|
Kontrata Perfitimet dhe detyrimet e 20 mije punonjesve te Shendetesise
Publikuar me : 06.09.2009 Ne :
Shendeti - 1252 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Gazeta zbardh te gjitha detajet e kontratave kolektive. Si duhet te behen emerimet, largimet nga puna, shperblimet dhe pushimet
Personeli mjekesor tashme ka nje kontrate kolektive, nga e cila do te kete perfitime dhe detyrime ndaj punemarresit qe eshte Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor. Tashme, pjese e kesaj kontrate per here te pare do te jene edhe punonjesit e spitaleve, duke e derguar numrin e personelit ne 22 519, me te cilet ISKSH-ja do te kete kontrate, te cilen do ta lidhe per nje periudhe 3-vjeçare. Gazeta "Shekulli" zbardh te gjitha detajet e kontrates kolektive qe u nenshkrua para pak ditesh mes Federates se Sindikatave te Shendetesise te Shqiperise qe perfaqesojne punemarresit dhe Institutin e Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor. Kontrata zbardh menyren e punesimit te punemarresve, kohezgjatjen e pushimeve, shperblimet, si dhe detyrimet dhe sanksionet e paleve.
Punesimet dhe largimet
Personeli shendetesor duhet te permbushe kriteret e percaktuara ne legjislacionin perkates, sipas profesionit ose specialitetit dhe sherbimit per te cilin ata merren ne pune. Kehtu, ne baze te kontrates kolektive, marrja ne pune realizohet ne dy menyra qe jane me emerim dhe me konkurrim. "Federates se Sindikatave i njihet e drejta te jape mendimin e saj me shkrim ne momentin perkates per ato raste qe merren me vendime personale nga drejtuesit jashte kompetencave, apo ku vihen re shkelje te legjislacionit te punes",- behet e ditur ne kontraten kolektive, duke u shtuar se Fedearata ka te drejte te kundershtoje, te protestoje dhe te mbaje qendrimin qe percakton statusi i saj dhe legjislacioni ne fuqi dhe konventat nderkombetare.
Ndersa, sa i takon transferimit te punonjesve, per nevoja sherbimi behet nga punedhenesi, bazuar ne legjislacionin ne fuqi dhe ne Kontraten Kolektive dhe Individuale te Punes. "Personat e transferuar nenshkruajne nje kontrate per t'u rikthyer ne vendin e tyre te punes, sapo shkaku i transferimit te kete perfunduar. Ne kete kontrate ose marreveshje percaktohet koha e qendrimit, kushtet e transferimit midis punedhenesit e punemarresit", - behet e ditur ne kontraten kolektive, duke u shtuar se ulja ne detyre, largimet dhe pushimet nga puna, mund te behen vetem ne rastet e shkeljeve dhe abuzimeve, bazuar ne legjislacionin ne fuqi dhe Kontraten Individuale te Punes. Punedhenesi ruan vendin e punes, per punonjesit qe jane ne kualifikime, per grate shtatzena ose me leje lindjeje per rritjen e femijeve, punonjesve me paaftesi te perkohshme, punemarresve me perkujdesje familjare.
Shperblimet
Ne sektorin e Shendetesise (ISKSH-se), shperblimi i punemarresit do te behet konform kategorizimit perkates dhe tabelave te pages, duke respektuar vleresimet, percaktimet e VKM-se, akteve ligjore. Njihet e drejta e specialitetit ne te gjitha institucionet shendetesore, ne rast se ajo deshmohet me dokumentin e specialitetit dhe specialiteti ushtrohet ne vendin e punes. Grupime te veçanta punonjesish qe jane ekspozuar ndaj agjenteve kimike, biologjike e qe shkaktojne demtime ne organizmin e njeriut, si edhe pune te tjera me veshtiresi, kane te drejten e nje shperblimi shtese sipas dispozitave ne fuqi.
Punemarresit kane te drejten e shperblimit gjate vitit, deri ne 2 (dy) paga mujore. Po sipas kontrates kolektive, punemarresit qe largohen nga puna, per arsye te daljes ne pension, ne varesi nga vjetersia e punes, kane te drejten e shperblimit nga ana e punedhenesit, ne 2 (dy) paga mujore. Ne rast vdekjeje te punemarresit (ose te semundjeve te renda te tij), punedhenesi duhet t'i paguaje punemarresit pagen e nje muaji, duke filluar nga dita e vdekjes se tij, deri ne pagen e dy muajve nese marredheniet e punes kane zgjatur per me shume se 3 (tre) vjet.
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 06.06.2011 Ne kategorine :
Shendeti - Lexuar : 612 here.
'
Ne mengjes ha si mbret, ne dreke ha si princ dhe ne darke ha si varfanjak. Ne fakt per te pasur nje trup sa me ne forme dhe shendet te mire kjo thenie duket se eshte ligj. Dietologia Blerina Bombaj por edhe shume dietolog te tjere japin shpjegimi se si duhet te ushqehemi ne tre vaktet e dites, madje edhe ne mes te ketyre vakteve.
Mengjesi
Mengjesi ehste vakti kryesor. Nese ne dlaim nga shtepi pa mengjes eshte njesoi si te dalim ne shi pa cader. Gjate nates ne fillojme dhe humbasim...Lexo te gjithe artikullin »
|
» Lumi Drino, mbytet nga plehrat
» Farmacistet nuk dine akoma cilat ilace do rimbursohen
» Pacientet me kancer, buxheti 50perqind me pak se vitin e kaluar
» Tumoret, 3500 raste te reja ne vit
» QSUT, perurohet aparatura per tiroidet
» Parazitozat, ja komplikacionet qe sjellin ne shendet
» Parazitozat, shkaktaret e semundjes se perhapur
» Nje semuret, njeqind te tjere bejne sehir!
» Alergjia nga barnat, si mund ta shmangim
» Antibiotiket si karamele
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|