Tirane- Konfindustria i ka kerkuar sot strukturave shteterore te nderhyje urgjent per te rregulluar tregun e karburanteve ne vend. Administratori i Pergjithshem i Konfindustrise, Gjergj Buxhuku beri te ditur per mediat se gjendja e tashme eshte bere krejtesisht e papranueshme. Kjo shoqate eshte solidarizuar me protesten e ZMQ qe u zhvillua sot ne Tirane.
Zyra per Mbrojtjen e Qytetareve kerkoi nga konsumatoret shqiptare qe te shprehin pakenaqesine nepermjet nje proteste te fuqishme. Ne lidhje me kete situate te patolerueshme ne treg, ZMQ ftoi te gjithe drejtuesit e automjeteve te solidarizohen me kete greve kombetare duke kerkuar qe per 24 oret e sotme, ata te qendrojne larg pikave te karburanteve si mjeti i pare i protestes ndaj karteleve te fundit ne Europe.
Sipas tyre nderhyrja urgjente nevojitet per nje sere faktoresh sic jane: abuzimi me cilesine e karburantit, vellimin ne shitje, mospasqyrimin e cmimeve reale, pa llogaritur ketu koston e demtimit te makinave nga cilesia jashte standardeve te kerkuara.
Per te shpjeguar domosdoshmerine e nderhyrjes urgjente per rregullimin e tregut te karburanteve, Konfindustria paraqiti perfundimet kryesore te vleresimit te pergjithshem per kostot shtese te tregtimit te karburanteve ne Shqiperi bazuar ne te dhenat e ardhura prane saj ne muajt shtator-dhjetor 2008. Sipas Konfindustrise jane 8 tipe kostosh shtese, qe biznesi dhe qytetaret shqiptare paguajne dhe demtohen padrejtesisht nga keqfunksionimi i tregut te karburanteve. Nder kostot indirekte, Konfindustria ka numeruar ato shendetesore, mjedisore, buxhetore, per kete te fundit i referohet buxhetit te shtetit nga neglizhenca e Inspektoriateve perkatese qe duhet te kontrollojne kete treg.