Premiera / Aktoret e Koleksionit te Perhershem rrefehen para premieres per personazhet qe jeta u ndryshon befas.
Shfaqja e drames se autorit amerikan Thomas Gibbons, me regji te Clarence Gilyardit vjen premiere me 5 qershor
Teatri Kombetar shfaq neser premieren Koleksioni i perhershem (2005) te dramaturgut amerikan Thomas Gibbons. Regjisori Clarence Gilyardit ka dy muaj qe punon me aktoret shqiptare. Gibbons eshte nje autor i interesuar per temen e racizmit.
Ka shkruar per Teatrin e Filadelfias dramat Pretending to America, Black Russian, A house with no walls, por trajtimi qe i ben racizmit ne vepren qe shohim neser ne teatrin e Tiranes, arrin kuroren e refleksioneve qe ai ka per fenomenin dhe per shperdorimin e pushtetit njerezor.
Clarence Gilyardit eshte i bindur se mesazhi i forte i Koleksionit te perhershem i flet cdo lloj audience. Keshtu qe iu pergjigj fteses qe Pirro Dollani, kolegu i tij shqiptar ne Universitetin e Nevades, i beri per ta inskenuar vepren ne Shqiperi. Dollani e perktheu ne shqipe per kete rast.
Gilyard, profesor i Teatrit Protestues, ka pasur edhe nje karriere kinematografike ne fillimet e veta, aktor ne filmat Texas Ranger perkrah Chuck Norris apo te Matlock me Andy Griffith.
Dy dite para premieres, Gillyard e theksoi ai beson ne rolin nje teatri politik. Me Koleksionin e perhershem ai kerkon qe audienca te pertype cdo gje qe thuhet ne drame per racizmin, te ndjeke dialoget dhe sjelljen mes te diskriminuarve dhe diskriminuesve, te vihet ne pozitat e seciles pale dhe te reflektoje.
E gjithe historia e drames ngjet ne fondacionin e artit Alfred Morris, qe pas vdekjes te te plotfuqishmit Morris, merret ne dore nga Sterling North, nje 45-vjecar me ngjyre. North shpesh bie ndesh me parimet e drejtorit te edukimit, Pol Berrou, 45 vjec dhe jo rastesisht i bardhe.
Ne loje hyjne personazhe te tjere si Ela Franklin, asistentja 60-vjecare qe ka nje jete qe punon ne fondacion, gazetarja Xhillian Krein, qe me artikujt e saj nxjerr te verteta tronditese dhe karakteri me i ri femeror Kanika Uiver, nje zezake 30 vjece, qe me energjine e saj nxjerr nga loja Elen.
Ne kete mozaik te vogel personazhesh secili ka nje pozite kyce dhe personifikon jete njerezish te nje pozite te caktuar qe papritur iu permbyset fati.
Gibbons ve ne qender racizmin e njeriut te bardhe kundrejt atij me ngjyre, njeriut me pushtet dhe atij me pozite te ulet, gruas se re dhe te vjetres. Por thelle ne veper zbulohen te fshehtat e atyre qe pasurohen dhe forcojne pushtetin nepermjet artit.
Tinka Kurtin ne rolin e Eles, thote se e ka punuar me deshire dhe pergjegjesi kete rol te vogel. Duket lidhja e ngushte qe ka krijuar me rolin.
Aktorja i kerkon perkthyesit Dollani qe ti shpjegoje qarte gjithcka qe thote ne anglisht partneri i saj, Clarence Gilyardit, ne rol Sterling North. Sepse Gilyard gjate gjithe shfaqjes flet gjuhen e tij.
Aktori nuk ka te drejte te thote, ky eshte rol i vogel dhe e nenvleresoj. Edhe dy fjale jane te domosdoshme te thuhen per hir te se pergjithshmes, thote aktorja, e cila duket e kenaqur nga bashkepunimi me Gilyardin, sidomos per per menyren e komunikimit dhe perkushtimin e tij.
Puna profesionale e regjisorit u vleresua nga te gjithe aktoret ne shfaqje.
Mirush Kabashi, ne rolin e Pol Berrout, tregoi se qe nga koha e Pirro Manit nuk kishte pare regjisore te punonin keshtu ne teater. Kur flet per profesionalizem, Kabashi ka parasysh misherimin e konkretesise dhe vertetesine e interpretimit.
Roli im ka pasur nje sfide superimin e gjuhes, per tiu pergjigjur mendimit me mendim, per te bere nje perplasje te koncepteve te njeri-tjetrit dhe fjala te mos behej pengese, thote aktori.
Ai e cileson Koleksionin e perhershem nje shfaqje intelektuale qe i fton njerezit te shohin nga vetja dhe te reflektojne per gjykimet dhe paragjykimet qe bejne shpesh.
Ema Andrea ka nje rol krejt ndryshe nga cjemi mesuar ta shohim. Eshte gazetarja e ftohte, profesionale, me emrin Xhillian Krein.
Ema tregon se eshte perpjekur te gjeje nuanca me karakteret qe sheh dhe njeh, por duket qe e ka patur te veshtire. Rolin e gazetares profesioniste qe beson ne ate qe ben, Andrea e ka marre si sfide.
Esmeralda Metka eshte karakteri tjeter femeror.
Ajo interpreton Kanika Uiverin.
Nje personazh me rendesi eshte edhe ai i Alfred Morrisit, qe i eshte besuar Fatos Seles. Do ta shohim ne skene si njeriun e plotfuqishem, me pushtet, qe adhurohet nga te gjithe edhe kur nuk jeton me.
Prandaj mesazhi i vepres qendron tek fjalet qe Morrisi thote ndersa viziton te gjallet Fondacioni i ka dyert e hapura per popullin e thjeshte...per burrat dhe grate qe u del shpirti ne oficina, fabrika, dyqane dhe zyra.
Dhe nuk jane te hapura per ata qe mendojne se arti ka tre shekuj qe nuk perparon me. Po keshtu, nuk jane te hapura per te ashtuquajturit eksperte te Muzeut te Artit, te kesaj banese te prostitucionit artistik dhe intelektual.
Clarence Gilyard nuk foli gjate per premieren, subjektin dhe rolet, biseda te konsumuara tanime ne takimin e meparshem me median.
Ai beson ne punen me aktoret, ne kete projekt te madh qe ka ne duar. Ai e di qe shfaqja nuk mbaron me prezantimin me 5 dhe 6 qershor, ora 20.00 ne sallen e Teatrit Kombetar.
Karakteret, personazhet do te ndjekin edhe pas nje viti, kur te jete diku me pushime apo duke ngare makinen.
Skenografia eshte realizuar nga Bashkim Zahaj dhe kostumet nga Edlira Qyshka.
Koleksioni i perhershem eshte premiera e katert e sezonit artistik.
Perkthyesi Pirro Dollani
Duket nje tekst politik
Kjo nuk eshte drame aksionesh. Natyrisht eshte nje drame ku ndeshen pikepamje filozofike, pikepamje morale, estetike dhe kjo e bente shume te veshtire shqiperimin, sepse ka shume nentekst.
Kjo mund te jete vepra e nente qe kam perkthyer, por ketu me te vertete jam ndeshur ne veshtiresi. Kam punuar edhe keto dite me aktoret, pasi teksti eshte teper figurativ, duket sikur eshte nje tekst politik, por cdo fjale eshte e ndertuar ne menyre te tille, qe duhet ti gjesh kuptimin e duhur.
Skenografi Bashkim Zahaj
Skene pa simbole
Ne menyre figurative, nuk duhet qe elementet skenografike te dublojne me lojen e aktorit ose me mendimin regjisorial. Kjo gjuhe koreografike eshte perdorur per ta lene regjisorin te lire ne lojen e vet regjisoriale dhe aktorin te lire ne lojen e vet aktoriale.
Eshte nje trajtim arkitektonik i nje ambienti ne te cilin zhvillohet nje debat. Autori e kishte te precizuar kete ne veper. Kerkohet nje skenografi teper elegante, e thjeshte, e pangarkuar dhe pa elemente simbolike.