Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Konflikti rishfaqet bashke me mesimet nga shtetformimi

Publikuar me : 24.07.2010 Ne : Kuriozitete - 150 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Perpara Afganistanit dhe Irakut, rreth nje dekade me pare, preokupimi i Uashingtonit ishte Kosova, e cila aktualisht nuk eshte ne qender te vemendjes.

Njembedhjete vjet pas nderhyrjes se NATO-s dhe dy vjet pas shpalljes se pavaresise, shteti i ri po perpiqet te konsolidoje pozicionin e vet ne harte, e per kete kerkon ndihmen amerikane.

Kryeministri Thaci po viziton Uashingtonin ndoshta ne javen me te rendesishme per Kosoven qe nga shpallja e pavaresise.

Natyrisht Kosova nuk eshte as Irak, e as Afganistan per nje mori arsyesh, por vazhdimi i tensioneve ne Ballkan sherben si kujtese rreth asaj se sa sfiduese dhe afatagjata jane angazhimet amerikane ne shtetndertim.

Edhe pse luftimet ne Kosove ka kohe qe kane perfunduar, edhe pse jane 1480 ushtare amerikane si pjese e forces se NATO-s ne, puna nuk ka perfunduar ende.

Kosova ishte shteti i fundit qe doli nga shperberja e Jugosllavise dhe ka ofruar prej kohesh mesime per Shtetet e Bashkuara lidhur me nderhyrjet e mepasme ne Afganistan dhe ne Irak dhe menyren e menaxhimit te dhunes nderetnike dhe dallimeve fetare.

Nga ana tjeter, vendimi i shumepritur i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise lidhur me ligjshmerine e pavaresise se Kosoves do te jete keshillues, por eshte ne gjendje qe ta perkeqesoje situaten, pavaresisht perfundimit.

Analistet presin nje lloj vendimi te baraspeshuar, por zyrtaret e administrates Obama thane se kane besim se Gjykata do te konfirmoje ligjshmerine e pavaresise se Kosoves. Zoti Bajden e beri te qarte pas takimit me zotin Thaci ne Uashington se Uashingtoni qendron pas Kosoves.

Me gjithe tensionet rreth serbeve qe jetojne ne veri te Mitrovices, zoti Thaci kerkoi ndihmen e Uashingtonit per tu pajtuar me Serbine. Por, Thaci theksoi se qe nga shpallja e pavaresise, Serbia nuk ka treguar gatishmeri per bashkepunim.

Nga ana tjeter, qeveria serbe fajeson Kosoven se nuk deshiron kompromis.

Ambasadori i Serbise ne Uashington citohet te kete thene se, duam SHBA-te dhe faktoret e tjere te mbeshtesin idene e sjelljes se paleve ne tryeze per nje zgjidhje te pranuar nga te gjitha palet.

Te gjitha keto e lene administraten Obama ne mes te rruges, ashtu sic eshte ne shume pjese te tjera te botes, thjesht pa nje rruge te caktuar drejt zgjidhjes perfundimtare.

Eksperti amerikan Alan Kuperman thote se administrata Obama duhet te kerkoje nga shqiptaret tu japin autonomi serbeve ne veri, por ai shton se amerikanet nuk jane te gatshem te jene te ashper me shqiptaret.

Nese qellimi i nderhyrjeve dhe shtetndertimit eshte te dalim nga kaosi e te vendosim rregull, atehere ne ia kemi arritur ketij qellimi ne Bosnje, Kosove e Maqedoni, thote per gazeten Kritofer Çivid, specialist per Ballkanin.

Por, nese qellimi eshte te ndertojme nje demokraci te stilit perendimor atehere nuk ia kemi dale, thote Çivis, duke shtuar se ne keto kushte duhet te rishohim pritjet tona rreth te ardhmes se Afganistanit e Irakut

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kurbani dhe Shqiperia si vazhdim i panderprere i pavazhdimesise

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 41 here.
        Nga Gazmend Kapllani*   Personalisht nuk kam asnjë lloj farefisnie politike me autorin. Dhe nuk do isha këtu të flisja për librin në se nuk do më pëlqente me të vërtetë. Shumica prej jush që jeni në këtë sallë nuk keni nevojë që unë t’ju flas mirë për librin dhe për autorin sepse kam përshtypjen, duke parë gjestet tuaja, që mendoni mirë për autorin edhe pa e lexuar librin. Do mendonit shumë mirë për të edhe sikur ai mos t’a...Lexo te gjithe artikullin »


» A u duhen studenteve kaq shume mastera?
» Sovraniteti i fakteve
» Shqiperia si vazhdim i panderprere i pavazhdimesise
» Perqeshja aktoreske per Gjykaten Kushtetuese
» Romet, Avokati i Popullit dhe ne, “raca e bardhe”
» Leter publike e Nexhmije Hoxhes
» Lecitja
» Nuk ka Shqiperi te pasur, me fshat te varfer
» “Feudalizem” me plehrat…
» “E shkruar” nga Perendi(mi)!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit