Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Koreja e Veriut kryen testin e dyt nuklear

Publikuar me : 26.05.2009 Ne : Rajoni - 461 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip

Koreja e Veriut zhvilloi te henen nje test te dyte nuklear teper me te fuqishem se i meparshmi, duke shkaktuar ne menyre te menjehershme gjendje alarmi ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara. U kerkua qe Keshilli i Sigurimit te mblidhej me urgjence menjehere pas aktit, nderkohe qe tregjet financiare u luhaten ne mase jo domethenese vetem per pak kohe pas perhapjes se lajmit.

Kryeministri Gordon Braun e quajti Korene e Veriut "rrezik per boten", ndersa nga ana e Rusise u be me dije se fuqia e shperthimit ishte e barabarte me ate te bombes amerikane te hedhur ne qytetin japonez Nagasaki ne fund te Luftes se Dyte Boterore. Shperthimi i se henes ishte rreth 20 here me i fuqishem nga testi i pare atomik i zhvilluar nga Koreja e Veriut, rreth dy vjet me pare, gje qe nxjerr ne pah avancimet qe ka arritur ky shtet ne fushen e armatimit nuklear, pavaresisht perpjekjeve nderkombetare per t‘i dhene fund projektit atomik te Pjong Jangut.

Testi i fundit do ta hutoje edhe me tej komunitetin nderkombetar, i cili per vite eshte perpjekur permes nje perzierje premtimesh per ndihma e kercenimesh per sanksione ekonomike te binde Veriun e varferuar te heqe dore nga ambiciet per krijimin e nje arsenali nuklear. Krijon shqetesime te metejshme edhe per sa i perket prolifikimit nuklear ne shkalle te gjere, ne kuader te te cilit Shtetet e Bashkuara te Amerikes e kane akuzuar Pjong Jangun se po perpiqet t‘i shese teknologjite dhe njohurite ne kete fushe shteteve armiq si Siria. Analistet verejne gjithashtu se testi do t‘i vleje Korese se Veriut per modifikimin e tonit te zerit ne çdo lloj negociimi qe zhvillon me Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Testi i djeshem nuklear vjen ne nje çast kur jane shtuar spekulimet se lideri Kim Jong Il, per shendetin e te cilit vijne raporte te paqarta (mendohet se pesoi nje goditje te rende apopleksie vitin qe shkoi), kerkon te forcoje edhe me tej pozitat ne maje te pushtetit, ne menyre qe te siguroje kalimin e pushtetit ne duart e nje prej bijve te tij.

Koreja e Veriut eshte aktualisht aq e izoluar, sa ekzistojne shume pak mundesi per te ndeshkuar ekonomikisht nje qeveri, e cila prej shume kohesh ka parapelqyer t‘i mbaje raportet nderkombetare ne kufijte e armiqesise. Lideret e vendit i justifikojne shpenzimet e tepruara ne industrine ushtarake me armiqesine qe tregojne ndaj vendit Shtetet e Bashkuara te Amerikes, por nje prioritet i tille ka bere qe populli 23 milionesh te zhytet ne varferi te skajshme, madje ndonjehere deri ne kriza urie.

Agjencia shteterore e lajmeve KCNA tha se Koreja e Veriut "kishte kryer nje tjeter test nuklear nentokesor me 25 maj, si pjese e programit te permiresimit te arsenalit nuklear, qe ka qellim garantimin e sigurise se vendit".

Nje prej asistenteve te Presidentit koreanojugor tha se Koreja e Veriut kishte njoftuar qe me pare Shtetet e Bashkuara te Amerikes per testin, i cili vjen pas nje tjeter testi te zhvilluar muajin e shkuar, kesaj here behej fjale per nje rakete me rreze te gjate veprimi.

 

 


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Merkel ne Kine, kerkon hapesira per biznesmenet gjerman

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Rajoni - Lexuar : 26 here.
Merkel ne Kine, kerkon hapesira per biznesmenet gjermanKancelarja gjermane Angela Merkel nisi sot një vizitë katër ditore në Kinë. Gjatë vizitës së saj në Kinë Merkel do të bisedojë edhe për çështjen e të drejtave të njeriut dhe për disidentët. Ajo pritet t`i paraqesë partnerëve të saj në Pekin pikëpamjet e saj në lidhje me të drejtat e njeriut ndërsa një tjetër çështje që do të bisedohet është edhe ekonomia. “Kërkojmë që kompanitë gjermane, përfaqësuesit e sektorit të ekonomisë që më shoqërojnë mua...Lexo te gjithe artikullin »


» 79 te vdekur nga temperaturat nen zero
» Sulmi ndaj burses se Londres, 4 persona pranojne akuzat
» Pakistan, pluhur antraksi per kryeministrin
» Erdogan Evropa, raciste dhe islamofobe
» 74 te vdekur, tre dite zie ne Egjipt
» “Censura” e Twitterit, pritet pozitivisht ne Tajlande
» Afganistan, nuk lind djale, e vret burri
» Samiti i BE-se, Greqia mbetet problemi kryesor
» Sarkozi propozon takse per transaksionet financiare
» Sulme kunder Al Kaedes, 15 viktima ne Jemen

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit