoqerohet nga perfaqesues te ambasades perkatese. Megjithate, duke pare kushtet ne te cilat eshte zhvilluar takimi, duhet te theksojme se pushteti shqiptar ka dashur te beje nje skup mediatik, duke dashur te beje autoreklame me vizita nga "perfaqesues te larte te shtetit amerikan". Kjo demonstrohet nga jehona qe u be ne media dhe nga fjalet shume te mira qe thane "amerikanet" per punen e qeverise ne fushen e sigurise. Megjithate, nuk e kuptoj prezencen e Fazliç, apo te nje femre tjeter te pranishme ne kete takim, me sa duket kane qene aktore qe mbushnin "delegacionin amerikan".


A e lejon legjislacioni shqiptar nje takim te tille, qe diskutimet per sigurine kombetare te behen ne pranine e me shume se dy shtetasve te huaj?

Per mua, nuk kemi pse te hyjme ne kaq detaje. Po ndalem vetem ne pjesen formale te ngjarjes. Tom Rixh ka pranuar ta quaje veten pjese e nje "delegacioni te larte amerikan", te pakten ashtu siç u eshte prezantuar zyrtareve shqiptare. Kjo eshte nje ngjarje kriminale, per me teper qe ne kete takim ka qene edhe nje serbo-boshnjak, i cili eshte bere edhe kukull e nje shou politik, pa pasur asnje lidhje me shtetin amerikan. Jo me kot edhe Fazliç edhe Berisha pohojne me gojen plote publikisht se jane miq... Sepse asnje i huaj serioz nuk duhet te kishte pranuar te ishte pjese e shout te Berishes, duke marre pjese ne ate takim. Per me teper, qe ne ate mbledhje eshte diskutuar per sigurine kombetare.


Si veprohet kur vijne delegacione te huaja ne dikastere te rendesise kombetare?

Siç e permenda me lart, çdo delegacion i huaj vjen ne institucionet e vendit me perfaqesues nga ambasada perkatese. Por mbledhjet per Sigurine Kombetare jane mbledhje intime dhe tradicionalisht nuk marrin pjese te huaj, ata nuk kane pse degjojne diskutimet qe behen ne takime te tilla, ne qofte se duhet, atyre, mund t‘u ofrohen analiza apo raporte qe perfaqesojne opinionin e shtetit per problemet e sigurise. Me sa duket, vete Kryeministri ka vendosur per pjesemarrjen e tyre ne mbledhje, duke i paraqitur si "delegacion amerikan", per t‘i mbyllur rrugen çdo diskutimi rreth kesaj pjesemarrjeje. Per mua, kjo qe ka ndodhur eshte e turpshme dhe e denueshme, per te sajuar nje "shfaqje" mediatike. Ështe sajuar nje "delegacion amerikan i nivelit te larte", me nje grup "figurantesh" vendas i nivelit shume te larte dhe skenografia per "Sigurine Kombetare". Nje qeveri qe sajon te tilla "lodra" as nuk ia vlen qe ta kritikosh pastaj per "dalje te sekreteve" apo per thyerje te rregullave. Sepse eshte e natyrshme te mendosh se "lodra" te tilla mund te behen vetem me "amerikane" mjaft te afert te Kryeministrit dhe per ta nuk do te ishte e nevojshme nje mbledhje e tille per t‘u njohur me "sekretet shteterore" .


A ka dale ndonjehere ne dosjet e SHISH-it emri i Fazliç?

Per kete çeshtje nuk mund te flas, pasi une isha drejtues dhe nuk i kontrolloja te gjitha materialet operative. Emri i tij edhe mund te kete dale, por nuk duhet harruar se SHISH-i nuk dergon me lart informacionet operative. Me lart dergohen analiza apo informacione te "pjekura" dhe te verifikuara. Une ne kete faze njihesha me informacionet qe dergoheshin me lart.


A duhet te hetoje SHISH-i per kete takim?

Mendoj se po, te pakten per te sqaruar statusin e vertete te "amerikaneve" ne ate takim. Dhe kjo mund te behet thjesht. Problemi me i veshtire per SHISH-in ne kete rast fillon me vone: pas sqarimit te se vertetes, se kujt do t‘ia çonte informacionin? Natyrisht Kryeministrit, i cili sigurisht i njeh me mire se SHISH-i statuset dhe detyrat e "amerikaneve" ne ate takim. Ata, me kerkese dhe per hater te tij, kane marre pjese ne ate takim... Te tjeret, e thashe me lart, kane qene figurante. Prandaj kjo duhet bere vetem per ta lene ne arshive.

 

 



 


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kapen 200 kg hashash nė Lazarat, ikin transportuesit

Publikuar me : 31.10.2009 Ne kategorine : Krimi - Lexuar : 904 here.
GJIROKASTER- Policia ka sekuestruar 200 kilograme marijuane ne Lazarat, nderkohe qe transportuesit apo pronaret e lendes narkotike kane mundur te 'arratisen'. Lajmi behet i ditur nga policia e Gjirokastres, sipas te ciles operacioni u be pas informacioneve te marra ne fshehtesi se nje sasi e madhe droge ishte gati per shkembim. Megjithese jane larguar, polici njofton se i ka siguruara emrat e tre prej personave qe do kryenin shkembimin, por per arsye hetimi nuk i beri te ditur ne njoftimin...Lexo te gjithe artikullin »


» Masakrohet ne mes te Tiranes profesori i Diabetit
» Konflikt pronash, babe e bir vrasin 29-vjecarin ne Sauk
» Ekzekutimi i biznesmenit, policia arreston autorin
» Vrasja ne Shkoder, hetohen shkaqet
» Vrasja e emigrantit ne Berat, policia heton ne dy pista
» Trupi i emigrantit te vrare gjendet ne breg te Osumit
» Vrasja e beratasit, pas dy javesh do te martohej
» Tirane, arrestohet i dyshuari per vrasjen e 25-vjecarit beratas
» Ekzekutim mafioz ne mes te Tiranes, vdes 22-vjecari
» Milano, qellohet shqiptari me pistolete

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit