Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Kosova hyn n axhendn e Konferencs Islamike

Publikuar me : 26.05.2009 Ne : Rajoni - 494 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip

Miratimi i nje rezolute ne mbeshtetje te Kosoves dhe dialogu diplomatik per pershpejtimin e procesit te njohjes se shtetit te pavarur te Kosoves, ishte objektivi kryesor i delegacionit te Shqiperise gjate punimeve te Sesionit te 36-te te Keshillit te Ministrave te Puneve te Jashtme i Organizates se Konferences Islamike. Shqiperia u perfaqesua ne kete sesion, e zhvilluar nga 23-25 maj 2009 ne Damask te Sirise, nga nje delegacion i kryesuar prej ministrit te Puneve te Jashtme, zoti Lulzim Basha.

Ne nje deklarate per shtyp, e leshuar nga Ministria e Jashtme, mesohet se ne kete kontekst ministri Basha zhvilloi nje sere takimesh me drejtues te OKI-se dhe me nje pjese te mire te homologeve te tij. Gjate fjales se mbajtur nga ministri yne i Jashtem ne seancen plenare te Keshillit te Ministrave te Jashtem te OKI-se, çeshtja e Kosoves zuri vendin themelor. Ministri Basha, mes te tjerash, theksoi se, "qe nga 17 shkurti 2008, Kosova eshte bere deshmitare e zhvillimeve rrenjesore drejt progresit".

Gjate fjales, ministri Basha theksoi se Republika e Kosoves, deri tani, eshte njohur nga 60 shtete, eshte pranuar anetare e FMN-se dhe eshte bere pjesetare aktive ne nje numer nismash te rendesishme te bashkepunimit rajonal. Ndersa shtoi se se shpejti priten njohje te reja, ashtu si institucione te tjera ekonomiko-financiare, rajonale dhe nderkombetare priten ta pranojne ne gjirin e vet shtetin e ri te Kosoves dhe se akti i njohjes eshte i frymezuar nga bindja e thelle se me Kosoven e pavarur garantohet paqja dhe stabiliteti ne Kosove e ne Ballkanin Perendimor.

Pasi falenderoi shtetet anetare te OKI-se, qe tashme e kane njohur Kosoven si shtet te pavarur, ministri Basha u beri thirrje shteteve te tjera te ndermarrin te njejtin hap, pra te njohin Republiken e Kosoves, pasi, perveç se nje akt solidariteti me popullin e saj, "do te jete edhe nje ndihmese per forcimin e paqes dhe stabilitetit ne rajon, çka do t‘u ofroje te gjithe vendeve te Ballkanit perspektiva te verteta per zhvillimin dhe begatine e tyre te metejshme".

Nga deklarata e Ministrise sone te Jashtme mesohet se ne seancen permbyllese te Samitit te ministrave te vendeve te Konferences Islamike, zhvilluar dje paradite, u miratua me unanimitet te plote, Rezoluta e iniciuar nga Shqiperia, ne te cilen evidentohet qarte se qe nga shpallja e pavaresise me date 17 shkurt 2008, Kosova ka bere progres ne ndertimin e institucioneve demokratike, ka krijuar kuadrin e nevojshem ligjor dhe institucional bashkekohor, ka kontribuar ne ruajtjen e paqes dhe stabilitetit ne rajon. Me tej, kjo rezolute, e cila eshte e para e miratuar nga OKI-ja qe pas shpalljes se pavaresise se Kosoves, u ben thirrje vendeve anetare te Organizates dhe bashkesise nderkombetare ne pergjithesi, qe te vazhdojne te mbeshtesin forcimin e Kosoves dhe ekonomise se saj.

Sipas Ministrise se Puneve te Jashtme, Rezoluta ngarkon Sekretarin e Pergjithshem te OKI-se qe ne sesionet e radhes te ministrave te Jashtem te Organizates te raportoje mbi dinamiken e zhvillimeve ne Kosove, duke e vendosur keshtu Kosoven ne axhenden e perhershme te Organizates se Konferences Islamike. Miratimi i kesaj rezolute deshmon per nje klime krejt te re ne marredheniet e OKI-se me Kosoven, e cila vjen pas njohjes mjaft te rendesishme te saj nga Arabia Saudite para disa javeve dhe njohjeve nga Bahrejni, Gana dhe Unioni i Komoreve.

Rezoluta, e votuar nga te gjitha vendet e OKI-se, edhe nga ata qe nuk e kane njohur pavaresine, e Kosoves, demonstron se Kosova e pavarur eshte nje realitet i pakthyeshem dhe njohja nderkombetare e saj nje proces i panderprere. Republika e Kosoves eshte njohur nga 60 shtete, 13 nga te cilat vende te kesaj organizate dhe te tjera pritet ta njohin se shpejti. Ajo ecen e sigurt dhe e vendosur perpara drejt konsolidimit te shtetit, zhvillimit ekonomik, anetaresimit ne organizatat nderkombetare dhe integrimit ne strukturat evropiane e euroatlantike.

 

 


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Merkel ne Kine, kerkon hapesira per biznesmenet gjerman

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Rajoni - Lexuar : 26 here.
Merkel ne Kine, kerkon hapesira per biznesmenet gjermanKancelarja gjermane Angela Merkel nisi sot një vizitë katër ditore në Kinë. Gjatë vizitës së saj në Kinë Merkel do të bisedojë edhe për çështjen e të drejtave të njeriut dhe për disidentët. Ajo pritet t`i paraqesë partnerëve të saj në Pekin pikëpamjet e saj në lidhje me të drejtat e njeriut ndërsa një tjetër çështje që do të bisedohet është edhe ekonomia. “Kërkojmë që kompanitë gjermane, përfaqësuesit e sektorit të ekonomisë që më shoqërojnë mua...Lexo te gjithe artikullin »


» 79 te vdekur nga temperaturat nen zero
» Sulmi ndaj burses se Londres, 4 persona pranojne akuzat
» Pakistan, pluhur antraksi per kryeministrin
» Erdogan Evropa, raciste dhe islamofobe
» 74 te vdekur, tre dite zie ne Egjipt
» “Censura” e Twitterit, pritet pozitivisht ne Tajlande
» Afganistan, nuk lind djale, e vret burri
» Samiti i BE-se, Greqia mbetet problemi kryesor
» Sarkozi propozon takse per transaksionet financiare
» Sulme kunder Al Kaedes, 15 viktima ne Jemen

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit