Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Kosova, nje precedent apo rast unik?

Publikuar me : 06.09.2010 Ne : Kulture - 152 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Konflikti perfundoi. Tashme Kosova eshte nje vend i pavarur dhe sovran dhe ka, pa dyshim, shume sfida te tjera, te gjalla e te veshtira. Por, pyetesori i madh qe konflikti i Kosoves kish nxitur me aq force, mbetet ende nje i tille i rendesishem per boten dhe mbarevajtjen e saj.


A do te perbeje Kosova nje precedent te pershtatshem per zgjidhjen e konflikteve te ngjashem me te ne te ardhmen? A do te vazhdojme te perdorim forcen atje, ne ate vend ku nje Miloshevic i ri do te lindte?


Apo do te ngele ne kujtesen nderkombetare si nje rast i shkeputur dhe i ndryshem nga te tjere, pra, nje rast unik? Pergjigja nuk eshte e thjeshte.


Kuptohet se per aq kohe sa do te kete diktatore e diktatura gjakatare ne bote dhe popuj te nenshtruar, ndihma ndaj te cileve do te pamundesohet per shkak te menyres se funksionimit te mekanizmit specifik qe e drejta nderkombetare njeh per keto raste, precedenti Kosova do te rreshtohet midis alternativave per zgjidhje.


Çeshtja shtrohet a do te perbeje Kosova nje menyre zgjidhjeje automatike, nje pergjigje te menjehershme ne raste krizash te ngjashme me ate kosovare?


Ne rrethanat ne te cilat gjendet e zhvillohet bota dhe sistemi nderkombetar sot, pergjigja ndaj nje pyetje te tille ka nevoje per nje analize skrupuloze te te gjithe elementeve dhe te gjithe atyre situatave, qe na ndihmojne gjetjen e nje pergjigjeje.


Kjo analize do te na ndihmoje, gjithashtu, te ndertojme nje bilanc te rezultateve dhe pasojave te kesaj tip nderhyrjeje humanitare, nen driten e rastit Kosovar dhe rasteve te tjere.

Por ka, gjithashtu, nje shenje qe nuk genjen per sa i takon transformimit te rastit kosovar ne nje precedent ne kuadrin e marredhenieve nderkombetare. Eshte pikerisht ajo cka duket nga miratimi i konceptit te ri strategjik te NATO-s gjate zhvillimit te Samitit te Uashingtonit me 24 prill 1999, vetem nje muaj pas fillimit te bombardimeve mbi Jugosllavine e atehershme. Le te ndalemi paksa ketu.


Samiti ne fjale u zhvillua ne nje moment vecanerisht te rendesishem. Ai perkoi me pesedhjetevjetorin e krijimit te Aleances se Atlantikut te Veriut (NATO), nje muaj pas bombardimeve ndaj Jugosllavise edhe pse keto te fundit nuk po ndodhnin si pergjigje ndaj ndonje agresioni te ketij shteti ndaj ndonje shteti tjeter dhe as me autorizimin e keshillit te Sigurimit te OKB-se.


Por ky samit zhvillohej, gjithashtu, ne nje moment kur kish perfunduar lufta e ftohte dhe konfrontimi Lindje-Perendim tashme ish nje kujtim i se kaluares. Ne ate kohe, kjo organizate kish pasur per qellim mbrojtjen e demokracive perendimore nga kercenimet e jashtme qe vinin kryesisht nga blloku lindor. Por koha kish denuar me vdekje bllokun e Lindjes.


Ne njefare menyre, per disa autore, NATO nuk ngjante te kish me arsye per te ekzistuar dhe te vetmet alternativa perballe saj dukej se ishin vetem dy ose te mos ekzistonte me, ose te gjente arsye e qellime te tjera per te ekzistuar.


Dhe zgjidhja peshoi, me sa duket, nga kjo e dyta. Me se fundi, pas dhjete vjet kerkimi i nje arsyeje te re ekzistence (lexo The difficult Quest for Security System in Europe. The limits to an international approach, de Philippe Braillard, in Etudes Internationales, voLXXVI, n°.1 mars 1995), konflikti i Kosoves duket se ishte rasti fatlum.


Ne ndryshim nga keta autore, ne mendojme se edhe pse perkuan ne te njejtin moment, sulmi i kesaj organizate ndaj Jugosllavise ish rezultat i nje shqetesimi me te madh se e ardhmja e saj. Ne baze te ketij veprimi qendronte vullneti per ti dhene fund masakrave qe po zhvilloheshin ndaj popullit shqiptar e qe kishin tronditur, me te drejte, opinionin publik europian e me gjere.


Bindja jone ne kete rast bazohet ne nje konstatim logjik; shume me pare se te mberrinim ne konfliktin kosovar, Europa njohu te tjere te tille, po aq gjakatar, trajtimi i te cileve i kish shkaktuar shume kritika NATO-s.


Nese kerkohej nje arsye ekzistence per kete organizate, nder me kryesoret ishte pa dyshim, paaftesia e Europes per ti zgjidhur vete problemet e renda, brenda territorit te saj qe kishin zene fill menjehere me fillimin e viteve 90.


Eshte e vertete, problemi i madh, ai i luftes se ftohte nuk ish me. Por, Europa vazhdonte te mos gjente qetesi per shkak te nje numri konfliktesh qe linden aty-ketu, por dhe nje numri te tille, potencial, te afte te shperthenin nga momenti ne moment.


Midis te tjerash, mjafton te permendim Rusine e asaj kohe, te gjunjezuar nga veshtiresite ekonomike, mungesa e stabilitetit, korrupsioni e kriza te tjera, rreziku nga te cilat shtohej shumefish nga prania ne kete vend e nje prej arsenaleve me te medha berthamore te botes.


Eshte pikerisht ky konfuzion dhe kjo mungese stabiliteti qe kishin ngerthyer Europen, qe me pare se cdo arsye tjeter justifikuan perkufizimin e konceptit te ri strategjik te NATO-s ne Samitin e Uashingtonit.
I ri, sic ishte ky koncept, solli bashke me veten nje numer pyetjesh, nder te cilat me te rendesishmet ishin


Ato mbi funksionet thelbesore te NATO-s (Core function);
Problemi i legjitimitetit te nderhyrjeve ushtarake jashte kuadrit te mbrojtjes kolektive te vendeve anetare.


Per sa i takon ceshtjes se pare, koncepti i vjeter parashikonte kater funksione kryesore promovimi i stabilitetit ne Europe, mbajtja e marredhenieve transatlantike, mbrojtja e territorit te Aleances dhe mbajtja e ekuilibrit te forcave ne Europe (KAMP K.-H., LOTAN Après le Kosovo, in Politique étrangère, n°.2/99, été 1999, pp.247). Rendesia e ketij te fundit, u reduktua ne menyre sensibel si rezultat i ndryshimeve te medha ne Europe pas viteve 90. Te tre funksionet e tjere u adaptuan nga koncepti i ri strategjik.


Por atyre iu shtua nje i katert, i ri. Duke pasur si synim pikerisht menaxhimin e krizave dhe jashte zone (Crisis Management and Outreach), ky i fundit shnderrohet ne funksionin kryesor ne raport me tre te paret dhe shenon diferencen me konceptin e meparshem strategjik.


Sic dukej, tashme, pervec mbrojtjes se vendeve anetare ne rast sulmi ndaj tyre, trajtimi i krizave te ndryshme jashte territorit te NATO-s, si ne rastin e Kosoves, do te mjaftoje per te nxjerre nga kazermat ushtrite e kesaj organizate.


Por ne cmenyre do te mundet ajo te nderhyje ne raste te tilla, nese operacionet jashte zone (te cilet nuk vene ne rrezik sigurine e vendeve anetare), nuk arrijne te marrin driten jeshile nga Keshilli i Sigurimit? Ne rastin e Kosoves, kjo ka ndodhur ne dy raste
-Ne kercenimet drejtuar Miloshevicit;
-Ne rastin e bombardimeve ndaj Jugosllavise.


Sipas nje deklarate te vendeve anetare te NATO-s, operacionet e NATO-s do te zhvilloheshin gjithmone ne kuader te se drejtes nderkombetare (Idem me KAMP K.-H., pp.248), por pa nenvizuar ne menyre eksplicite Karten e Kombeve te Bashkuara.


Nisur nga ky fakt, nuk do te ishte e veshtire te konstatohej qe edhe pse aleatet atlantike kerkojne te kufizojne ne maksimum konceptin e ri... ata insistojne mbi karakterin pervecem te ceshtjes se Kosoves, te provokuar nga katastrofa humanitare, duke nenvizuar, gjithashtu, kufizimin e sferes se nderhyrjes se Aleances ne rajonin e atlantikut verior (Idem me ROUBINSKI Y, pp.68), prape se prape, sipas konceptit te ri strategjik ajo cka ndodhi ne Kosove, mund edhe te perseritet, duke i dhene keshtu formen dhe permasat e nje precedenti.


Edhe pse nje sere arsyesh e bejne kete mjaft te veshtire. Vete limitet dhe nje numer ambiguitetesh te nderhyrjes humanitare si koncept e bejne ate mjaft te veshtire duke ndikuar dukshem ne aplikimin ose jo te saj ne te ardhmen.

Duke filluar me vete perkufizimin juridik te saj; si do ta quajme dhe si do ta perkufizojme ate; si nje te drejte apo nje detyrim? Sipas nje logjike te thjeshte, do te duhet te konsiderohet nje detyrim, madje i shenjte, duke pasur parasysh se do te realizohet me qellimin per te shpetuar popujt e shtypur nen thundra diktaturash dhe diktatoresh gjakatare.


Po nese po, atehere cili do te jete organi apo organizmi qe do te kete detyrimin per te luajtur nje rol te tille? Pervec NATO-s, a mos, valle, edhe shtete apo organizata te tjera do ta perdorin kete detyrim si dicka krejt normale?


Por, ne nje rast te tille, cfare do te na garantonte nga rreziku qe, ne emer te ketij qellimi te shenjte e per interesa totalisht te ndryshme, disa shtete nuk do te ushtronin nje perdorim abuziv te ketij detyrimi, i cili nga ana e tij do ta sillte boten drejt nje konfuzioni total? Nga ana tjeter, edhe sikur te konsideronim NATO-n si te vetmin organizem te afte te luaje kete rol ne bote, debatet sigurisht nuk do te ishin me te pakta.


Ne nje fare menyre eshte vete realiteti qe detyron zgjedhjet midis dy hipotezave te ngritura me lart. Keshtu, para, gjate dhe pas konfliktit kosovar, nje numer konfliktesh shperthyen ne mbare boten.


Dhe midis tyre, ndoshta me i ngjashmi ishte ai i Timorit Lindor. Por pergjigja e Komunitetit Nderkombetar, ne kete rast ishte shume e ndryshme e deri ne nje fare mase deri ne mosinteresim.


Dhe vetem pas nje kerkese te perseritur te Australise dhe miratimit nga ana e qeverise Indoneziane qe trupat nderkombetare vendosen te nderhyjne, sigurisht shume vone.


Ky shembull na ndihmon te kuptojme se deri tani, nderhyrja tashme eshte konsideruar si nje e drejte, por, qe per fat te keq, jo te gjithe popujt e shtypur do te mund te perfitojne. Vitet e fundit dhe ngjarje te shumta, pervijuan me kohe nje fakt te rendesishem; nderhyrja nese do te ndodhe, do te jete selektive (BONIFACE P., Lirruption de la morale dans les relations internationales, in Lannée stratégique 2000, Editions Michalon, pp.11-12.).


Ajo do te zbatohet vetem aty dhe kur te jete e mundshme, cka nuk shkon si duhet me qellimet e saj te shenjta. Ndoshta, arsyetimet strategjike si jo rralle here do te triumfojne dhe do te jene ato qe do te drejtojne ne vitet ne vazhdim zbatimin e nderhyrjes humanitare. Eshte kjo, me sa duket, arsyeja qe na ndihmon te kuptojme dhe shpjegojme se perse disa kohe me vone nuk u nderhy ne Çeceni apo dhe diku me larg, ne Tibet.


Por nderhyrja humanitare ka dhe pika te tjera jo te qarta. Dhe midis tyre qendron edhe mungesa e koherences politike te ketij koncepti. Ku fillon dhe ku mbaron nderhyrja?


A mos, valle, nderhyrja, nenkupton thjesht dhe vetem ndalimin e dhunes dhe shtypjes se te drejtave te njeriut dhe bashke me te, terheqjen e trupave nderkombetare me mbarimin e ketij misioni, duke lene ne pushtet, te njejtin diktator?


Nese jo, nese me teper se kaq, cdo te ndodhe me rajonet e liruara, a do tu njihet atyre pavaresia? Apo do te lihen ne territorin e te njejtit shtet bashke me ta te nje pranie forcash nderkombetare derisa pergjegjesit e masakrave do te rrezohen?


Te tilla probleme dhe pikepyetje linden me force, menjehere pas mberritjes se trupave nderkombetare ne Kosove. Sot Kosova ka marre tashme nje pergjigje, me pavaresine dhe njohjen e saj nga shume shtete.


Por, kjo nuk do te thote aspak se ne situata te ngjashme, do te ndodhte e njejta histori. Ne fakt, suksesi i nderhyrjes humanitare do te qendronte pikerisht ne faktin nese do ti shkohet deri ne fund asaj, sic ishte rasti i Kosoves.


Por, duke pasur parasysh koston e madhe te nje aksioni te tille, veshtire te besohet se ne nje rajon te larget nga Europa, opinioni vendas i vendeve demokratike, i ndeshur me shume e shume probleme te brendshme, do te perqafonte nje zgjedhje te ngjashme me ate qe u zbatua ne Kosove.


Nje tjeter moment delikat i nderhyrjes qendron pikerisht ne kohen dhe momentin kur ajo zbatohet. Keshtu, ne ato raste kur ajo eshte zbatuar dhe nuk ben perjashtim ketu edhe Kosova, ajo realizohet kur dhuna dhe shtypja arrijne kulmin e tyre. Ne nje fare menyre, mberritja tek armet tregon per nje deshtim te diplomacise.


Por periudha ne mes tyre, pra, ne mes nje deshtimi dhe nje fillimi eshte ne pergjithesi ajo me e egra per sa i perket dhunes dhe shtypjes nga diktatoret dhe qeverite e ushtrite e tyre.


Nje shembull i tille ishte dhe Kosova. Alarmi ne kete vend kishte vite qe degjohej, por, per fat te keq, as Deiton-i dhe as momente te tjere diplomatike nuk munden ta trajtonin sic duhet kete ceshtje.


Duke vazhduar ne te njejtin arsyetim, pavaresisht nga suksesi dhe ne radhe te pare nevoja per nje nderhyrje te shpejte ne Kosove, kjo nuk do te thote se sovraniteti i shtetit perfaqeson nje mallkim per popujt.


Edhe pse ne jo pak raste ky koncept iu ka sherbyer si cader mbrojtese diktatoreve, nuk duhet te lihen pas dore efektet pozitive te tij ne marredheniet nderkombetare. Kemi parasysh ketu, ne radhe te pare se ky koncept jo vetem nuk lindi per te mbrojtur diktatoret, por, perkundrazi, ai beri te mundur qe popujt te zgjidhnin orientimin e tyre, ne raport me fqinjet dhe boten, ne pavaresi te plote me njeri-tjetrin.


Te gjitha arsyet e permendura me siper te ndihmojne te krijosh bindjen se eshte plotesisht e mundur se nderhyrja humanitare e tipit Kosove do te mbetet ne historine e marredhenieve nderkombetare si nje rast i izoluar apo unik.


Pavaresisht, nga miratimi i konceptit te ri strategjik te NATO-s dhe vuajtjeve qe popuj te tjere ne bote do te duhet te durojne, rasti i Kosoves perfaqeson me shume nje test ndaj ndergjegjes sone dhe konceptimit tone te te ardhmes, sesa nje precedent.


Pervec shpetimit nga zhdukja dhe shfarosja e nje populli, ai sherbeu si nje test i forte ndaj vete epokes ne te cilen po jetojme, nje nga problemet kryesore te se ciles, mbetet zhvillimi i pabarabarte i shoqerise, moralit dhe vlerave te saj nga njera ane dhe sistemeve rregullues dhe mbrojtes nga ana tjeter.


Dhe nese do te duhej ta mbyllnim ketu kete analize modeste, do te duhet te pranonim se nese ka mesim qe na vjen nga konflikti i Kosoves eshte padyshim ai i nevojes per nje ndryshim dhe reformim te sistemit nderkombetar aktual dhe parimeve mbi te cilat ngrihet dhe funksionon ai. Gjithmone me shqetesimin e logjikshem te krijimit te nje raporti me te drejte dhe me real midis nderhyrjes humanitare dhe sovranitetit.


Pavaresia e Kosoves dhe nderhyrja e NATO-s ne Jugosllavine e atehershme mbeten padyshim dy nga ngjarjet me te rendesishme te kohes qe po jetojme. Te dy keto ngjarje, me te drejte, komuniteti nderkombetar vazhdon ti konsideroje si unike ne marredheniet nderkombetare.

Por, nga ana tjeter, sidomos vlera e nderhyrjes se NATO-s ne ate vit te afert 1999, nese jo si precedent nuk mund te mohohet si nje test i madh i epokes. I shoqeruar me gjithfare pyetjesh te rendesishme

Çfare zgjidhjesh do te sjelle shekulli i ri per popujt e shtypur e te dhunuar? Si do te mundemi ne te sigurojme mbrojtjen e te drejtave dhe lirive te njeriut gjate kohes qe ato do te dhunohen brenda territoreve te shteteve sovrane, ne kushtet e bllokimit, per shkak te vetos, te Keshillit te Sigurimit te OKB-se?


Çfare koncepti do te adoptoje shekulli i ri; te drejtat e njeriut apo sovranitetin ose akoma, qe te dyja, njekohesisht, nepermjet ndonje formule mrekulliberese, te afte te vendose paqe midis tyre?


Dhe se fundi, si do te arrihet kjo, me cmjete, me creforma? Te gjitha pyetje te rendesishme. Por qe edhe pas kaq vitesh, vazhdojne te mbeten akoma te tilla, pa pergjigje.


Pjese nga eseja e autorit me te njejtin titull e cila mund te lexohet e plote ne Shekulli Online www.shekulli.com.al (Nderhyrja dhe Sovraniteti)

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Net kosovare

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 73 here.
Net kosovareElsa Demo Qëkurse Kosova u bë e pavarur, qeveritë futën në axhenda edhe muajin e kulturës Shqipëri-Kosovë. Aktivitetet, kryesisht nga artet skenike, ndodhin gjatë një muaji të papërcaktuar i cili zhvendoset nga pranvera në dimër. Sepse i administruar nga institucionet shtetërore dhe i drejtuar nga politika, muaji i kulturës mbarëkombëtare ka krijuar varësi të squllët nga ndryshimet që pësojnë kabinetet qeveritare të të dy vendeve, ndryshim që ndodh dramatikisht...Lexo te gjithe artikullin »


» Nata e fundit bashke e vellezerve Blloshmi
» Dafte Inzot!
» Hahn dhe Reinhold Si u transkriptua shqipja 155 vjet me pare
» Mjafton te mos jetosh me standard te dyfishte
» Arkitekt ne socializem
» Perqafimi i ftohte
» Guillaume Lejean, udhetar ne Turqine evropiane
» Ikja e Uliksit
» Bust ne vendlindjen e F.S.Nolit
» Lindur me nje Smena

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit